Author: Hamdi Kumanova

SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër G.N.(35) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, ndërsa gjykatësi me procedurë paraprake ia caktoi masën e paraburgimit në afat prej 30 ditëve, transmeton Almakos. Me 18.01.2019 në periudhën nga ora 16.45 deri në ora 17.35, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të personit ku është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. G.N. është arrestuar.

Lexo më Shumë

Me 22.01.2019 në ora 22.50 në udhëkryqin midis bulevardit “Jane Sandanski”, bulevardit “Kuzman Josifovski Pitu” dhe rrugës “Franjo Kluz” nga S.J.(38) nga Shkupi, duke drejtuar veturën e tipit ‘Fiat’ me targa nga Shkupi, ka dal nga rruga dhe vetura iu është rrotulluar, transmeton Almakos. Është lënduar shoferi S.J., i cili është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naum Ohri’. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 22.01.2019 në ora 20.00 në rrugën “22 dhjetori” në Strumicë, L.M.(25) nga Strumica, duke drejtuar veturën e tipit ‘Folksvagen Polo’ me targa nga Strumica e ka goditur këmbësorin B.V.(72) nga Strumica, transmeton Almakos. Nga goditja, këmbësori B.V. është lënduar rëndë, pas së cilës ai është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strumicë. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Strumicë.

Lexo më Shumë

Me 22.01.2019 rreth orës 11.40 në rrugën regjionale Kumanovë-Shën Nikollë, Z.K.(62) nga Shkupi, duke drejtuar veturën e tipit “Citroen” me targa nga Shkupi, e ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Nga aksidenti është lënduar rëndë bashkëudhëtari G.M.(57) nga Shkupi ku pas ndihmës mjekësore në Shtëpinë e shëndetit publik Shën Nikollë, me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Mjekësore në Shtip. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Shën Nikollë.

Lexo më Shumë

LSDM dhe Zaev nuk e kanë realizuar asnjë reformë dy vitet e fundit. Për dy vite shteti po mbytet në korrupsion, ekonomia po stagnon, investime kapitale nuk ka, shëndetësia është duke u rrënuar, ndërsa arsimi është gjunjëzuar, ky është vlerësimi i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE për dy vite pushtet të LSDM-së.“Për dy vjet realizohet vjedhje e përgjithshme në të gjitha sferat e arsyetimit se madje edhe funksionari më i ulët i LSDM-së ka qenë i fokusuar në negociatat me Greqinë. Me hyrjen në fushatë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë nuk do të funksionojë Kuvendi, ndërsa partitë do…

Lexo më Shumë

Nuk ekzistojnë konflikte apo përplasje brenda Qeverisë, siç shkruajnë mediat, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, duke i’u përgjigjur një gazetari i cili pyeti se si po funksionon koalicioni qeveritar pas deklaratave kundërthënëse të kryeministrit Zaev dhe zv/kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani lidhur me Ligjin e gjuhëve, shkruan Gazeta Lajm. “Nuk ekzistojnë konflikte apo përplasje siç shkruajnë mediat. Mbrëme kishte mbledhje të qeverisë dhe në të gjithçka ishte si më parë. Se si interpretohen deklarata të caktuara, ajo i mbetet lirisë së shprehjes. Pra, puna e qeverisë rrjedh normalisht dhe pa asnjë problem” tha Boshnjakovski.

Lexo më Shumë

Pas apelit që ka ngritur në rrjetin social facebook gazetari Bekim Laçi, për të denoncuar padrejtësitë që ju bëhet në punë gazetarve ka reaguar edhe gazetarja e njohur Aida Xhoni. Xhoni në mbishkrimin e Laçit ka shkruar: “Po edhe punova rrafsh nje VIT, nuk me takoi pushim vjetor, asnje feste te lire, sepse gazetar qenkemi 24/7 si se pasmi dit  u morrem vesh part-time, me rroge minimale, nga dita ne dite obligimet shtoheshin u bona full time, rroga su mirrke parasysh me u diskutu. DHE VENDOSA MU LARGU!” shkruan Xhoni.

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e të martës klubi i hendbollit Rinia nga Shkupi mbeti pa njërin prej hendbollistëve më të dalluar, pasi nga jeta u nda Arsim Idrizi.Por ky lajm nuk është i fundit i hidhur në familjen Idrizi, ngase disa qaste më vonë, në pamundësi për ta përballuar humbjen e të birit, ka ndërruar jetë edhe babai i Arsimit.Arsimi vdiq në moshën 35 vjeçare për shkak se nuk arriti t’i përballojë sëmundjes së rëndë dhe të pashërueshme që kishte kohën e fundit.Ai ka qenë njëri ndër hendbollistët më të dalluar të klubit Rinia. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e kësaj të marte klubi i hendbollit Rinia nga Shkupi ka mbetur pa njërin prej hendbollistëve më të dalluar, pasi nga jeta është ndarë Arsim Idrizi. Lajmin e kanë bëri të ditur bashkëlojtarët e tij të klubit Rinia, me Idrizin që në moshë 35 vjeçare ndahet nga kjo jetë për shkak se nuk arriti t’i përballojë sëmundjes së rëndë dhe të pashërueshme që kishte kohën e fundit. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Butel pas namazit të ikindisë. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Ish kryeprokurori, Marko Zvrlevski, është marrë në pyetje për skandalin e fundit me “përgjimin” e telefonisë fikse në Prokurorinë Republikane. Sipas Nezavisen, Zvërlevski ka qenë dëshmitari i fundit që është marrë në pyetje për skandalin në fjalë. Lajmin për përgjimin e bisedave në Prokurorinë Themelore e njoftoi kryeprokurori aktual Ljubomir Joveski, në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se në qendrën e telefonisë fikse në Prokurorinë Republika janë zbuluar dy hard-disqe me biseda të përgjuara të prokurorëve. Krahas Zvërlevskit, lidhur me këtë procedurë para-hetimore në Prokurorinë e Shkupit janë marrë në pyetje edhe 20 dëshmitarë tjerë.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup kanë ndodhur gjithsej tetë aksidente prej të cilave në shtatë lëndime të lehta trupore kanë marrë 10 persona, ndërsa në një aksident është shkaktuar dëm material. Nga SPB Shkup informojnë se janë sanksionuar 41 shoferë për vozitje të shpejtë dhe tre të tjerë kanë qenë nën ndikim të alkoolit. “Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 20 shoferë të cilët kanë qenë pa leje për vozitje dhe tre shoferë fillestarë. Gjithashtu nga komunikacioni janë edhe 14 automjete të paregjistruara”, thonë nga SPB Shkup. Policia e komunikacionit ka sanksionuar 80 shoferë për parkim të paligjshëm, ndërsa…

Lexo më Shumë