Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në intervistë për “Civil Media” deklaron se “kjo është pikë ku nuk ka kthim prapa. Secila përpjekje që këto procese të ndalojnë dhe vendi të kthehet prapa, do të jetë e pasuksesshme sepse qytetarët nuk do të lejojnë pasiguri të reja ndaj të ardhmes së tyre, qytetarët nuk do të lejojnë një autoritarizëm të ri, duke marrë parasysh se gjendemi në rajon me siguri të brishtë”. “Dikush mund të thotë se unë dhe homologu im Tsiprasi kemi yll të fatit dhe se forcat e mëdha na kanë zgjedhur, por unë jam i vendosur se suksesi…
Author: Hamdi Kumanova
Me 19.01.2019 në ora 16.00 në Stacionin Policor Qendër, M.M.(39)nga Shkupi, ka lajmëruar se ditën e njëjtë në ora 12.30 në rrugën “Filipi i dytë i Maqedonisë”, derisa ka qenë duke e kryer detyrën e saj si gazetar dhe ka tentuar që të marr një deklaratë nga personi që e ka kapur kryqin në manifestimin e djeshëm fetar, është shtyrë nga një person i panjohur i punësuar në agjencinë e sigurimit që e ka siguruar manifestimin me rastin e festës krishtere, transmeton Almakos. M.M. është lënduar. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 19.01.2019 në ora 09.20 në vendkalimin kufitar “Mexhitlia”, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka falsifikuar numrin serik të veturës së tipit “Mercedes” me targa nga Shtipi, është arrestuar dhe mbajtur personi R.K.(50) nga Republika e Turqisë, transmeton Almakos. Personi që është arrestuar ka pasur leje qëndrimi të përkohshëm në Shtip.
Zyra e jashtme për punë të jashtme kriminale në Strugë është ngritur padi penale kundër L.A.(32) nga fshati Shum, Strugë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 16.01.2019 në fshatin Shumë, gjatë kontrollit në shtëpi dhe në veturën e të paditurit, zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe heroin.
Me 19.01.2019 rreth orës 19.15 në rrugën regjionale Shën Nikollë-Ovce Pole, te fshati Peshirovo, J.Z.(33) nga Shën Nikolla, duke drejtuar veturën e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Shtipi, e ka goditur çiklistin T.M.(69) nga Shën Nikolla, transmeton Almakos. T.M. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Kontroll në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i Stacionit Policor në Shën Nikollë.
Me 19.01.2019 në ora 16.45 në rrugën magjistrale Kocani-Shtip, në hyrje të fshatit Balvan i Poshtëm, V.D.(56) nga Shtipi, duke drejtuar veturën e tipit “Ford Fokus” me targa nga Shtipi, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shenjë komunikacioni, transmeton Almakos. Nga goditja, shoferi V.D. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të SPB Shtip.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski thotë se “hyrja në NATO do të jetë katalizator i rritjes ekonomike”. Tevdovski thekson se stabiliteti dhe pozicioni ndërkombëtar që vendi i mer me anëtarësim, te vendet që kanë hyrë në Aleancë ka rezultuar me më shumë investime, aktivitet më i madh ekonomik, ulje të papunësisë dhe ngritjes së standardit jetësor. “Përshpejtimi i rritjes ekonomike vërehet te vendet e rajonit, pas hyrjes në Aleancë. Stabiliteti dhe pozicioni ndërkombëtar që siguron anëtarësimin, kontribuojnë në përmirësimin e shumëfishtë të disa treguesve ekonomikë. Para së gjithash, kjo është e dukshme tek investimet e huaja”, thotë Tevdovski duke shtuar…
Në prag të ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, atmosfera në Greqi është e nxehtë.Kërcënime përmes telefonit për deputetët që e mbështesin marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë, postera me foton e tyre nga njëra anë, protesta kundër marrëveshjes në qendër të Athinës në anën tjetër dhe fushatë nga Qeveria greke për të promovuar marrëveshjes e Prespës, transmeton Alsat M. Siç raportojnë nga AIM, në ora 14.00, planifikohet të mbahet protestë në sheshin “Sintagma” para Kuvendit grek kundër marrëveshjes së Prespës nën moton “Maqedoni do të thotë Greqi”, organizuar nga të ashtuquajturit “Komiteti për luftimin e karakterit grek të…
Maqedonia po ngulfatet në ajër të helmueshëm, njësitë matëse edhe mbrëmë kanë treguar ndotje enorme të ajrit. Sipas stacionit matës të aplikacionit “Ajri im” rekord mbrëm ka shënuar qyeti i Prilepit, ku niveli i PM 10 grimcave të rrezikshme në një metër katror ka shkuar mbi 1000 që është për 200 herë më i madh se niveli i lejuar. Mejëher pas Priepit, rënditen Manastiri, Strumica, Tetova, Gostivari, Kumanova. Ajër i ndotur ka mbizotëruar edhe në qytetin e Shkupit, më ndotur ka qenë tek Rektorti, Gjorçe Petrov, Karposh dhe Aerodrom. Qeveria akoma nuk ka paraparë masa urgjente edhe pse ka disa ditë që shumë qytete të vendit po përballen…
Nxënësve sot ju mbaron pushimi dimëror, rreth 270.000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, ku 20.000 prej tyre janë të klasës së parë nesër kthehen në mësim për gjysmë vjetorin e dytë të vitit arsimor 2018/2019. Ministria e Arsimit dhe Shkencës para një jave njoftoi se mund të ketë anulim të gjysmë vjetorit të dytë për shkak të sëmundjes së fruthit dhe do të jetë me koordinim me ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, por Komisioni për sëmundje ngjitëse i ministrisë së Shëndetësisë para dy ditë doli me përfundim se nuk ka vazhdim të gjysmë…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot priti në takim përfaqësuesit e Lëvizjes Antibixhoz. Kryetari Afrim përgëzoi përfaqësuesit e kësaj lëvizje për nismën e tyre dhe i siguroi se Lëvizja BESA do i mbështesë propozimet e Lëvizjes Antibixhoz, si bajraktarë të vetëm të ndryshimit të Ligjit për lojërat e fatit. Gjithashtu u shpreh edhe gatishmëri që tre deputetët e Lëvizjes BESA të vihen në funksion që përmes procedurave parlamentare të mundësohet inkorporomi i kërkesave të kësaj lëvizje në Propozim ligjin për lojërat e fatit. Edhe një herë shfrytëzojmë rastin të bëjmë të ditur qëndrimin tonë kundër fenomenit të bixhozit dhe…
Deputeti i Lidhjes Sociale Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Aleksandar Kiracovski sot ka deklaruar se paditë penale që partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-ja i ka parashtruar për kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, janë të pabaza, njofton Portalb.mk. Sipas tij, LSDM-ja e përkrah veprimin e kryeparlamentarit Xhaferi për publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare pa dekretin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov. “Ne si parti politike e përkrahim veprimin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, respektivisht nënshkrimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës me Republikën e Greqisë. Presidenti Gjorge…

