Author: Hamdi Kumanova

Dy persona, shtetas të Republikës së Shqipërisë mbrëmë në aerodromin e Shkupin janë kapur me letërnjoftime të rreme greke. Siç njoftojnë nga policia, njëri prej tyre, E.L pas kontrollit ka pranuar se letërnjoftimi ka qenë i falsifikuar dhe se e ka blerë nga një person i panjohur në Shqipëri për 1000 euro. 26 vjeçari E.L ëshë privuar nga liria. Në rastin e dytë, me letërnjoftim të rremë ka udhëtuar personi H.A, i cili është arrestuar nga zyrtarët policorë. Pas kontrollit të kryer, tek ai është gjetur letërnjoftimi shqiptar me emër të tij./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Nga Qendra për komunikime me opinionin nga LSDM-ja thonë se falë reformave të qeverisë së udhëhequr nga lideri i tyre papunësia është ulur nën 20 për qind. Për më shumë para tek qytetarët dhe standard më të mirë. Papunësia është ulur nën 20 për qind, pagat po rritet, janë hapur 26.000 vendet të reja pune. Me politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë, papunësia është ulur nën 20 për qind. Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është vërejtur ulje e papunësisë në 19,4 për qind që është niveli më i ulët deri më tani. Në të njëjtën kohë të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thotë se Ligji i ri i prokurorisë publike i jep jetë PSP-së. Ajo thotë se nga 15 shtatori i këtij viti, PSP do të ishte organ i vdekur për shkak se atëherë i skadon mandati i prokurores speciale publike Katica Janeva, ndërsa sipas ligjit të tanishëm për PSP-në përveç prokurores publike askush tjetër nuk mund të ndërmerr veprime në emër të vet. Për “bombat”, Deskoska thotë edhe pa to asnjë lëndë nuk do të rrezikohet. “asnjë lëndë nuk duhet të rrezikohet pa incizimet, sipas njoftimeve që i kemi PSP do të mund të vazhdojë me…

Lexo më Shumë

Me rastin e 18 marsit 104 vjetorit të Fitores së Çanakkalasë 7 persona nga vende të ndryshme të Ballkanit janë mbledhur në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, për të nisur udhëtimin me biçikleta në Çanakkala, raporton (AA). Me iniciativën e Shoqatës Bjeshkatare Ekologjike nga Shkupi, 7 persona nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Sanxhaku dhe Bosnjë e Hercegovina, pasi janë mbledhur në Shkup dhe kanë falur namazin e sabahut, grupi që mbante flamuj të Turqisë në biçikletat e tyre dhe nën shoqërimin e tekbireve janë nisur rrugës drejt Çanakkalasë. Sami Emin nga Shkupi në një deklaratë…

Lexo më Shumë

Në mesnatë përfundoi grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatët për kryetar shteti. Deri tani 10.000 nënshkrimet e nevojshme i mbodhën, Gordana Siljanovska Davkova, Blerim Reka dhe Stevo Pendarovski. Nënshkrime mblodhën edhe Filip Petrovski, Dimçe Petrovski, Josiv Mirçevski dhe Gospodin Poposki, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pritet që KShZ pas numërimit të nënshkrimeve, të deklarohet për n umrin e kandidatëve që kanë plotësuar kushtin. Mbledhja e nënshkrimeve filloi më 23 shkurt. Kandidatët për kryetar të Republikës në KShZ duhet t’i dërgojnë kandidaturat deri më 21 mars, ndërsa fushata zgjedhore duhet të fillojë më 1 prill. Rrethi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale…

Lexo më Shumë

Me 08.03.2019 në Stacionin Policor në Kriva Pallankë është lajmëruar se ka pasur prishje të rendit publik në një lokal në rrugën “Ilindeni” në Kriva Pallankë, transmeton Almakos. D.S., K.S. dhe D.S. fizikisht i kanë sulmuar K.J. dhe N.V. të gjithë nga Kriva Pallanka të cilët në atë moment kanë qenë ulur në njërën prej tavolinave të lokalit. Pastaj është thyer një pjesë e inventarit të lokalit. Pas dokumentimit të rastit do të ngriten padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 07.03.2019 në ora 13.30 në Kërçovë nga ana e zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Kërçovë është kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të Xh.Xh.(30) nga Kërçova ku është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, transmeton Almakos. Në shtëpinë e tij është takuar edhe Xh.R.(34) nga Kërçova te i cili është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike “ Xh.Xh. dhe Xh.R. janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Kërçovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 08.03.2019 në ora 08.00 në SPB Manastir është lajmëruar se në Manastir në udhëkryqin nga rruga “Prilepi” dhe rruga “Bataljoni Stiv Naumov” një veturë e panjohur e drejtuar nga një person i panjohur e ka goditur këmbësorin V.B.(50) nga Manastiri, pas së cilës e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos. V.B. është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Spitalin Klinik në Manastir. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të SPB Manastir ku po punohet për gjetjen e shoferit dhe zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 08.03.2019 në ora 12 është lajmëruar se në Prilep në rrugën “Sotka Gjorgioski” vetura e tipit “Golf” me targa nga Prilepi e drejtuar nga G.I.(44) nga Prilepi e ka goditur këmbësorin J.P.(82) nga Prilepi, transmeton Almakos. J.P. është lënduar rëndë, lëndime të konstatuara nga ana e mjekut të Spitalit të qytetit në Prilep. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Prilep dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Me 08.03.2019 në ora 16.30 është lajmëruar se në udhëkryqin nga rruga lokale nga fshati Prosenikovo për në fshatin Gecerli, Strumicë, N.M.(20) nga fshati Saraj, Strumicë duke drejtuar motoçikletën e tipit “Fosti FT-150” e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë, transmeton Almakos. N.M. është lënduar rëndë dhe është kontrolluar në Qendrën Mjekësore në Strumicë. Është kryer kontroll në vendin e ngjarje nga ana e ekipit të SPB Strumicë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Me 08.03.2019 në ora 18.10 në vendkalimin kufitar në Tabanoc gjatë kontrollit te personi L.O.(43) nga Republika e Turqisë është vërtetuar se dokumentet që janë dhënë për shqyrtim kanë qenë false, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te personi është gjetur leja për vozitje turke në emër të N.A.(42) prej të cilës është vërtetuar edhe identiteti i vërtet i personit. Ai është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë