Author: Hamdi Kumanova

SPB Strumicë ka ngritur padi penale kundër tre adoleshentëve, të gjithë nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje”, transmeton Almakos. Me 01.04.2018 rreth orës 16.45 në udhëkryqin nga bulevardi ‘Goce Dellcev’ dhe rrugës ‘Rinia’ në Strumicë, të paditurit fizikisht kanë sulmuar dy adoleshent nga Gjermania, pas së cilës i kanë vjedhur para.

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër F.A.(38), E.Z.(41) dhe B.M.(42), të gjithë nga fshati Bogovinë, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ ndotje të ambientit jetësor me mjete shpërthyese”, transmeton Almakos. Në periudhën nga qershori deri në gusht të vitit 2018 në rrugën lokale nga fshati Bogovinë për në fshatin Sellcë, Tetovë, të paditurit, udhëheqës të tre personave juridik, me vetura kanë kryer bartjen e shtyllave prej betoni, plastikave dhe elementeve tjera shpërthyese.

Lexo më Shumë

Me 12.02.2019 rreth orës 10.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Vera Jociq’ D.T.(83) nga Shkupi i keqësohet, pas së cilës është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup ku është konstatuar vdekja pa shenja dhune, transmeton Almakos. Trupi i të vdekurit është dërguar për obduksion.

Lexo më Shumë

Tetëmbëdhjetë vjeçarja Xh.M. nga Tetova, dje ka denoncuar privim joligjorë nga liria të cilën më datën 9-të të këtij muaji rreth orës 23.00, e ka kryer 24-vjeçari B.Sh. nga Tetova. Sipas denoncimit personi B.Sh. duke e tërhequr me forcë, e ka futur në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij, ku e ka malltretuar psiqikisht dhe fizikisht, për shkak të ndërprerjes së lidhjes së tyre.

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë-Stacioni policorë Tetovë dje rreth orës 11.00, kanë kryer kontroll në objekt në rrugën ,,Vidoje Smilevski Bato,, ku gjatë kontrollit në afërsi të objektit, në veturën e parkuar ,,Opel,, me targa të Tetovës, është gjetur marihuanë, kështu që është privuar nga liria pronari i veturës 39-vjeçari D.M. nga Tetova. Personi D.M. është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike shtyhet për më 27 shkurt për shkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarit Edmond Temellko. Gjykatësi Osman Shabani tha se me parashtrimin me shkrim nga 12 shkurti të vitit 2019 është informuar se Edmond Temelko është parandaluar të marrë pjesë në debatin e sotëm për shkak të gjendjes shëndetësore. Mbrojtësi i Temellkos tha se i akuzuari është hospitalizuar dhe është në kurim spitalor në Strugë. Në Gjykatë nuk ishin zbatuar nga arresti shtëpiak edhe të akuzuarit Munir Pepiq dhe Mile Janakievski. I akuzuari Ilija Dimovski e njoftoi Gjykatën se nga data…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme një shtetas i Kosovës ka qenë i arrestuar në stacionin policor në Çair, pasi që në veturën e tij janë gjetur disa kuti me ilaçe, njoftojnë nga MPB. “Më 12.02.2019 në orën 18:45 në dalje të Radishanit-rrethi i Shkupit, zyrtarët policor kanë ndaluar veturën “Opel” me targa të Kosovës, e drejtuar nga R.A. nga Kosova. Gjatë kontrollimit të bagazhit janë zbuluar disa kuti me ilaçe. Për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “tregti të paligjshme”, R.A ka qenë i arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor në Çair për procedura të mëtejshme”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Iniciativa qytetare, e përbërë nga qytetarë të Komunës së Tetovës dhe e përkrahur nga sektori joqeveritarë, nga Sektori për veprimtari publike i Komunës dhe piktorë profesionistë. në kuadër të të projektit “Edhe ne kemi të drejtë për një jetë dinjitoze” i cili u dedikohet romëve që jetojnë në lagjen rr. 29 Nëntori, në Tetovë, më datë 21.02.2019 e enjte me fillim në ora 19:00, në hapësirat e Qendrës Teatrale për Fëmijë në Shkup, adresa: Evlija Çelebija 1, Shkup (Çarshia e Vjetër – objekti i mëparshëm i kinemasë Napredok) organizon Ekspozitë humanitare. Mjetet nga pikturat e shitura do të dedikohen si…

Lexo më Shumë

Qilimi me diellin Virgjinia është larguar nga kabineti i drejtorisë publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”. I njëjti është dërguar në depo, thonë për Fokus nga kjo ndërrmarje. Ky vendim është marrë pasi që Greqia ka dërguar notë proteste deri te qeveria me kërkesë për të mos e përdorur këtë simbol. Ky është vetëm fillimi, agjencia e lajmeve INA merr vesh se me marrëveshjen e re, Maqedonia duhet të bëjë një rishikim të monumenteve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës, nëse ka ndonjë objekt ose monument që i referohet historisë së lashtë helene dhe civilizimit si pjesë e trashëgimisë historike të Greqisë, duhet të…

Lexo më Shumë