Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme” Janko Baçev, ju është drejtuar me letër të hapur qytetarëve të Maqedonisë, prej të cilëve kërkon që të mos bojkotojnë zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 21 prill. Janko Baçev në letër thekson se bojkotimi i zgjedhjeve shkon në të mirë të Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit. “Kuvendi në seancën e 9 janarit në vitin 2009, me sjelljen e amendamentit XXXI të Kushtetutës, uli censusin e daljes në 40 për qind, gjegjësisht presidenti në rrethin e dytë zgjedhet me shumicë votash nga ato që kanë votuar, nëse kanë votuar më shumë se…
Author: Hamdi Kumanova
Mbrëmë rreth orës 20:40 minuta në burgun e Idrizovës është raportuar për një zjarr në ambientet e brendshme të burgut. Nga zjarri i rënë në burg raportohet se ka humbur jetën edhe një i burgosur i moshës 38 vjeç me inicialet A.L si dhe janë asfiksuar shumë të burgosur të tjerë. Është konstatuar se një i burgosur ka qenë i lënduar më rëndë dhe është dërguar menjëherë me automjet e ndihmës së shpejtë për në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup, por mjekët e spitalit nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër, përveçse të konstatojnë vdekjen e tij. Grupi hetimor…
Dokumentet personale me emrin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht pasaportat, letërnjoftimet, patentë shoferët etj., qytetarët do të munden t’i marrin pasi që, Qeveria ta publikojë në Gazetën Zyrtare datën për hyrje në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht përdorimit të emrit të ri të shtetit. Protokolli nga Athina pritet që sot të dërgohet në Shkup. Në pyetjen se kur do të fillojë procedura që qytetarët të marrin dokumente të reja sipas emrit të ri, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakoski për “Meta” thotë se “pasi që të dërgohet nota e Athinës dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare, më pas MPB duhet që të shpallë thirrje për furnizim publik për…
“Vendimin përfundimtar se cilat pyetje do të përfshihen në regjistrimin e popullsisë që duhet të realizohet në vitin 2020, do ta sjell Kuvendi i Maqedonisë, me miratimin e Ligjit për regjistrim 2020”. Këtë e theksuan nga Enti Shtetëror për Statistika, të cilët i vlerësojnë si spekulime pohimet se në regjistrimin e popullsisë nuk do të përfshihet grafa etnike. Kryetari i ESHS-së Apostol Simovski, në një intervistë për Alsat tha se regjistrimi i popullsisë duhet të kalojë pa ndikime politike. Ai tha se kjo është një nga arsyet pse nuk është e nevojshme përkatësia etnike e qytetarëve në regjistrimin e popullsisë.…
Qendra për komunikime me qytetarët ka publikuar bazën e të dhënave për makinat zjarrfikëse të të gjitha 30 njësive rajonale në vend. Baza e të dhënave zbulon se Njësitë zjarrfikëse komunale disponojnë me vetëm 220 makina zjarrfikëse. Ndërsa vjetërsia mesatare e këtyre makinave është 27 vite, madje 154 prej tyre (70 për qind) janë makina të prodhuara në shekullin e kaluar. Për krahasim, ministria dhe komunat, sipas të dhënave të publikuara, kanë në dispozicion 2645 makina zjarrfikëse, që do të thotë se në çdo të 12 makinë udhëtarësh, vjen një makinë zjarrfikëse. Përkundër 27 viteve të makinave zjarrfikëse, vjetërsia tek…
Greqia sot me notë verbale pritet ta njoftojë Republikën e Maqedonisë se janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien fund të kontestit disa dekadash për emrin, ndërkaq Maqedonia në Gazetën Zyrtare duhet të publikojë emrin e ri të shtetit. Nota verbale dhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO erdhi pasi që më 6 shkurt të këtij viti në Bruksel u nënshkrua Protokolli hyrës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO nga ana e ambasadorëve të 29-të vendeve të Aleancës.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev së bashku me bashkëshorten e tij Zorica Zaeva, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Rinore Evropiane në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë. Shteti ynë në këtë festival përfaqësohet nga Ana-Marija Zafirovska dhe Nikolla Petkovski. Të dytë në 12 shkurt do të garojnë në disiplinën “cross country”. Për ta pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Rinore Evropiane është përvoja e parë ndërkombëtare dhe mundësi e shkëlqyer për tu përgatitur për lojërat e ardhshme olimpike në vitin 2022. Kryeministri Zaev duke e shprehur mbështetjen për këta dy të rinj tha se për një…
Regjisori Sulejman Rushiti gjatë një bisede me portalin Almakos është shprehur për ngjarjet e fundit në Ministrinë e Kulturës. Rushiti ka përmendur faktin se kësaj here nga Ministria e Kulturës për herë të parë pranohen edhe projektet nga artistët e margjinalizuar gjatë dekadës së fundit. “Është fakt i pamohueshëm që kësaj radhe janë inkurajuar të aplikojnë edhe artistë dhe organizata të margjinalizuara dhe të diskriminuar gjatë dekadës së fundit nga Ministria e Kulturës. Vlerësoj që aplikacionet e miratuara, kësaj radhe janë konform nevojave, madje edhe strategjisë kulturë për të gjithë. Nuk dua të paragjykoj propozim projektet që nuk kanë marrë…
Me 10.02.2019 në ora 03.30 në SPB Shkup, F.J.K.(27) nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 02.20 në një klub nate në rrugën “Dimitrie Cupovski” derisa kanë qenë me A.P.(23) dhe M.D.(28) pas një keqkuptimi paraprak janë sulmuar fizikisht nga dy persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 09.02.2019 në ora 17.10 në SPB Shkup është lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 16.10 në rrugën ‘Bit Pazar’ në afërsi të një ëmbëltore F.Gj.(20) dhe S.Gj.(24) dytë nga fshati Cërnik, Pehcevë, janë sulmuar fizikisht nga disa persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 09.02.2019 në ora 14.45 në SPB Shkup, S.N.(19) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 12.30 në bulevardin Jane Sandanski fizikisht e ka sulmuar një person, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 09.02.2019 në ora 10.45 në SPB Shkup, S.J.(52) nga Kumanova ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 09.30 në udhëkryqin nga bulevardi ‘Sllovenia’ me bulevardin ‘Magjistrala e Adriatikut’ është sulmuar fizikisht nga dy persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

