Author: Hamdi Kumanova

Me 01.02.2019 në periudhën nga ora 09.00 deri në ora 10.00 në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpitë e D.M.(81) dhe M.M.(74) në rrugën “Pioneri” në Kavadar, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në shtëpinë e M.M. janë gjetur dhe konfiskuar pistoleta e markës “VZOR” 50 kalibër 7.65 mm dhe korniza me tetë plumba, të cilën e ka pasur pa leje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e D.M. janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me plumba, të cilën e ka poseduar pa leje dhe një pistoletë me plumba të cilën e ka pasur me leje. Personat janë…

Lexo më Shumë

Me 01.02.2019 në ora 23.45 në Stacionin Policor në Gazi Babë, D.N.(36) nga fshati Stajkovc, Shkup, ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 23.30 në një parking para restorantit në rrugën 1 në fshatin Stajkovc është sulmuar fizikisht nga I.Gj.(27) nga fshati Brnjarci, Shkup, transmeton Almakos. Policia është duke ndërmarr masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 01.02.2019 rreth orës 12.05 në Stacionin Policor në Dellcevë është lajmëruar se në rrugën “Kliment Ohri” në Dellcevë është shkaktuar një zjarr në shtëpinë e S.E.(47), transmeton Almakos. Zjarri është shkaktuar në pjesën e oxhakut. Në ora 12.40 ekipi i zjarrfikësve të Dellcevës e ka shuar zjarrin. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Dellcevë.

Lexo më Shumë

Me 02.02.2019 rreth orës 09.30 në Stacionin Policor në Strugë është lajmëruar se në lagjen Elen Gur në Strugë, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, është lënduar Xh.A.(49) nga Struga dhe si rezultat i kësaj ka vdekur, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, derisa ka qenë duke punuar Xh.A. është goditur nga një pompë për betonim. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 01.02.2019 në ora 08.30 në rrugën lokale midis fshatit Gabrovo-Dellcevë, vetura e tipit “Pezho 206” me targa nga Dellceva, e drejtuar nga B.J.(59) nga fshati Gabrovo, e ka humbur kontrollin është përplasur me anën e djathtë të rrugës dhe është rrotulluar, transmeton Almakos. Pastaj shoferi B.J. është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kocani ku pas ndihmës mjekësore është dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Dellcevë.

Lexo më Shumë

Me 01.02.2019 në ora 21.40 në udhëkryqin nga bulevardi ‘Srbia’, “ Brigada e 12 maqedonase “ dhe ‘Brigada e 3 maqedonase’ në Shkup ka ndodhur një aksident midis veturës së tipit “Audi A4” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.I.(35) nga Shkupi dhe veturës së tipit ‘Tojota Ajgo” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.I.(36) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë B.M.I.(32), bashkëudhëtarja në veturën “Tojota Ajgo”. Me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Kontroll në vendin e ngjarjes…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Radovish deri te Prokuroria për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup, ka ngritur padi penale kundër D.I.L.(44) nga Radovishi, J.A.(54) nga Shkupi, V.I.(43) nga Shkupi, M.B.T.(31) nga Shkupi, A.Z.(51) nga fshati Sulldurci, Radovish, K.I.(41) nga Radovishi dhe D.G.(55) nga fshati Pokrajce, Radovish, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” e dënueshme sipas nenit 353 lidhur me nenin 45 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, transmeton Almakos. D.I.L., J.A., V.I. dhe M.B.T. si anëtar të komisionit për dhënie me qira…

Lexo më Shumë

Me 31.01.2019 në periudhën nga ora 07.00 deri në ora 08.30 në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor e kanë kontrolluar shtëpinë në rrugën “Kiro Roguzharov” në Veles, të cilën e shfrytëzon personi B.K.(69) nga Velesi, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pistoleta e llojit “Pietro Beretta” kalibër 7.69 mm, një kornizë për pistoletë me tetë plumba të kalibrit 7.69 mm, pistoletë e një marke të panjohur, një kornizë për pistoletë me shtatë plumba të kalibrit 7.65 mm, një kuti me 17 plumba të kalibrit 7.65 mm. Pas dokumentimit të rastit, kundër B.K. do të ngritet padi…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “frika e Zaevit nga ballafaqimi me qytetarët në zgjedhjet e parakohshme kuvendare është edhe një tregues se qëllimi i tij i vetëm është të vazhdojë funksionimi i kartelit kriminal që i varfëron dhe vjedh qytetarët e Maqedonisë. I amnistuari Zaevi i interesojnë vetëm tenderët kriminal dhe grandet që u bënë valutë kryesore për pagesën e partiakëve”. “LSDM çoi ekonominë mbrapa përderisa qytetarët ende po e presin rrogën prej 500 eurove. Institucionet janë shkatërruar, gjyqësia e partizuar, shëndetësia në kaos, arsimi i pareformuar”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se vetëm kompanitë…

Lexo më Shumë

Për shkak të moszgjidhjes së problemit me ndotjen e ajrit, sot do të protestohet sërish para Kuvendit të Maqedonisë, transmeton Botasot. Protesta do të mbahet sot, e shtunë, me fillim prej ora 13:00. Në njoftim thuhet se: “Mushkëritë tanë e thithin ajrin më të ndotur në botë. A mendoni se e meritojmë apo mendoni se jemi imunë?”, pyesin të revoltuar organizatorët e protestës në njoftimin për protestën. Ata rikujtojnë se njëra nga shkaqet e vdekjes së hershme është edhe ajri i ndotur në Maqedoni.

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, u takua me drejtorin e Agjencisë për Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve, Ilhan Rahman dhe Zëvendësdrejtorin e Agjencisë për realizimin e së drejtës së bashkësive nën 20%, Xhelal Hoxhiq, i cili deri te Ministria e Drejtësisë paraqiti Projektligjin për Promovimin dhe Mbrojtjen e Anëtarëve të Komuniteteve të cilat janë më pak se 20 përqind e popullsisë së përgjithshme në Maqedoni. “Ndryshimet në këtë ligj bëhen me qëllim të afirmimit më të madh të konceptit “Një Shoqëri për të Gjithë”. Çdo qytetar është i rëndësishëm, ashtu si është edhe promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të…

Lexo më Shumë