Author: Hamdi Kumanova

Me 25.01.2019 në ora 23.50 në Shkup është lajmëruar se në një bastore sportive në bulevardin “Aradhat Partizane” dy persona të panjohur duke u kërcënuar ndaj të punësuarit D.S.(22) nga fshati Vrutok ia kanë vjedhur fitimin ditor, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Gjithnjë e më shumë mjekët e rinj nga Maqedonia, perspektivën e tyre po e shohin jashtë vendit. Mjekët thonë se paga është arsyeja kryesore se pse mjekët nga Maqedonia vendosin të shkojnë jashtë vendit. Për ilustrim, një mjek specialist i ri në një Klinikë në Maqedoni merr pagë prej rreth 500 euro në muaj, përderisa paga e tij fillestare në vendet e Evropës Perëndimore është të paktën pesëfish më e lartë. Gjermania është shteti, të cilin mjekët nga Maqedonia e zgjedhin më shpesh për të punuar, por mantelbardhët orientohen edhe në shtete të tjera të Evropës. Ndërkaq, mungesa e mjekëve…

Lexo më Shumë

Sektori për punë të brendshme në Shkup, ka ngritur padi penale kundër N.S.(46) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” e dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, transmeton Almakos. Me 24.01.2019 është kryer kontroll në shtëpinë ku ka qëndruar përkohësisht e paditura në Shkup, ku janë gjetur dhe konfiskuar heroinë dhe mjete tjera ku ka pasur mbetje nga heroina.

Lexo më Shumë

Me 25.01.2019 në ora 18.00 në Shtip në udhëkryqin nga rruga “Stojan Peshku” me rrugën “Marshall Tito”, T.K.(67) duke drejtuar veturën e tipit “Mercedes” me targa nga Shtipi e ka goditur këmbësorin M.B.(61) nga Shtipi, transmeton Almakos. M.B. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Me 25.01.2019 në ora 06.30 në rrugën regjionale Tetovë- Jazhincë, pas urës në fshatin Neproshten, Sh.I.(49) nga fshati Sllatinë duke drejtuar veturën e tipit “Golf” me targa nga Tetova ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Në aksident janë lënduar dy bashkëudhëtar nga fshati Sllatinë. R.I.(46) është lënduar rëndë, ndërsa M.I.(73) është lënduar lehtë. Të lënduarve iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Me 25.01.2019 në ora 17.00 në Shkup në rrugën ‘Bosnja dhe Hercegovina’ një person i panjohur duke drejtuar veturën e tipit “Mercedes” e ka goditur këmbësorin I.S.(19) nga Shkupi, pas së cilës vetura e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos. Nga aksidenti, këmbësori është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori”. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe po punohet për gjetjen dhe zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 25.01.2019 në ora 02.00 në Radovish në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”, N.A.(32) nga Radovishi, duke drejtuar veturën e tipit “Mercedes” me targa zvicerane e ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka dal nga rruga, pas së cilës është përplasur me një bilboard të pompës së benzinës, transmeton Almakos. Janë lënduar N.A. dhe bashkëudhëtarët I.I.(32) nga Radovishi dhe T.B.(22) nga fshati Oraovicë të cilët janë dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Me 25.01.2019 rreth orës 18.45 në fshatin Zrze, Prilep është shkaktuar një zjarr në shtëpinë në pronësi të V.T. , transmeton Almakos. Persona të lënduar nuk ka. Kontroll në vendngjarje do të kryhet brenda ditës. Ditën e njëjtë në ora 20.00, S.F.(67) nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 13.30 në rrugën “Gavril Konstatinoviq” në Shkup është kafshuar nga një qen endacak.

Lexo më Shumë

Aeroporti i Shkupit nga ora 22:45 ishte i mbyllur për qarkullim, pasi që një aeroplan me rreth 200 udhëtarë, para fluturimit për në Cyrih u bllokua në mbetje të borës. Siç informoi kryetari i Këshillit drejtues dhe drejtori i M-NAV, Nikollçe Tasesi për AIM, për momentin ka përfunduar operacioni për zhbllokimin e aeroplanit me ndihmën e automjeteve për push back nga TAV. “Në aeroplan nuk ka udhëtarë të lënduar dhe dëmtime fizike. Kompania e ka anuluar fluturimin dhe pritet të realizohet gjatë ditës së sotme”, theksoi Taseski./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Të shkilen të drejtat elementare të njeriut deri në këtë përmasë, sa që nxënësive shqiptarë t’u ndalohet mësimi dhe edukimi fillestar në gjuhën e tyre amtare, do të thotë se jemi shumë larg zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. Si mund të shpresohet në realizimin e të drejtave të shqiptarëve, që i premton ky Ligj i sapo shpallur në Fletoren Zyrtare , kur Ministri i Arsimit, njeriu më përgjegjës për zbatimin e Ligjit për Arsim fillor, me të cilin garantohet shkollimi i tërësishëm në gjuhën amtare, rrëfimin sa të ndjeshëm aq edhe tronditës të nxënëses me emrin Leonorë,…

Lexo më Shumë

Tani pasi parlamenti grek, me 153 vota “pro”, e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë, nga shtatë kanë ngelur pesë hapa, pak a shumë  formalë, të cilët e ndajnë Maqedoninë nga anëtarësimi i plotë-fuqishëm në NATO, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Procesi, sipas njoftimeve, duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti ose në fillim të ardhshëm. Hapi i parë dhe i dytë, gjegjësisht implementimi formal i Marrëveshjes së Prespës në të dy vendet përfundoi – më 11 janar në Maqedoni dhe dy javë më vonë – më 25 janar në Greqi. Ratifikimin e marrëveshjes nga Parlamenti Grek e përshëndeti Sekretari i…

Lexo më Shumë