Me 21.03.2019 në ora 15.30, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ mundësim të përdorimit të drogave narkotike” është arrestuar në Stacionin Policor në Strumicë, M.A.(30) nga Strumica, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër personit do të ngritet padi adekuate penale
Author: Hamdi Kumanova
Gruaja e cila javën e kaluar u paraqit si e zhdukur, pas pesë ditësh është kthyer në shtëpi, transmeton Almakos. Ashtu si informuan nga SPB Kumanovë, M.J.(39) nga Kumanova, të cilën burri i saj I.J.(51) me 16 mars e ka paraqitur se është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur, dje është kthyer në shtëpi. M.J. ka sqaruar se ka qenë në Kroaci në periudhën e përmendur.
Sektori për punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër N.D.(23) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ tregti pa leje me armë”, transmeton Almakos. Me 20.03.2019, gjatë kryerjes së shërbimeve patrulluese në rrugën “Boro Menkov”, zyrtarët policor gjatë kontrollit te i padituri kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën „SIG-SAUER 7.65“ me kornizën ku ka pasur tre plumba. I padituri pistoletën e ka pasur pa leje.
Sektori për punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër A.B.(51) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, vepër e dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Me 20.03.2019 zyrtarët policor kanë kryer kontroll te i padituri, ndërsa më vonë, ditën e njëjtë, në bazë të urdhrit gjyqësor kanë kryer kontroll në shtëpinë e tij ku kanë gjetur dhe konfiskuar heroinë.
Me 21.03.2019 në kohën nga ora 09.40 deri në ora 12.00, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpitë e F.S.(56) dhe E.S.(30), dytë nga fshati Buçim, Radovish, transmeton Almakos. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar para-valuta të ndryshime, municion për armë gjuetie dhe marihuanë. E.S. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Radovish. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 21.03.2019 në ora 14.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në vendin e quajtur “Muri Zajce”, në afërsi të Entit Hidrometeorologjik, është kallur bari i thatë, transmeton Almakos. Zyrtarët policor kanë dal në vendin e ngjarjes ku e kanë parë R.Gj.(78) nga Shkupi. Gjatë bisedës me të, ai ka sqaruar se duke rregulluar oborrin është shkaktuar një zjarr të cilën ai nuk ka pasur sukses ta shuaj. Nga ekipi i zjarrfikësve zjarri është shuar në ora 14.50. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se Serbia është e vetëdijshme për gabimet e saja në të kaluarën por bombardimi i NATO-s në vitin 1999, ka qenë gabim i të tjerëve dhe jo i qytetarëve të Serbisë. Në një konferencë për media, në 20 vjetorin e intervenimit ushtarak të NATO-s në Jugosllavinë e atëhershme, kryeministrja Bërnabiq tha se Serbia nuk duhet të harrojë viktimat e sulmeve, fabrikat dhe urat e shkatërruara, por duhet të provojë të falë pasi, sipas saj, kjo është e vetmja rrugë për të realizuar potencialin e saj dhe për t’u kthyer kah e ardhmja dhe bashkëpunimi.…
Me 21.03.2019 në ora 09.30 në Stacionin Policor në Manastir është arrestuar Z.R.(20) nga Republika e Shqipërisë për shkak të qëndrimit të parregullt në R.M.V., transmeton Almakos. Personi është arrestuar në stacionin e autobusëve në Manastir.
Me 21.03.2019 rreth orës 11.30 është lajmëruar se në udhëkryqin nga rrugët “Mukos” dhe “Shaqir Vojvoda” në Prilep, vetura e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga R.D.(19) nga Prilepi, e ka goditur një 11 vjeçar nga Prilepi që shëtiste me biçikletë, transmeton Almakos. Fëmija është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit në Prilep ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Memedali Jusufi Ajo ndihet fajtore , as mjeku-psikologu nuk i ndihmon dote; se si te dale prej nje filmi te cilin vazhdimisht e sheh. Nuk i hiqet nga mendja ajo torture qe e ka pare…. Ina uthtonte ate mbremje ne nje relacion , me nje bus i cili do ti conte ne nje destinacion te panjohur per te gjith udhtaret. Tragjedia e Laskarces i mori jeten 16 vetave me shume se aq la te traumatizuar Zemra- Truri- dhe trupi Eshte ceshtje fati me thote Ina, me lot ne sy Vone shume vone u kuptua se neurotransmeteret te cilet e luajne…
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Koordinatori Nacional për IPA, Bujar Osmani, kryesoi me Komitetin e katërt monitorues së bashku me Dejvid Kulen nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore (DG NEAR), në të cilën pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut. “Zbatimi i IPA-s në Republikën e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet me një dinamikë, që është e rëndësisë së veçantë duke e pasur parasysh edhe ndjeshmërinë e periudhës për integrimet tona evropiane. Edhe pse po ballafaqohemi me sfida të caktuara, tani më e mbyllëm programin IPA 1…
Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) sot do të hedhet shorti për numrin rendor të kandidatëve në fletën e votimin në zgjedhjet presidenciale, transmeton Portalb.mk. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski dje ka konfirmuar se është kompletuar lista e kandidatëve, dhe më 21 prill, në zgjedhje presidenciale do të garojnë: Kandidati i pavarur, Blerim Reka, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska dhe kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovski. Shefet e shtabeve zgjedhore premtuan fushatë zgjedhore të veçantë: të qetë, evropiane dhe demokratike. Derkoski apeloi që kandidatët t’u shmangen paraqitjeve publike dhe deklaratave deri më 1 prill, kur edhe zyrtarisht…

