Author: Hamdi Kumanova

Me 31.01.2019 në ora 09.20 në SPB Shkup ka lajmëruar se në udhëkryqin nga bulevardi “Brigada e 12 maqedonase “ me rrugën “ Dimitar Turimanxhovski “ ,vetura e tipit ‘Folksvagen vento” me targa nga Kumanova e drejtuar nga D.S. ( 35 ) nga fshati Llopat, Kumanovë, e ka goditur këmbësorin O.C.(41) nga Shkupi, transmeton Almakos. O.C. është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku iu janë konstatuar lëndime të rënda. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër L.A.(29) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ mundësim të përdorimit të drogave narkotike “ si dhe kundër H.E.(33) nga Recica e Vogël, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 15.09.2018 rreth orës 00.30 në rrugën regjionale Tetovë-Pirok, zyrtarët policor i kanë kontrolluar të paditurit dhe në veturë ku kanë qenë kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Lexo më Shumë

SPB Veles ka ngritur padi penale kundër T.R.(30) nga Velesi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 18.10.2018 në Veles, në lagjen ‘Tunel’, zyrtarët policor gjatë kontrollit tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar heroinë.

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë, dr.Venko Filipce dje në Berlin realizoi një takim bilateral me ministrin federal të shëndetësisë të Republikës së Gjermanisë, Jens Shpan. Në takim u bisedua për mundësinë e nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit me Ministrinë e shëndetësisë së Gjermanisë dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy ministrive në më shumë sfera. Në takim, ministri Filipce iu falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm me më shumë institucione shëndetësore nga Gjermania dhe njëherit shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi në sferën e shkëmbimit të kuadrit mjekësor dhe edukimeve nga ekspert, të cilët do të vazhdojnë të vijnë në vendin tonë dhe ta trajnojnë kuadrin…

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli paralajmëroi se do të largohet nga Shkupi në mars dhe se më pas do të pensionohet, pasi që 34 vite ka qenë pjesë e Stejt Departamentit, njofton Portalb.mk. “Kisha nderin më të madh që të punoj me këtë ekip fantastik, çdo ditë, gjatë katër viteve të kaluara. Kejpi dhe unë me padurim presim që t’u falënderohemi miqve dhe kolegëve në vend për punën e tyre të vështirë në qëllimet e përbashkëta, këshillat e mençura dhe mikpritjen bujare. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Maqedonisë janë më të fuqishme se kurdoherë. Asgjë nuk do ta simbolizojë atë më mirë…

Lexo më Shumë

Në seancën e djeshme në Kuvendin e Maqedonisë për pyetjet e deputetëve, kryeministri Zoran Zaev është pyetur për situatën me Kodrën e Diellit dhe menaxhimin e saj nga ELEM-Tours. Në pyetjen e deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Zaev tha se Kodra e Diellit do të bëhet qendër turistike dimërore me të cilën do të krenohen të gjithë. Ai shtoi se nuk do të ketë nevojë që të vizitohen qendrat dimërore në shtetet tjera. “Qeveria po punon për tërheqjen e investitorëve të huaj nga vendet e njohura për qendrat turistike dimërore siç janë në Gjermani, Austri, Zvicër e Itali. Qëllimi jonë…

Lexo më Shumë

Dy ish ministra dhe një zv/ministër i Bujqësisë janë arrestuar në kuadër të hetimeve lidhur me keqpërdorimin e ndihmave bujqësore dhe dhënien e tokës shtetërore, njofton Telma. Janë arrestuar ish ministrant Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkov, si dhe ish zv/ministri Kristijan Delev. Të tre të dyshuarit po merren në pyetje në Gjykatë, kurse i dyshuarit i katërt është ish ministri i Bujqësisë, njëherësh deputet aktual Lupço Dimovski, pas të cilit policia është vënë në kërkim. /Gazeta Lajm

Lexo më Shumë

Çmimi “Ewald von Kleist” në Konferencën për Siguri në Munih këtë vit do t’u ndahet kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për Marrëveshjen e Prespës. Kryetari i konferencës, Volgang Ishinger në profilin e tij në Tuiter më 25 janar ka shkruar se “të dy kryeministrat do të ftohen më 16 shkurt në Munih që ta pranojnë çmimin prestigjioz” gjatë kohës së konferencës së 55-të. Zëdhënësi i Konferencës për Siguri në Munih që do të mbahet prej më 15 deri më 17 shkurt, dje për “Dojçe Vele” ka konfirmuar se edhe Zaev edhe Cipras e kanë pranuar…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë Veriore janë caktuar që të mbahen me 21 prill të vitit 2019. Gara dhe spekulimet për kandidatët e mundshëm për president të Republikës tashmë kanë filluar që të marrin hov. VMRO-DPMNE si duket është duke zgjedhur një kandidat të mundshëm për president i cili nuk do të jetë i njollosur politikisht nga aferat e ish strukturave partiake me në krye azilantin Nikolla Gruevski. Tashmë në konkursin e tyre të hapur për kandidat për president është paraqitur deputeti i kësaj partie Vlatko Gjorçev. Kandidatura e Gjorçevit për president edhe pse nuk është përfundimtare…

Lexo më Shumë

Qytetarë të shumtë kanë parashtruar ankesa tek operatorët celularë të Maqedonisë, ngaqë po dyshojnë se kanë rënë pre e një skeme mashtrimi. Dyshimet qëndrojnë nga thirrjet telefonike të bëra nga numra të panjohur të shteteve të huaja. Disa qytetarë në kushte anonimiteti, tregojnë se iu kanë përgjigjur këtyre thirrjeve dhe pa asnjë komunikim nga ana tjetër, iu kanë faturuar shuma të majme. Për këtë denoncim, Alsat mëson se operatori e ka njoftuar klientin me SMS se 12 mijë denarë iu kanë shtuar si shpenzime shtesë. Nga sektori për zbulimin e Krimit kibernetikë të MPB-së thonë se po punojnë për t’u…

Lexo më Shumë

Avokati i shumicës së sopotasve të dëmtuar, Vullnet Paçuku, tha se janë marrë vesh me Qeverinë që çdo sopotasi të dëmtuar t’i paguhet nga 5500 denarë çdo ditë e kaluar në burg apo burg shtëpiak. “Pasi që dërguam padinë për dëshmpërblimin e Sopotasve, me Avokatin e Shtetit lidhëm një propozim marrëveshje në vlerë prej 5500 denarë për çdo ditë të kaluar në burg apo burg shtëpiak…Përafërsisht për të gjithë të dëmtuarit që kanë vuajtur dënimin me burg, shuma është 1,2 milion euro”, deklaroi Paçuku, për Tv SHENJA. Dhjetë ditë më parë, siç informoi avokati Paçuku, Ministria e Drejtësisë ka dhënë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë informon se prej sot edhe në Tetovë do të hyjnë në fuqi masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga ndotja e ajrit, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, me çka është tejkaluar pragu i grimcave të dëmshme. “Në pajtim me Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare të niveleve dhe llojeve të substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinave të tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 nga 14.12.2017) në të cilin…

Lexo më Shumë