Me 10.03.2019 në ora 17.00 në SPB Shtip është lajmëruar se është shkaktuar një zjarr në fshatin Grad, Dellcevë, në vendin e quajtur “Cuka”, transmeton Almakos. Nga zjarri është kapur një arë prej rreth 10 deka me barë të thatë dhe 1 deka e mbjell me kumbulla të kaltra. Nga ana e popullatës vendase dhe ekipit të zjarrfikësve në Dellcevë zjarri është shuar në tërësi.
Author: Hamdi Kumanova
Me 10.03.2019 rreth orës 16.00 në SPB Tetovë është lajmëruar se në rrugën lokale Tetovë-fshati Gjermë është shkaktuar një zjarr i cili është përhapur në oborrin e I.S.(37) dhe e ka kapur edhe stallën dhe një objekt tjetër, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, zjarrin e ka hetuar I.Z.(68) nga Tetova, i cili ka tentuar ta shuaj ku është lënduar. Zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve në Tetovë. Është kryer kontroll.
Zjarr në pyll, livadhe në rajonin e Komunës së Likovës, nën digën e Goshnicës, informoi në mëngjesin e sotëm institucionet kompetente. Zjarri la filluar të përhapet dje në orët e pasdites, informoi udhëheqësi i degës së Kumanovës të NP “Pyjet e Maqedonisë”, Luan Bajrami. “Në mëngjesin e sotëm ekipet tona të Njësitit territorial zjarrfikës janë në terren dhe tentojnë ta shuajnë zjarrin, por duhet të potencoj se është kapluar sipërfaqe e terrenit vështirë të kalueshëm”, deklaroi Bajrami. Edhe komandanti NJTZ Kumanovë, Dejan Ilievski konfirmoi se ekipi i tij është në Likovë në rajonin e përfshirë në zjarr.
Nga Prokuroria Themelore Publike Shkup është sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi, i dyshuar se ka bërë vepër penale – prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekurosëve. I dyshuari, siç kumtoi PTHP Shkup, ka furnizuar sasi të madhe të drogave narkotike – kokainë dhe heroinë dhe më pas e ka paketuar në shtëpinë e tij me qëllim që ta lëshojë në shitje. Gjatë bastisjes nga personat e autorizuar zyrtarë nga SPB Shkup, më datën 7 të këtij muaji në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe marrë drogë narkotike…
Prokuroria duhet të deklarohet nëse profesoresha universitare Biljana Vankovska ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale në lidhje me aksidentin e 13 shkurtit në të cilin humbën jetën 15 persona, njofton Portalb.mk. Ministria e Punëve të Brendshme, sipas procedurës, ka dorëzuar raportim zyrtar deri te Prokurori, në lidhje me qëndrimin publik të Vankovskës, e cila në ditën e aksidentit, nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk shpërndau gjuhë të urrejtjes duke e lidhur aksidentin tragjik me ndodhinë e konfliktit të vitit 2001 në Karpallëk në të cilën u vranë 10 ushtarë të Armatës së Maqedonisë nga formacionet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në ditën e…
Kandidati për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për “Jutarnji list” tha se është shumë e rëndësishme që presidenti i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut të fitojë edhe vota të shqiptarëve. “Kjo ka shumë rëndësi, së pari për shkak bashkësisë së madhe shqiptare në vendin tonë, e cila ka shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe për shkak bashkëpunimit rajonal, që është parakusht për integrimin evropian, ndërsa nga tre fqinjët tanë, Bullgaria dhe Greqia janë anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa Serbia është në rrugë”, tha Pendarovski. “Ne jemi ende larg anëtarësimit të plotë për…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar padi penale për gjuhë të urrejtjes kundër 31-vjeçarit nga Kumanova, pasi që i njëjti nëpër rrjete sociale ka shpërndarë materiale raciste dhe ksenofobe në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit në rrugën Shkup-Tetovë, në të cilin humbën jetën 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. “Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka dorëzuar padi penale kundër një personit V.S. (31) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik” në lidhje me aksidentin e autobusit në fshatin…
Me Ligjin e ri për furnizime publike, që do të fillojë prej prillit, vendosen një varg sërë masash, të cilat i përmirësojnë kushtet për kyçjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në furnizimet publike, për shkak se ato janë shtylla kurrizore e ekonomisë, thotë ministri i Financave, Dragan Tevdovski në një intervistë për portalin biznisregulativa.mk. “Nga njëra anë, hyrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në furnizimet publike, u mundëson organeve kontraktuese ta zgjerojnë bazën e ofruesve potencial dhe t’i ndjejnë efektet pozitive nga konkurrenca më e madhe. Nga ana tjetër, krijohet kundërpeshë e lojtarëve dominues në treg”,…
Kandidati i vetëm shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka thënë se përkrahja e qytetarëve për kandidaturën e tij është e rëndësishme. Megjithatë, sipas tij, vota do ta përcaktojë fituesin në zgjedhjet që pritet të mbahen më 21 prill të këtij viti. Reka gjatë intervistës ka pohuar se synimi i mandatit të tij presidencial është kthimi i rendit republikan dhe depersonalizimi i shtetit. “Nëse duan ta ndryshojnë gjendjen intelektualët duhet ta thyejnë kufirin midis vëzhguesit, kritikuesit verbal dhe veprimtarit aktiv. Pa marrë përgjegjësi politike nuk mund të bëhen ndryshime”. Kështu ka deklaruar në një intervistë kandidati i…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se parametrat ekonomik dëshmojnë se ekonomia po lëvizë në drejtimin e duhur. Ata thonë se konfirmim për këtë është rritja e bruto prodhimit vendor prej 3,7 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2018. “Në periudhën e njëjtë, shkalla e papunësisë është ulur më 19,4 për qind që është minimum historik. Vetëm vitin e kaluar janë hapur 26.000 vendet të reja pune të paguara mirë, ndërsa janë vërejtur edhe vlerë rekorde e investimeve të huaja prej 624,5 milionë euro”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se qeveria e udhëhequr…
Me 09.03.2019 rreth orës 10, në qarkun e Spitalit të përgjithshëm në Strugë është prishur rendi publik nga sulmi fizik i kryer nga A.A.(29) nga Struga ndaj E.B.(39) dhe gruaja e tij A.B.(32), nga Struga, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, stacioni policor në Strugë do të ngrit padi adekuate penale.
Me 10.03.2019 në ora 00.15 në SPB Tetovë, J.T.(45) nga fshati Dobarce, Zhelinë, ka lajëmruar se me 09.03.2019 rreth orës 23.55 para një lokali që gjendet në rrugën “Ilinden” është sulmuar fizikisht nga J.S. nga Recica e Madhe, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.

