Author: Hamdi Kumanova

Me 02.02.2019 në periudhën nga ora 10.00 deri në ora 12.00 në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në një hostel në fshatin Nikiforovo, Gostivar, i cili nën koncesion është udhëhequr nga V.L.(29) nga Shkupi, transmeton Almakos. Ai ka qenë prezent, ndërsa aty ka qenë edhe vëllai i tij I.I.(32). Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe lëndë tjera. I.L. është arrestuar në Stacionin Policor në Gostivar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi penale.

Lexo më Shumë

Me 02.02.2019 në ora 17.30 në rrugën regjionale Dellcevë-Berovë, te fshati Trabotivishte, vetura e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Berova e drejtuar nga I.Sh.(37) nga fshati Crnik, Pehcevë, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Është lënduar rëndë shoferi i cili është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Shtip.

Lexo më Shumë

Me 02.02.2019 në ora 15.00 në rrugën ‘Arseni Jovkov’ në Shkup, vetura e tipit të panjohur e drejtuar nga një shofer i panjohur e ka goditur këmbësorin L.Sh.(74) nga Shkupi dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos. L.Sh. është lënduar rëndë dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 02.02.2019 në ora 22.30 në Kumanovë, në rrugën regjionale Kumanovë-Shën Nikollë, zyrtarët policor kanë parë nj veturë të dyshimtë ‘Reno’ me targa nga Shkupi prej të cilës kur kanë tentuar ta ndalojnë nuk është ndalur, transmeton Almakos. Pas masave të ndërmarra vetura është gjetur në Shën Nikollë dhe në të ka pasur 11 emigrant nga Iraku, Pakistani dhe Bangladeshi, derisa shoferi M.R.(26) nga fshati Bansko, Strumicë ia ka dhënë vrapit, por shumë shpejtë është kapur. Njashtu është arrestuar edhe T.I. (40) nga fshati Bansko, i cili me veturën e tipit “Folksvagen Pasat” me targa nga Shkupi ka ecur para…

Lexo më Shumë

Me 03.02.2019 në periudhën nga ora 00.00 deri në ora 03.00, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në një lokal nate në fshatin Sedllarcë e Epërme përskaj autostradës Tetovë-Gostivar, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në objekt janë gjetur 10 femra, prej të cilave tre nga Republika e Maqedonisë, gjashtë nga Republika e Shqipërisë dhe një nga Republika e Kosovës. Shtetaset e huaja janë arrestuar në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme. Për ngjarjen është informuar edhe prokurori publik.

Lexo më Shumë

Ish presidenti Branko Cërvenkovski që me muaj nuk ka qenë i pranishëm në opinion tashmë ka nisur të merr pjesë në evente publike. Cërvenkovski nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me ndryshimin e emrit dhe kushtetutës ka marrë pjesë në formimin e një grupi prej burrështetasve të Europës jugore me qëllim të forcimit të raporteve ndërfqinjësore dhe promovimin e vlerave të BE-së. Klubin e ish politikanëve të rajonit i formuar në Podgoricë nga ana e përfaqësuesve të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Slovenisë dhe Kosovës. Krahas nikoqirit Filip Vujanoviq në grup janë edhe Danilo Turk, Zlatko…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski thotë se u largua për në Hungari për të shmangur dënimin prej dy vjetësh burgim pasi ai pranoi kërcënime se do të vritej. Në intervistën e parë që prej se ka ikur nga shteti, Gruevski më 2 shkurt tha për televizionin maqedonas Sitel se ai fillimisht kishte pasur për qëllim që të shkonte në burg për të vuajtur dënimin, pavarësisht se ai dënimin ndaj tij e quajti “pa bazë ligjore”. “Por… pranova informacione se dikush po planifikonte të më likuidonte në burg. Prandaj, ndryshova vendimin tim”, tha Gruevski. Gruevski tha se ka pranuar informacione “nga…

Lexo më Shumë