Author: Hamdi Kumanova

Me 08.03.2019 në ora 13.30 në vendkalimin kufitar në Tabanoc nga ana e zyrtarëve policor është arrestuar I.G.(52) nga Shqipëria, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se pasaportën qëllimisht e ka dëmtuar ( është fshirë shtembil te njëra prej faqeve), transmeton Almakos. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 08.03.2019 në ora 21.50 në vendkalimin kufitar në Tabanoc gjatë kryerjes së kontrollit është konstatuar se Xh.M.(24) nga Shkupi evidentohet në STOP listën për mbajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale sipas nenit 236 qëndrimi 1 që ka lidhje me nenin 22 nga Kodi Penal dhe i njëjti dënim të kryhet në burgun e Idrizovës, transmeton Almakos. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut ka kohë që ka nisur nënshkrimi i kandidatëve për president të shtetit, derisa sonte në mesnatë do të përfundojë grumbullimi i këtyre nënshkrimeve. Kandidati i përbashkët i partisë së 31-të politike nga koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja, Stevo Pendarovski mori mbështetje nga mbi 60 deputetë në Kuvend. Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, profesoresha Gordana Siljanovska Davkova nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve i mblodhi për vetëm një ditë. Nënshkrime për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale mblodhi edhe Blerim Reka, të cilin e mbështeti Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA. Për zgjedhjet e gjashta presidenciale nënshkrime kanë…

Lexo më Shumë

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e ka publikuar tekstin e versionit punues të propozim-ligjit për shërbim të lartë udhëheqës, njofton Portalb.mk. Prej sot, propozimi është vendosur në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik, ku në 20 ditët e ardhshme, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi me komentet e tyre, vërejtjet dhe propozimet që të kontribuojnë në përmirësimin e tekstit të Ligjit. Me këtë ligj po bëhet hap në drejtim të profesionalizimit dhe departizim të administratës publike. Ajo është pjesë e kërkesave kyçe të qytetarëve, por edhe të Bashkimit Evropian. Qëllimi i këtyre reformave, shtojnë nga Ministria është vendosja e…

Lexo më Shumë

Me 07.03.2019 rreth orës 14.30, zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë e arrestuan G.C.(47) nga Recica e Vogël, Tetovë, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. G.C. është mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 07.03.2019 në ora 09.30 në SPB Shkup, një burrë 43 vjeçar nga fshati Studenican, Shkup ka lajmëruar se me 05.03.2019 rreth orës 14.00 në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” vajza e tij 16 vjeçare është takuar nga A.R. nga fshati Studenicani, me të cilën paraprakisht janë njohur, e ka futur me dhunë në veturën e tij, ku pas 40 minutave e ka lëshuar që të shkoje pa asnjë kontakt fizik, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Intelektualja nga Tetova, Elita Masha, me rastin e 8 marsit ka dërguar një porosi në gjuhën angleze deri tek të gjitha gratë dhe motrat shqiptare anembanë rruzullit tokësor. Masha ka porositur gratë, nënat dhe motrat që të qëndrojnë dhe luftojnë bashkërisht për të drejtat e tyre, transmeton Almakos. “Gëzuar Ditën e Nënës?? Për të gjitha heroinat femërore për çdo betejë të ballafaquar, për çdo luftë të kaluar, çdo padrejtësi dhe diskriminim që na bëri ne që jemi sot! Luftëtare e jo viktima ?? Së bashku ne qëndrojmë, të ndara ne biem! QËNDRUESHMËRI PËR FUQIZIM TË GRAVE”, shkroi Elita Masha.

Lexo më Shumë

Me 07.03.2019 në ora 14.45 është lajmëruar se në Shën Nikollë në rrugën “Mladinska” vetura e tipit “Opel” me targa nga Shën Nikolla e drejtuar nga S.P.(43) nga fshati Milino, e ka goditur këmbësorin D.M. (81) nga Shën Nikolla, transmeton Almakos. D.M. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Shën Nikollë ku po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

SPB Shkup në bashkëpunim me SPB Tetovë realizuan një aksion kundër tregtisë së palejuar të drogës duke dërguar deri te PTHP një padi penale kundër B.S.(33) për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ tregti e paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Dje rreth orës 14.45, zyrtarët policor në bazë të urdhrit gjyqësor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit në Shkup, ku janë gjetur disa pakovka me drogë, matëse digjitale, para në vlerë nga 350 euro dhe 64.000 denar, celular dhe mjete tjera. Mjetet e gjetura me vërtetim janë konfiskuar…

Lexo më Shumë

Me 07.03.2019 në ora 18.30 është lajmëruar se në rrugën regjionale Prilep-fshati Vitolishtë, C.B.(77) nga Prilepi duke drejtuar mopedin “Tomos” e ka humbur kontrollin mbi të njëjtin dhe është rrëzuar në rrugë, transmeton Almakos. C.B. është dërguar në Spitalin e qytetit në Prilep, ku nga ana e mjekut iu janë konstatuar lëndime të rënda. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Prilep.

Lexo më Shumë