Author: Hamdi Kumanova

Iniciativa “Shoqëria kancerogjene” nëpërmjet Fejsbukut ka bërë thirrje për protestë paqësore kundër ndotjes, që do të mbahet sot prej orës 13:00, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. “Ne jemi të rinj të shqetësuar të cilët as nuk mbështetemi nga partitë, as nuk synojmë të bëhemi parti, por ne përpiqemi si qytetarë për të dhënë kontributin tonë për të zgjidhur problemin e ndotjes. Deri më tani kemi pasur mundësi të shohim se si institucionet e tanishme janë të gatshme për të zgjidhur situatën alarmante me ndotjen e ajrit dhe kemi vendosur të thërrasim qytetarët për të luftuar për një mjedis më…

Lexo më Shumë

Me 25.01.2019 në ora 04.20 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “Kiril dhe Metodij”, D.A.(22) nga Shkupi duke përdorur forcën fizike i ka dëmtuar dy dyer prej xhami në objektin ku ka qenë selia e Infoqendrës së Bashkimit Evropian, transmeton Almakos. Ai është arrestuar në Stacionin Policor në Qendër dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Ratifikimi i sotëm i Marrëveshjes së Prespës në parlamentin grek është, në një mënyrë, edhe përmbyllje e një procesi të mundimshëm, të gjatë dhe të lodhshëm, por gjithsesi të guximshëm. Dëshiroj t’i falënderoj deputetët grek për pjekurinë e dëshmuar, ndërsa dua t’i përgëzoj edhe qytetarët e Maqedonisë që ndihmuan dhe patën mirëkuptim për këtë proces, duke iu drejtuar veçmas mbështetësve të Lëvizjes BESA se edhe ne arsyetuam praninë tonë në qeveri dhe iu përmbajtëm premtimit tonë. Vërtet nuk është se ne ishim faktori i vetëm në këtë proces, por është e vërtetë se edhe pa ne sigurisht nuk do të arrihej…

Lexo më Shumë

Me 24.01.2019 A.K. në SPB Manastir ka paraqitur se iu është dëmtuar vetura e tipit “Mercedes” në pronësi të Konsullatës së Greqisë në Manastir, e parkuar në rrugën Elpida Karamandi në Manastir, transmeton Almakos. Njashtu me mjet të fortë është dëmtuar edhe vetura e tipit Opel Grand Land, në pronësi të gruas së tij, e parkuar në rrugën Elpida Karamandi në Manastir.

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër A.L.(62) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 15.03.2018 rreth orës 16.00 në Kërçovë, në rrugën “Jane Sandanski”, zyrtarët policor kanë kryer kontroll te i padituri dhe kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Lexo më Shumë

SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër D.T.(21) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i pa autorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” dhe kundër N.J.(19) nga fshati Vollkovo, Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” dhe “mundësim të përdorimit të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 01.08.2018 në Shkup, i padituri i parë i ka shitur amfetamin të paditurit të dytë. Me 04.08.2018 në Ohër, në rrugën “ 7 nëntori”, zyrtarët policor kanë kontrolluar…

Lexo më Shumë

Edhe pse tashmë jashtë kryesimit të diplomacisë shqiptare, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar vendimin e marrë pak më parë nga Parlamenti grek për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës. Sipas tij, kjo marrëveshje i jep fund mosmarrveshjes mes Maqedonisë e Greqisë për çështjen e emrit. “Vota e Kuvendit të Greqisë për Marrëveshjen e Prespës zgjidhi mosmarrëveshjen prej 27 vitesh mbi çështjen e emrit dhe hap dyert për pranimin në BE të NATO-s dhe BE. Ky është një moment historik për Ballkanin dhe Evropën. Urime! @NikosKotzias @Dimitrov_Nikola @Zoran_Zaev @tsipras_eu @Zoran_Zaev”,- shkruan Bushati. Parlamenti grek ka ratifikuar sot ‘Marrëveshjen e Prespës’.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka uruar ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë. Ai shkruan se kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev ishin të gatshëm të sakrifikojnë interesat e tyre për të mirë më të madhe. “Ata kishin imagjinatë, ata rrezikuan, ata ishin të gatshëm të sakrifikojnë interesat e tyre për një të mirë më të madhe. Zoran dhe Alexis – shumë mirë! Misioni i pamundur u përmbush”, shkruan Tusk. Ndryshe, sot në Kuvendin e Greqisë me 153 vota “për” u ratifikua Marrëveshja e Prespës, për…

Lexo më Shumë

Autoritetet maqedonase pritet të marrin nga autoritetet e Shqipërisë, materialet e regjistruara nga kamera të sigurisë lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Prokurori Publik Lubomir Joveski tha se deri më tani kanë arritur të mbledhin disa të dhëna, por ende po i presin incizimet nga kamerat e sigurisë të pikë-kalimeve kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Deri më tani për arratinë e Gruevskit janë dëgjuar rreth 20 dëshmitarë, ndërsa pritet që në pyetje të merren dhe 4 të tjerë. Ish kryeministri maqedonas u arratis nga vendi i tij në muajin nëntor të vitit të shkuar nëpërmjet Shqipërisë, për…

Lexo më Shumë

Gjykata e ka përjashtuar opinionin nga gjykimi i rastit “Thesari” për shkak të dëgjimit të dëshmitarit, të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) për shkak të rrezikut të sekretit zyrtar që mund ta japë. Gjykatësja Xheneta Bektoviq tha se Këshilli e pranon propozimin e Prokurorisë Speciale Publike dhe e përjashtoi opinionin nga salla gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit. Rasti ndodhet në procedurën e dëshmive dhe në seancën e sotme duhet të dëgjohen dy dëshmitarë, të punësuar në DSK. “Duke pasur parasysh rrethanën me të cilën punon institucioni, ndërsa duke pasur parasysh edhe pyetjet që lidhen me punën,…

Lexo më Shumë