Author: Hamdi Kumanova

Familja e Almir Aliut nga Kumanova ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin e lëndës në rigjykim. Babai i Almirit, Sedat Aliu ka deklaruar për Alsat-M se nga Gjykata e Kumanovës nuk kërkon mëshirë por vetëm drejtësi për djalin e tyre. Aliu është shprehur skeptik se Gjykata e Kumanovës mund të sjell vendim të drejtë duke potencuar se bëhet fjalë për trup të njëjtë gjykues dhe prokuroren e njëjtë. /Alsat-M/

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër I.S.(51) nga fshati Rrahmanli, Kumanovë, për kryerjen e veprës penale “ ndërtim pa leje”, kundër V.R.(35) dhe S.E.(40), dytë nga Gostivari për kryerjen e veprave penale “ punë e pandërgjegjshme në shërbim” dhe “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe kundër F.S.(49) nga Gostivari për kryerjen e veprës penale “ ndërtim pa leje”, transmeton Almakos. Në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2018 në Gostivar, i padituri i parë si investitor, ka ndërtuar një ndërtesë kolektive e cila në kundërshtim me lejen për ndërtim ka…

Lexo më Shumë

Me 21.01.2019 në ora 14.30 në Stacionin Policor në Gazi Babë nga jetimorja “Ranka Milanoviq” është lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 09.45 minuta, një jetim 17 vjeçar me vet dëshirë e ka lëshuar jetimoren dhe ka ikur në drejtim të panjohur, transmeton Almakos. Ditën e njëjtë në ora 15.50 në Stacionin Policor në Kisella Voda L.K.(47) nga Shkupi ka lajëmruar se rreth orës 14 në shtëpinë familjare nga ana e djalit të saj 17 vjeçar që ka ikur nga Jetimorja “Ranka Milanoviq” është sulmuar fizikisht. Në Stacionin Policor Kisella Voda dhe T.M.(39) nga Shkupi ka lajmëruar se në…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër V.R.B.(41) nga fshati Radobil i Madh, Prilep për kryerjen e veprës penale “vjedhje” dhe kundër N.K.(24) nga fshati Buzalkovo, Prilep për kryerjen e veprave penale “ ndihmë “ në lidhje me “ vjedhje “ dhe veprën penale “fshehje”, transmeton Almakos. Me 01.11.2018, i padituri i dytë e ka angazhuar të paditurin e parë që të kryej transportimin e druve të prera ilegalisht, për të cilat i ka marr me një dërgesë false nga Ndërmarrja e Pyjeve “Bor i Zi”. Pas kësaj, ditën e njëjtë në Prilep nga…

Lexo më Shumë

Me 21.01.2019 një i punësuar në burgun e Idrizovës ka lajmëruar se rreth orës 15.00 në burgun e Idrizovës, i burgosuri G.N.(45) nga Kavadari ka tentuar që të bëje vetëvrasje, ndërsa është penguar nga të burgosurit tjerë, transmeton Almakos. Rrugës për në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, G.N. ka vdekur. Është njoftuar edhe prokurori publik, i cili ka urdhëruar që të kryhet obduksion mbi trupin e të vdekurit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Berovë ka ngritur padi penale kundër G.V.(47) nga fshati Umlena, Pehcevë, për kryerjen e veprës penale “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve “, transmeton Almakos. Në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 201, e paditura si drejtoresh e ndërmarrjes “7 Tetori” në Pehcevë, pa procedurë për dhënien e marrëveshjes për furnizime publike ka angazhuar një person për përgatitjen e raporteve financiare dhe programeve që të njëjtit i ka paguar shuma më të larta se 500 euro, me çka ka shkaktuar një dëm prej 236.500 den nga buxheti i ndërmarrjes publike “7…

Lexo më Shumë

Me 22.01.2019 në ora 01.50 në vendkalimin kufitar në Tabanoc në hyrje të Republikës së Maqedonisë është paraqitur S.S.(32) nga Kumanova dhe gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se i njëjti po kërkohet për mbajtjen e dënimit me burg prej një viti, për kryerjen e veprës penale “ vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 qëndrimi 1 dhe në lidhje me nenin 22 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor të SPB Kumanovë me qëllim dërgimin e tij në Burgun e Idrizovës.

Lexo më Shumë

Me 21.01.2019 rreth orës 16.25 në dalje të Shtipit për në Veles, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në veturën e tipit “Folksvagen turan” me targa nga Shkupi, si dhe kontrollit të udhëtarëve A.A.(30), P.R.(27) dhe E.P.(30) të gjithë nga Shkupi, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit janë gjetur dy qese ku ka pasur heroinë, marihuanë dhe material i njohur me emrin katka për përzierjen e heroinës. Personat janë arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Shtip. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të ngritet padi penale.

Lexo më Shumë

SPB Manastir ka ngritur padi penale kundër G.M.(35) nga Makedonski Brod për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “ dëmtim dhe futje e paautorizuar në sistemin kompjuterik” dhe “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, transmeton Almakos. I padituri, si i punësuar si bashkëpunëtor më i ri në Agjencinë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, ka keqpërdorur të dhëna nga kartela e një qytetari.

Lexo më Shumë

Me 20.01.2019 në ora 18.30 në Stacionin Policor në Aerodrom, T.N.(46) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 16.30 në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” djali i tij 16 vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 20 janar rreth orës 02.00 në SPB Tetovë është lajmëruar se nga një lokal në rrugën “ 133 “ në Tetovë është lëshuar muzikë e zëshme, transmeton Almakos. Në objekt, me fonometër janë matur 73.3 decibel, që është shumë më shumë sesa nga decibalët maksimal të lejuar. Pronarit të objektit, G.K.(38) nga Tetova për shkeljen e caktuar iu është caktuar një padi penale.

Lexo më Shumë