SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër G.Gj.(27) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 06.02.2019, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit në rrugën “Milan Zecar” në Shkup, ku kanë gjetur dhe konfiskuar hashash, marihuanë, dy vaga digjitale me përbërës nga marihuana dhe amfetamin.
Author: Hamdi Kumanova
Me 11.02.2019 në ora 11.50 në rrugën fshati Radobil i Madh-Prilep, D.D.(24) nga fshati Radobil i Madh, duke drejtuar motoçikletën e tipit “Hjundai” pa targa, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar rëndë dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep.
Ende nuk dihet se kur do të korrigjohet pjesa fyese për shqiptarët në librat e historisë dhe gjeografisë të gjimnazit të reformuar në Maqedoni. Me përdorimin e librave në fjalë, Portalb.mk shkroi se është duke u bërë shkelje e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm. Por, sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tani nuk është koha të bëhet korrigjimi. Ademi duke u përgjigjur në pyetjen e Portalb.mk për atë se kur do të korrigjohen librat e historisë dhe gjeografisë në të cilat ka të pavërteta historike dhe po fyen shqiptarët, tha se nuk është koha të nxiten…
Kuvendi i Republikës së Sllovenisë në një seancë të jashtëzakonshme e ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Me këtë Sllovenia bëhet vendi i dytë anëtare e Aleancës, e cila pas Greqisë, e ratifikoi protokollin për anëtarësim. Në seancë para votimit fjalim mbajti edhe kryetari i Kuvendi të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili e udhëheq delegacionin e Maqedonisë që gjendet për vizitë zyrtare në Lubjanë. Xhaferi në fjalimin e tij kujtoi se në mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura dhe probleme. Ai vlerësoi rolin e dy kuvendeve, të cilët në këto tre dekada kanë ndërtuar marrëdhënie…
Punonjësit e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, sot (12-shkurt) rrethë orës 06 e 30 minuta, në rrugën ,,Stasho Pinxhur,, në Tetovë, me urdhër të gjykatësit e kanë privuar nga liria personin A.K. 34-vjeç nga fshati Poroj, i dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burgë për vepër penale ,,Përpunim ilegal, mbajtje dhe tregti me armë dhe materje shpërthyese,,. Pasi që i njëjti është privuar nga liria dhe mbajtjes së shkurt në Stacionin policorë Tetovë, i njëjti është dorëzuar në burgun ,,Idrizovë,, në Shkup, për vuajtje të dënimit.
PSP ka vazhduar me zbulimin e detajeve në rastin “Imperia” ku të akuzuar janë ish-shefi I DSK-së Sasho Mijallkov dhe biznesmeni Orce Kamçev. Pas tre muajve hetim, PSP ka arritur të sigurojë një numër të konsiderueshëm të dëshmive materiale, disa dëshmitarë dhe incizime të bisedave të disa të dyshuarëve, me çka kanë arritur që të zbardhin rrugën se si janë pastruar paratë duke dëmtuar buxhetin e shtetit për përfitime personale, ku dyshohet se deri më tani janë keqpërdorur mbi 10 milionë euro. Shumica e kompanive janë të regjistruara si investime të huaja, mbi 15 kompani të cilat janë themeluar dhe…
Stacioni Policor në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër V.A.(27) nga fshati Srbicë, Kërçovë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim në formë të palejuar të armëve”, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në veturën e tipit “ Suzuki vitara”, nën sediljen e shoferit është gjetur pistoleta e kalibrit 7.62 mm, të cilin e ka pasur pa leje.
Me 10.02.2019 rreth orës 12.00 në eterin e fshatit Krklin, Manastir, gjegjësisht në një parcelë që gjendet në rrugën lokale midis fshatit Krklinë dhe fshatit Orizare e Epërme është gjetur një granatë artilerie e kalibrit 75 mm nga Lufta e parë botërore, transmeton Almakos. Zyrtarët policor kanë dal në vendngjarje ndërsa pirotekniku nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e ka ngritur granatën për procedurë të mëtutjeshme.
Me 11.02.2019 në ora 04.30 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se J.J.(57) nga Pancevë, Republika e Serbisë, gjendet në listën stop, transmeton Almakos. Në ora 05.00 personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 10.02.2019 rreth orës 09.00 në qarkoren nga autostrada “Nënë Tereza”, te Liqeni i Smilkovcës, vetura e tipit “Folksvagen Golf” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga I.J.(35) nga Shkupi ka dal nga rruga dhe është përplasur me dru dhe me një shtyllë metalike, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar rëndë shoferi I.J., i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.
Në seancë të jashtëzakonshme, nesër paradite Parlamenti i Sllovenisë do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në kuadër të cilës do të mbajë fjalim edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i cili është për vizitë zyrtare në Slloveni. “Ne u përgatitëm që fjalimi i kryetarit të Kuvendit të jetë të martën paradite, edhe i njëjti të jetë në kuadër të seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit, në të cilën Sllovenia do ta ratifikojë protokollin për hyrje të Maqedonisë në NATO, nën supozimin ratifikimi fillimisht të ndodh në Parlamentin e Greqisë. Mendoj se mundemi të…
Me 10.02.2019 në ora 11.30 në udhëkryqin nga rrugët ‘Arkitekt Nikolla Dobroviq’ dhe rrugës ‘Hristo Tatarcev’ në Shkup, mopedi ‘Gilera stalker’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga S.I.(38) nga Shkupi e ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar rëndë dhe S.I. është dërguar për t`u shëruar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

