Më 24.09.2025, në orën 23:07, në SPB Shkup është denoncuar se në një hapësirë parkingu në bulevardin “11 Tetori” është djegur një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Shkupit, pronë e një personi juridik. Nga flakët është përfshirë edhe automjeti “Citroen” me targa të Shkupit, si dhe një pjesë e një objekti tregtar. Zjarrfikësit e Brigadës kanë shuar zjarin, ndërsa persona të lënduar nuk ka pasur. Në vendngjarje është kryer këqyrja dhe policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.TS
Author: Hamdi Kumanova
Më 24/25.09.2025, në Shkup, në vende të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria D.K. (21), P.S. (19), T.J. (18) dhe një të mitur 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, si dhe B.S. (35) nga Sveti Nikolla. Sipas policisë, tek të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar një materie pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ndiqen parashtresa përkatëse.TS
Më 24.09.2025, rreth orës 20:55, në SPB Shkup është denoncuar një aksident komunikacioni në kryqëzimin e bulevardit “Brigada Maqedonase-Kosovare” me rrugën “Adem Demaçi”. Sipas njoftimit, automjeti pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.I. (30) nga fshati Moranë, u përplas me një mopedi “Aprilia” me targa të Shkupit, të drejtuar nga R.B. (32) nga Shkupi. Në aksident, motoçiklisti pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” për trajtim. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen në vendngjarje dhe po vazhdon hetimi për zbardhjen e plotë të shkaqeve të…
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se janë sekuestruar 600 pako me qerpikë artificialë në Aeroportin e Shkupit. “Në total u gjetën 600 pako me qerpikë artificialë gjatë kontrollit të çantave të një shtetase italiane që kishte ardhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me fluturim nga Roma”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Numri 7 është numri i VLEN-it në zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Ky nuk është thjesht një numër, është shenjë e fatit, e përmbushjes dhe e ndryshimit që nuk ndalet më. Ashtu si 7 ditët e javës që e mbajnë jetën në ritëm, edhe 7-a e VLEN-it do të sjellë një epokë të re për qytetarët tanë, çdo ditë dhe çdo javë të vitit. Me slloganin tonë “NJË ZË”, ne i bashkojmë të gjitha zërat e qytetarëve në një forcë të vetme që do ta përmbysë korrupsionin, padrejtësinë dhe stagnimin. “NJË ZË” është zëri i shqiptarëve, i rinisë, i grave,…
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, njëherësh edhe kryetar i Trupit koordinues kombëtar për zbatimin e konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, sot hapi seancën konstituive të këtij Trupi. Siç njoftoi Ministria, Limani theksoi rëndësinë e këtij Trupi, përpjekjet e të cilit synojnë avancimin e mbrojtjes së grave viktima të dhunës dhe dhunës në familje. Ai iu referua veprimeve të deritanishme të ndërmarra nga shteti, me qëllim përgatitjen më të mirë për parandalimin, për mbrojtjen dhe për pengimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës…
Qeveria dhe të gjitha institucionet duhet t’i përmbahen vazhdimisht vendosmërisë për të respektuar pa kushte karakteristikat gjuhësore, identitare, historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elemente për të cilat nuk negociohet me BE-në, dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme t’i plotësojë obligimet e Kornizës negociuese me BE-në, duke përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese me përcaktim të qartë se kjo është pengesa e fundit, pa pranimin e kërkesave të reja ose çështjet e karakterit dypalësh dhe të identitetit. Këto janë dy pika kryesore të Rezolutës për definimin e pozitave të përbashkëta për vazhdimin e rrugës evropiane të…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, sot në profilin e tij zyrtar në Facebook publikoi një video ku paraqet planin e tij për komunikacionin që do të sjellë rend dhe qetësi në çdo rrugë. Zgjidhja për parkingje është përgatitur sipas vizionit të arkitektit me famë botërore Michel Rojkind dhe vendos një standard të ri për jetë urbane të rregullt e moderne. “Çairi ka nevojë për rend dhe jo për kaos. Parkingjet e organizuara do të thonë lëvizje të lirë, rrugë më të sigurta dhe më pak stres…
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Një burrë është arrestuar pasi që ishte përleshur me gruan e tij. E gjithë kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, ku e gjitha ka rezultuar me dhunë. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt. “Prishtinë 24.09.2025 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur me bashkëshorten e tij. I dyshuari dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit…
Zëvëndëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu si dhe kandidatin për kryetar komune të Likovës Nexhmedin Sadiku, bashkëpunëtorë e aktivistë realizuan vizitë në Shtëpinë e shëndetit në Likovë. Atje janë pritur nga drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Evzi Isufi. Kjo vizitë, sipas Fetait ka për qëllim identifikimin dhe avancimin e prioriteteve që do të garantojnë ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët e Likovës. Një ndër to është ndryshimi i statutit të ISHP-së që mundëson shërbime specialistike, riorganizim i sistematizimit, me qëllim të punësimeve të reja dhe rritjes…
Kandidati i VLEN për komunën e Tetovës ka theksuar rëndësinë e sportit si pjesë e krenarisë, identitetit dhe vizionit për të ardhmen e qytetit. Ai, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë Albi Qamilin dhe ministrin e Ekonomisë Besar Durmishin, mbrëmë vizituan karateistin tetovar Driton Halimi, një emër i njohur në këtë sport. “Dritoni nuk është vetëm kampion me medalje për Tetovën, por edhe trajner i gjeneratave të reja dhe themelues i klubit të karatesë Onyx, ku po formëson talente dhe karaktere të forta për të ardhmen. Përmes sportit, ai jo vetëm që ngre lart emrin e…
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, shprehu solidaritet të plotë me ne dhe mbështetje të plotë, dhe i lidhi të dyja me hapat tanë demokratikë, veçanërisht aftësinë për të menaxhuar marrëdhëniet ndëretnike, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova pas takimit me Guterres, i cili u zhvillua mbrëmë në New York Jork, në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Ai tha se qëndron pas nesh dhe se do ta përsërisë këtë kudo. Sigurisht, është mirë të dëgjosh një qëndrim të tillë dhe të marrësh mbështetje nga kreu i Kombeve të Bashkuara për shkak…

