Author: Hamdi Kumanova

Me 05.03.2019 në ora 15.00 në SPB Shtip është lajmëruar se në eterin e Pehcevës, në afërsi të vendit të quajtur Spikovo, është shkaktuar një zjarr që ka kapur disa objekte ndihmëse, të mbjella frutash dhe hapësirë të madhe të barit, transmeton Almakos. Zjarri është lokalizuar nga ekipi i Zjarrfikësve në Pehcevë.

Lexo më Shumë

Ridvan Ismaili Komuna e Studeniçanit ka shkallën më të lartë të natalitetit në Rajonit e Shkupit, njëkohësisht edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Edhe kësaj radhe dëshmoi se është njëra ndër komunat më vitale në vend dhe bie në grupin e komunave me natalitet të lartë, me mbi 29 promila. Ajo, gjatë vitit 2018, mban rekordin për nga numri i foshnjave të lindura në raport me numrin e popullsisë. Vitin që lam pas, krahasuar me vitet paraprake, kjo komunë shënoi shkallën më të lartë të lindjeve (501) dhe shkallën më të ulët të vdekjeve (109), gjë që i mundëson…

Lexo më Shumë

Riemërimi i institucioneve shtetërore, publike të financuar nga buxheti i shtetit është bërë në bazë të tri kritereve. Ngel të shihet vetëm se si do të vendoset për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, për të cilën në rrjedhë janë konsultimet. “Dje kemi miratuar vendim se Regjistri Qendror do t’i bëjë këto ndryshime dhe do t’i shkruaj emrat e ri, ndërsa shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta do të vendos tabelat e reja në institucione”, tha sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. Boshnjakovski sqaroi se në institucionet ku përmendet fjala “Republika e Maqedonisë”, do të ndryshohen në…

Lexo më Shumë

Për shkak të shpeshtimit të zjarreve, nëpër pyje dhe fusha në rajonin më të gjërë të Pollogut. Sektori për punë të brendëshme Tetovë, përsërit apelet dhe paralajmërimet deri tek të gjithë individët të cilët punojnë ose lëvizin nëpër vende të hapura që të mosë ndezin zjarre. Kjo, veçanërishtë ka të bëj me bujqit, të cilët në mënyrë intensive janë duke u pregaditur për mbjellat pranverore, të cilët i pastrojnë dhe djegin mbeturinat dhe kashtat nëpër fushat e tyre dhe shkojnë, kurse zjarri në mënyrë të pakontrolluar zgjërohet në mënyrë të shpejtë, gjegjësishtë kur frynë erë. Këshillohen që të kenë kujdes…

Lexo më Shumë

Një këmbësor humbi jetën në një aksident, ndërsa dy persona kanë marrë lëndime trupore në dy aksidente nga gjithsej nëntë që kanë ndodhur në njëzet e katër orët e kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material. Policia e trafikut i ka përjashtuar 44 automjete të cilat kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, tetë para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe tre fillestarë. Tre automjete janë përjashtuar për shkak të defekteve teknike, ndërsa për parkim të padrejtë janë dhënë 123 masa. Me automjetin special…

Lexo më Shumë

Me 05.03.2019 në ora 13.30 në udhëkryqin nga rrugët “ 7 nëntori “ dhe “Bekir Aliriza” në Ohër, mopedi i tipit “Tomos Sprinter” pa targa regjistrimi, e drejtuar nga T.Sh.(71) nga fshati Velgoshti, Ohër, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë, transmeton Almakos. Me veturën e Ndihmës së shpejtë, T.Sh. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Ohër ku nga lëndimet e shumta ka vdekur. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit Policor në Ohër. Me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dërguar për obduksion.

Lexo më Shumë

Me 04.03.2019 në ora 19.40 në SPB Shkup, S.S.(41) nga fshati Haraçinë ka lajmëruar se ditën e njëjtë në periudhën nga ora 17.10 deri në ora 19.00 në fshatin Haraçinë një kryerës i panjohur e ka vjedhur veturën e tij të tipit “Mercedes 220” e cila ka qenë me derën hapur dhe me çelësin në derë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 04.03.2019 rreth orës 21.00 në SPB Shkup është lajmëruar se para hyrjes në një fabrikë në Shkup, disa persona nga Shkupi e kanë sulmuar fizikisht M.J.(60) nga Kosova në lidhje me një keqkuptim në lidhje me pritje në radhë për ngarkimin e mallrave, transmeton Almakos. Kundër kryerësve do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër E.M.(18) nga Banjica e Poshtme, Gostivar, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 13.11.2018 në Gostivar, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në veturën e tipit “Folksvagen golf”, e drejtuar nga i padituri ku është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Lexo më Shumë

Me 04.03.2019 në ora 07.30 në Stacionin Policor në Karposh është lajmëruar se në periudhën nga ora 22.00 me 02.03.2019 deri në ora 04.00 me 04.03.2019 një kryerës i panjohur ka kryer një vjedhje të rëndë në një sallon shitjesh të operatorëve mobil në bulevardin “Aradhat Partizane” dhe ka vjedhur 19 celular, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

MPB-ja dha një njoftim në lidhje me ngjarjen për të cilën kanë raportuar se me 03.03.2019 rreth orës 23.30 në SPB Strumicë, mjeku nga Spitali në Strumicë ka lajmëruar se tek to është hospitalizuar një vajzë 19 vjeçare nga Strumica ku gjatë kontrollit është konstatuar se paraprakisht ka lindur, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi, në më shumë vende janë gjetur dëshmi që tregojnë se ka pasur lindje, njofton se është kontrolluar nga zyrtarët policor dhe prokurori publik ku është i gjetur edhe trupi i vdekur i foshnjës, transmeton Almakos. Me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i foshnjës është dorëzuar për…

Lexo më Shumë