Në bulevardin “Boris Trajkovski”, afër hyrjes në ish-fabrikën e xhamave, si dhe në rrugën rajonale “Magjistralja e Adriatikut”, afër mbikalimit drejt Vizbegut sot do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit për shkak të zbatimit të ndërhyrjeve ndërtimore. Nga Qyteti i Shkupit informuan, se ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugë dhe rrugica” do të vendosin semaforë portal për shenja me përmbajtje të ndryshueshme. Punimet ndërtimore do të kryhen në periudhën kohore prej 7:30 deri në 12:30, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet me ndërprerje të shkurta. Nga Qyteti i Shkupit u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion ta respektojnë regjimin e…
Author: Hamdi Kumanova
Në Aeroportin e Ohrit që gjendet afër Strugës nuk respektohet Ligji për gjuhët, pasi që në tabelat e vendosura, mbishkrimet nuk janë edhe në gjuhën shqipe. Drejtoria e doganave së fundi ndërroi tabelat në pikat dhe zonat kufitare, përfshirë edhe aeroportin. Sipas Ligjit për gjuhët, aeroporti i Ohrit duhet të përmbush detyrimin që gjuha shqipe të përdoret, pasi që gjendet në një zonë apo territor ku popullsia shqiptare është mbi 20 për qind.
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “lufta kundër partizimit të institucioneve shtetërore dhe sundimit të nepotizmit që me dakada ishte praktikë që kryhej nga VMRO-DPMNE vazhdon”. “LSDM bashkërisht me qytetarët punojnë në drejtim që më në fund të ndryshojnë punët në shoqërinë tonë dhe ndodhin procese që s’kanë qenë në të kaluarën”, thonë nga LSDM. Nga LSDM thonë se për arsye etike dhe morale anëtarët e familjarëve të përfaqësuesve të LSDM u tërhoqën nga vendet e punës ndërsa ata që i mbushën institucionet shtetërore me kuadër partiak dhe familjarë, VMRO-DPMNE, heshtin. “Në vend se të hesht Hristijan Micko0ski t’u…
Siç raportojnë nga AIM, ministrja e Francës për Çështje Evropiane Nathalie Loiseau, tha se “Franca e nënshkroi protokollin për NATO dhe gëzohet që do të jemi aleatë në aleancën veriatlantike. Sa i përket për bisedimet e BE-së me Maqedoninë e Veriut do të hapen që kur vendi t’i mbush disa kritere”. “Franca gjithmonë e ka mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tani duam shumë se kurrë ta sheh të përforcuar dhe të integruar në rajon në paqe dhe zhvillim. Dy vitet e fundit Shkupi bëri një zhvillim të jashtëzakonshëm për pajtimin rajonal dhe i tejkalua kontesti historik me Greqinë”,…
Aksidenti i fundit në rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë në fshatin Dobrosht ku mbeti i vdekur një person, kanë ngritur interesin e banorëve të Dobroshtit për siguri në rrugë. Numri i madh i aksidenteve dhe pasiguria në rrugë janë shkaqet për të cilat ditën e nesërme dobroshtasit do të bllokojnë rrugën dhe do të shpalosin kërkesat e tyre. Këshilli inicues ka paraqitur kërkesat e tyre të cilat janë: 1. Vendosja e pengesave rrugore në rrugën kryesore t fshatit që nga rruga regjionale deri tek xhamia 2. Vendosja e pengesave rrugore në rrugën regjionale në fshatin Dobrosht 3. Patrullimi i rregullt…
Çështja e imunitetit të ish-kreut të Kuvendit dhe deputeti aktual nga radhët e VMRO-së, Trajko Veljanvski, pritet që të shqyrtohet në seancë plenare në Kuvend brenda tre ditëve. Për sot, kjo temë nuk figuron në rendin e ditës së Legjislativit, ndërkohë që sipas rregullores duhet të vendoset më së voni tre ditë pas pranimit të raportit nga ana e Komisionit përkatës parlamentar. Marrja e imunitetit dështoi në Komisionin çështjeve të imuniteteve sepse në seancën e djeshme mungoi deputeti i BDI-së, Agim Shaqiri, dhe në kështu votimi përfundoi 4:4.
Me 22.02.2019 në ora 11.10 është lajmëruar se në rrethin e Qendrës Mjekësore në Strugë A.M.(34) nga fshati Koroishtë, Strugë, është sulmuar fizikisht nga personi N.Q. nga fshati Bixhevë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 23.02.2019 në ora 00.25 në SPB Manastir, N.E.(38) nga Manastiri lajmëroi se me 22.02.2019 rreth orës 23.00 para një lokali që gjendet në Qendrën e Kulturës, djali i tij 14 vjeçar është sulmuar fizikisht nga një adoleshent tjetër, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 22.02.2019 në ora 18.30 në Stacionin Policor në Rankovce, D.V.(36) nga Kriva Pallanka ka lajmëruar se me 21.02.2019 në ora 18.45 në një shitore në fshatin Rankovce, një person i panjohur ka lëshuar në qarkullim një bankënotë prej 100 euro, për të cilën dyshohet se është fals, transmeton Almakos. Personi ka blerë cigare në vlerë prej 1800 den dhe iu është kthyer kusur prej 4300 denar. Me vërtetim për lëndë të konfiskuara përkohësisht bankënota është ngritur për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Përpjekjet për gjetjen e një presidenti të pranueshëm për të gjitha palët, si duket kanë hasur në vështirësi. Edhe pse LSDM-ja vazhdon kontaktet intensive, si me partitë politike që janë pjesë e Qeverisë, poashtu edhe me ato opozitare shqiptare, me përjashtim të ASH-së, prapëseprapë ajo ballafaqohet me pengesa të shumta, sidomos me kërkesat iracionale për president konsensual,nga ana e partnerit të koalicionit, BDI-së. LSDM-ja, është e detyruar që të gjej një kandidat serioz, me të cilin mund t`i bëj ballë një rivali të denjë siç është zonja Siljanovska. Megjithëse ata kanë paralajmëruar se kandidatin e tyre do ta zyrtarizojnë më…
Gjatë zgjedhjeve të kaluara lokale në disa media u publikuan dokumente zyrtare përmes të cilave qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI ka finansuar mbrojtjen e Johan Tarçullovskit i cili qëndronte në Hag si i akuzuar nga tribunali për masakrën e Luboteni. Nga dokumentat në fjalë mund të shihet qartë se mbrojtja e Johan Tarëçullovskit është bërë përmes rrugës zyrtare dhe atë që ironia të jetë më e madhe disa nga dokumentat janë të nënshkruara edhe nga ish ministri Blerim Bexheti, kuadër i BDI-së i cili aktualisht është kryetar i komunës së Sarajit. KUSH ISHTE AMBASADORI I MAQEDONISË NË HAG QË SIGURONTE…
Me 22.02.2019 në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 13.50, në bazë të urdhrit gjyqësor është kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse te personi M.H.(27) nga Gostivari, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, ndërsa personi është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Gostivar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

