Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot ka realizuar takim me u.d. kryetarin e Komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski dhe u.d. drejtoren e IN Enti dhe Muzeu Ohër, Eleonora Novakovska me përfaqësues dhe kryetar të shoqatës së qytetarëve “Sovest”, Mihail Trendafillov, njofton Portalb.mk. Në takim është biseduar për çështjen e ndërtimit të minarës së Xhamisë “Ali Pasha” në qendër të Ohrit, që sipas autoriteteve komunale, por edhe organizatës joqeveritare “Sovest”, po ndërtohet pa leje. “në takim kemi biseduar për problemet e trashëguara për ndërtimin kontestues pa dokumentacion përkatës të një pjese të objektit religjioz në qendër të qytetit dhe për gjetjen e zgjidhjes…

Lexo më Shumë

Me 19.03.2019 në ora 21.20 në rrugën ‘Skupi’ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Folksvagen Golf” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.D.(34) nga fshati Volkovo, Shkup dhe veturës së tipit “Mercedes” e drejtuar nga R.Sh.(19) nga Shkupi, transmeton Almakos. Janë lënduar shoferi D.D. dhe M.S.(21) nga Shkupi, bashkëudhëtarë në veturën “Golf”. Ata janë dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 19.03.2019 në ora 16.30 në vendkalimin kufitar ‘Aeroporti ndërkombëtar në Shkup’, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se personi P.A.(34) nga Strumica, gjendet në listën me masën “A”( arresto), transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor të SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Nxënësitë shqiptarë në Maqedoni nuk i tangonë vetëm problemi i të privuarit nga e drejta që të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, e drejtë kjo e paraparë me Kushtetutë dhe mbrojtur me ligj. Ata, çdo ditë ballafaqohen edhe me problemin e hapsirave gjatë realizimit të procesit edukativo-arsimor. Gjithë kjo situatë është si rrjedhoj e mosshpërndarjes së njëtrajtshme të nxënësve nëpër klasa dhe objekte. Mbajtja peng e klasave dhe objekteve për nxënësit shqiptarë, në shkollën fillore Toli Zordumis por edhe në atë Vuk Karaxhiq në Kumanovë, është edhe një problem i krijuar artificialisht, e që ka prapavijë politike. Raporti nxënës -…

Lexo më Shumë

Me 19.03.2019 në ora 06.15 në vendkalimin kufitar në Tabanoc është arrestuar Xh.B.(30) nga fshati Haraçinë, Shkup, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit është vërtetuar se personi gjendet në STOP listën për kryerjen e veprës penale ‘falsifikim dokumentesh’ e dënueshme sipas nenit 378 qëndrimi 3 nga Kodi Penal. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Në Konferencën e 16-të të kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatik-Joniane që u mbajt në Budvë të Malit të Zi prej më 18-19 mars 2019, kryetarët – pjesëmarrës në konferencë miratuan deklaratë të përbashkët, transmeton Portalb.mk. Me Deklaratën e nënshkruar u theksua: – rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit parlamentar në rajon për realizimin e projekteve për përkrahjen e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE); – sektori i turizmit bëhet faktor gjithnjë më i rëndësishëm i përparimit ekonomik të rajonit Adriatik-Jonian me ç’rast inkurajohen vendet anëtare të nismës ta përmirësojnë dimensionin rajonal të bashkëpunimit dhe këmbimit të praktikave më të mira në…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet presidenciale 2019, të drejtën e tyre të votës, jashtë vendit, do të mund ta realizojnë gjithsejt 1.782 qytetarë në 32 Përfaqësi diplomatike – konsullare dhe zyra konsullare të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, dhe atë në: Abu Dabi, Beograd, Berlin, Bernë, Bon, Bruksel, Budapest, Bukuresht, Uashington, Venecie, Vjenë, Detroid, Zagreb, Stamboll, Kanberrë, Kopenhagë, Londër, Lubjanë, Melburn, Munih, Nju-Jork, Osllo, Otavë, Paris, Pragë, Prishtinë, Romë, Sarajevë, Stokholm, Toronto, Hagë dhe Çikago. Ky është konkludimi që e solli Komisioni shtetëror zgjedhor, në mbledhjen e vet të 25-të pas prëfundimit të afatit për parashtrim të paraqitjeve për votim në…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Zyrtarisht ka nisur gara për zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë Veriore. Kandidatët për president kanë mbledhur nënshkrimet dhe kanë nisur që t`i ndezin motorët për të kërkuar votat e qytetarëve! Brenda kësaj periudhe kanë ndodhur edhe shumë gjëra tjera të rëndësishme të cilat nxisin kërshërinë e opinionit publik, ajo është shqiptimi i dënimit me burg prej tre vjetësh për liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe dënimit me shtatë vite burg të Feta Alimi. Ajo që ra në sy të opinionit ishte pjesëmarrja e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në emisionin “Oksigjen” të Besim Dinës…

Lexo më Shumë

Në momentin kur i gjithë opinjoni po pret funksionimin e shtetit ligjorë dhe funksionimin e drejtësisë, nga ato shkëndija shprese që dikur i dha Prokuroria Publike Speciale, sot kjo Prokurori speciale po bëhet lëndë e protagonistëve të ashtuquajtura ,,Bomba” Bisedimet e fshehta mes Kryeministrit Zaev dhe Liderit të VMRO-së Hristijan Mickovksi, për fatin e PSP, duke përjashtuar opozitën shqiptare për krijimin e një konsenzusi politik me të gjërë,lënë për të dëshiruar se Maqedonia e Veriut vazhdon edhe më tej të promovoj diskursin etnocentrik dhe përjashtues. Inkuadrimi i BDI-së në këtë proces me anë të zyrtarëve që ishin pjesë e ,,bombave”…

Lexo më Shumë

Shtatë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për marrje pjesë në luftë të huaj ose formacione parapolicore, ndërkaq një person i akuzuar për veprën penale “Organizatë terroriste”, sot në diskutimin kryesor të seancës gjyqësore që është mbajtur në Gjykatën Themelore e kanë pranuar fajin për veprat që i ngarkohen, kumtoi Gjykata, njofton Portalb.mk. Në gusht vitin e kaluar, në bashkëpunim me partnerët e Koalicionit Global për luftë kundër terrorizmit dhe Forcat Demokratike të Sirisë, të akuzuarit janë dërguar me avion në Aeroportin e Shkupit pas së cilës janë privuar nga liria. Pas zbatimit të hetimit, në dhjetor, prokurori publik nga…

Lexo më Shumë