SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër L.C.(35) nga Recica e Vogël, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 15.12.2018 në rrugën ‘Luboten’ në Tetovë, zyrtarët policor ia kanë kontrolluar shtëpinë ku kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe mjete tjera.
Author: Hamdi Kumanova
Me 28.01.2019 rreth orës 14.00 në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në afërsi të gurpunuesve, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marr pjesë katër vetura, ‘Folksvagen golf’ me targa nga Gostivari, e drejtuar nga S.M.() nga Gostivari, minibusi ‘Mercedes’ me targa nga Ohri, e drejtuar nga L.R.(50) nga Ohri, ‘Folksvagen pasat’ me targa nga Kërcova, e drejtuar nga A.T.(51) nga Kërcova dhe veturës së tipit ‘Reno megan’ me targa nga Dibra, e drejtuar nga T.K.(39) nga Dibra, transmeton Almakos. Në aksident, shoferët e veturës ‘golf’ dhe minibusit, si dhe bashkëudhëtari nga ‘golfi’ dhe tetë udhëtar nga minibusi të moshës nga 20…
Kryetari i i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski mbrëmë në intervistë për MTV-në përsëriti se VMRO-DPMNE-ja kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe formimin e një qeverie teknike. Sipas Mickovskit, pushteti në vitin e tretë me radhë del me tezat e njëjta, por nuk mund të mashtrohet opinioni kur ka mungesë të projekteve serioze në energjetikë, infrastrukturë dhe në ekonomi.I pyetur nëse VMRO-DPMNE-ja do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale nëse LSDM-ja nuk pranon që të parakohshme parlamentare, Mickovski tha se LSDM-ja dhe Zaevi frikohen nga zgjedhjet pasi e dinë se do t’i humbasin ato. “VMRO-DPMNE-ja është fuqimisht e motivuar dhe e mobilizuar të…
Me 57 vota “për”, pa asnjë kundër dhe të përmbajtur, Kuvendi e miratoi Ligjin e ri për blerje publike. Ligji do të hy në fuqi në muajin prill. Siç njoftojnë nga Ministria e Financave, Ligji i ri për blerje publike është në përputhje me legjislaturën e BE-së dhe do të sigurojë shpenzime racionale të parave të shtetit, konkurrencë të lirë dhe korrekte dhe transparente gjatë blerjeve publike. “Ajo çka është më e rëndësishme është se paraqitja e ofertës më të volitshme është kriteri i vetëm për nënshkrimin e marrëveshjes. Pranimi i këtij kriteri mund të realizohet në tre mënyra: vetëm…
Revista “Fokus” në ballinën e saj ka botuar një fotografi të montuar, ku shifet lideri i BDI-së i veshur në stil “halabaku” me të zeza dhe me një kokë ngjitur të shqiponjës së bardhë. Gjithashtu në mes të kësaj fotografie është vendosur shqiponja dy krenare, njëra pjesë me stemën e BDI-së dhe tjetra me atë të LSDM-së, transmeton agjencia e lajmeve INA.Titulli i shkrimit: Shqiponja duke pirë ujë në Vardar, ndërsa mbi titulli: Ahmeti është mbuluar me gëzof të huaj. (INA)
Feim Koka, polici i rrahur mbrëmë po lufton për jetë. Feim Koka nga fshati Bllacë, njëri nga dy policët shqiptarë që mbrëmë u rrahën rëndë nga turma e romëve në lagjen e Shuto Orizares, po lufton për jetë. Lëndime të rënda në kokë dhe trup polici Koka ka marrë pas dezinformatës se një furgon ka dashur të rrëmbejë një vajzë rome në këtë lagje. Ka qenë një vajzë e mitur që ka lajmëruar një banor se dy persona kanë tentuar të rrëmbejnë një vajzë. Pasi është lajmëruar policia, është grumbulluar spontanisht edhe grupi i romëve. Në ndërkohë, në atë moment…
Maqedonia është e renditur në vendin e 93 sipas Indeksit të korrupsionit për vitin 2018, të shpallur nga Transparency International. Vendin e 93 Maqedonia e ndan me Kosovën, ndërsa nga vendet në rajon, me renditje më të mirë është vetëm nga Shqipëria. Sllovenia është në vendin e 36, Kroacia – 60, Bullgaria 77, Greqia dhe Mali i zi 67, Serbia në vendin e 87, ndërsa BeH në vendin e 89. Më së paku korrupsion, sipas Transparency International, ka në Danimarkë, Zelandë të Re, Finlandë, Singapur, Suedi dhe Zvicër, ndërsa vendet më të korruptuara në vend janë Somalia, Siria, Sudani Jugor,…
Stevo Pendarovski duket të jetë kandidati më i pëlqyer i elektoratit për President. Këtë e tregon anketa e LSDM-së e bërë në opinionin publik, e që për TV21 e konfirmuan burime të brendshme të partisë në pushtet. Por nëse opinioni publik ka favorit Pendarovskin, kështu nuk duket të jetë brenda LSDM-së. Siç bënë të ditur burimi ynë, brenda LSDM-së përkrahje më të madhe ka Oliver Spasovski, ministri aktual për punë të brendshme. Këto informacione që vinë brenda LSDM-së tashmë lënë të kuptohet se debati për çështjen e kandidatit tani më ka nisur. Por nga LSDM-ja hedhin poshtë këto informacione. “Informata…
Tashmë edhe zyrtarisht është nënshkruar marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve në mes të Kosovës e Maqedonisë. Është nënshkruar sot marrëveshje për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa është shprehur se arritja e kësaj marrëveshjeje është mundësi e mirë për të dy shtetet, pasi rritet besueshmëria për dokumentacionet përkatëse dhe u ofrohet qytetarëve komoditet më i madh. “Lidhjet ndërmjet dy shteteve janë të mëdha, ky është një avancim më i mirë”, ka thënë ai. Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme nga Maqedonia, Oliver Spasovski ka thënë se ky është…
VMRO-DPMNE-ja gjatë ditës dorëzon në Kuvend iniciativën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Partia e Mickoskit këmbëngul në kërkesat e të dielës, të vendosura nga organet më të larta të partisë. Kërkojmë që Zoran Zaevi të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Qeverisë dhe për një kohë sa më të shpejtë të formohet Qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve për deputetë me qëllim që të respektohen afatet për qeveri 100-ditëshe. Nuk ka kohë për të humbur. Ne do të presim përgjigje për këtë kërkesë dhe më vonë do të vendosim dhe do t’i ndërmarrim hapat e radhës- deklaroi Nikolla Micevski,…
E drejta për shkollim në gjuhën amtare, edhe pse e garantuar me Kushtetutë, nuk rrespektohet sa duhet në vendin tonë. Kjo dukuri është e shfaqur sidomos kur bëhet fjalë për nxënësit shqiptarë dhe nxënësit e bashkësive më të vogla etnike. Ditëve të fundit, ndoqëm kronikë lidhur me procesin arsimor në gjuhën (jo)amtare të nxënësve shqiptarë, pikërisht në vendbanime të komunës së Çashkës. Kjo komunë bjen në zonën e tretë zgjedhore, prej ku deri më tani partitë shqiptare asnjëherë nuk kanë nxjerr asnjë deputet, dhe kjo me siguri duhej të jetë shkaku i mosinteresimit të tyre. Nuk kishte me qenë ndoshta…
Me 26.01.2019 në ora 19.15 në rrugën “Hristo Tatarcev” në Shkup B.P.(30) dhe T.M.(50), dytë nga Shkupi e kanë prishur rendin publik nga përleshja fizike, transmeton Almakos. Kundër personave janë ngritur padi penale.

