Author: Hamdi Kumanova

Më 25.09.2025 rreth orës 14:35 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Çarshia e Epërme” në Tetovë, një trotinet elektrik kishte goditur këmbësoren I.F.(76) nga Tetova, pas së cilës shoferi me trotinet ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, I.F. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Një ekip nga SPB Tetovë, ka kryer këqyrjen dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Automjetet e ministrave dhe udhëheqësve shtetërorë nuk do të shënohen me targat e reja të kuqe dhe të verdha, megjithëse një pjesë e madhe e makinave zyrtare në të gjithë vendin tashmë po marrin targa të tilla, raportoi 4NEWS.mk,transmeton Faktiditor.info. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Ljupço Tomovski, shpjegoi në një intervistë për “360 Gradë” se një grup pune i përbërë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta po punon për një rregullore të re për markimin e automjeteve. “Automjetet qeveritare, pra ato të ministrave, nuk shënohen për arsye sigurie, siç tregojnë…

Lexo më Shumë

Më 25.09.2025, rreth orës 22:15, në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria tre persona: A.A. (19) dhe N.H. (24) nga Gorna Banjica e Epërme e Gostivarit, si dhe B.F. (21) nga Gostivari. Gjatë kontrollit, tek të ndaluarit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatiten parashtresa përkatëse ndaj tyre.TS

Lexo më Shumë

Më 25.09.2025, rreth orës 15:05, në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.B. (42) nga Tetova. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Më 25.09.2025, rreth orës 16:40, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Tearcë arrestuan/ndaluan R.L.J. (56) nga Tetova, i cili drejtonte një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit u konstatua se ai kishte kryer shkelje në trafik sipas nenit 139 pika 11 dhe nenit 36 pika 5 të Ligjit për Automjetet, si dhe nenit 225 pika 9 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor. Policia konfiskoi targat e modifikuara dhe sinjalet e dritës (fleshëra) të montuara në automjet. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Mbi 800 pjesëmarrës nga shteti, por edhe nga vendet tjera të rajonit dhe Evropës do të marrin pjesë në Samitin digjital i cili do të mbahet në Shkup më 1 dhe 2 tetor, në Muzeun e artit bashkëkohor, ndërsa në të cilën tema kryesore do të jenë siguria kibernetike dhe shërbimet digjitale, por do të flitet edhe për inteligjencën artificiale. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski duke qenë i ftuar në Radion e Maqedonisë, theksoi se këtë vit samiti është pak më i riorganizuar, me atë që më parë ishte vetëm për zyrtarë dhe anëtarë të qeverive, tani edhe…

Lexo më Shumë

Në lagjen Tophanë të Çairit kanë nisur punimet për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Maksut Sadik”, një projekt i shumëpritur nga banorët e zonës. Ky investim ishte paralajmëruar disa javë më parë nga kandidati për kryetar të Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti. Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti kujtoi se kishte premtuar fillimin e punimeve brenda një muaji dhe theksoi se ky premtim tashmë është në realizim. “Mirëmëngjesi nga rruga ‘Maksut Sadik’ në Tophanë. Punë dhe përkushtim!”, shkroi ai në një video të publikuar online. Rruga “Maksut Sadik” është një arterie e rëndësishme për banorët…

Lexo më Shumë

Filipçe: VMRO-ja e ndali rritjen e pagave në shëndetësi Filipçe: VMRO-ja e ndali rritjen e pagave në shëndetësi Publikuar 10:28 26 Shtator, 2025 “Kjo qeveri tregon dhe dëshmon çdo ditë se punon vetëm për kompanitë e mëdha, për spitalet e mëdha private, ndërsa sistemi shëndetësor po zhytet në kaos, dhe asgjë nuk po bëhet për qytetarët”. Këtë e tha mbrëmë nga Strumica, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Ai theksoi se në çdo fushë të kujdesit shëndetësor ka një problem që qytetarët e ndiejnë drejtpërdrejt mbi supet e tyre. “Një problem i madh në periudhën e kaluar ka qenë caktimi…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Maqedoni do të jetë projekti më i rëndësishëm hekurudhor për gjithë Evropën Juglindore, do të sjellë përfitim të madh ekonomik dhe rajonal si dhe dukshëm do ta ulë kohën e udhëtimit nga Shkupi deri në Selanik dhe në Athinë, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski. “Pas një periudhe të gjatë kohore po bisedojmë me Greqinë për lidhshmërinë, ekonominë, biznesin, për atë që e bën jetën. Hekurudha e shpejtë aq sa është përfitim për Maqedonisë, shumë më shumë është përfitim për Greqinë, veçanërisht që do t’i hapë para se gjithash…

Lexo më Shumë

Është shuar plotësisht zjarri në deponinë në Haraçinë që dje pasdite ka shpërthyer edhe pse ende mund të vërehet tym nga disa vende. “Pas shuarjes disaorëshe me shkumë speciale, zjarrfikësit e Shkupit kanë arritur ta shuajnë plotësisht zjarrin në deponinë afër Haraçinës edhe pse ende mund të vërehet tymë nga disa vende, informojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Zjarri në deponi në Haraçinë ka shpërthyer dje pasdite. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, nga ora 7:00 këtë mëngjes në territorin e shtetit ka gjithsej 25 zjarre në ambient të hapur, njëri prej të cilëve është aktiv,…

Lexo më Shumë

Deputetja Sllavjanka Petrovska, në emisionin “24 Analiza” në TV 24, theksoi se Rezoluta e LSDM-së për vijat e kuqe është një shtrëngim duarsh për unitet dhe një hap i përbashkët përpara për të ardhmen e vendit. LSDM, nga pozicioni i opozitës, beson se duhet të japë një dorë, sepse ka ndjenjë për vendin dhe për qytetarët, të cilët ikin nga vendi çdo ditë. Identiteti maqedonas nuk është kurrë i negociueshëm, as gjuha maqedonase, dhe ata duhet të mbrohen gjithmonë. Ata duhet ta konsiderojnë këtë si një shtrëngim duarsh që OBRM-PDUKM padyshim nuk e meriton, por ne jemi të detyruar ta…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, me një mesazh të qartë dhe emocional iu drejtua qytetarëve, duke theksuar se prioriteti i tij i ri, përkushtimi i plotë dhe energjia janë të orientuara drejt zgjidhjes së problemeve të kësaj komune të Shkupit. “Më thonë, kur ishe ministër i Punëve të Jashtme, nuk ishe mjaftueshëm i pranishëm mes qytetarëve. Po, sepse atëherë misioni im ishte Brukseli dhe Uashingtoni, aty zhvillohej beteja për të ardhmen e shtetit. Por sot, Brukseli im është Çairi, Uashingtoni im është Çairi”, theksoi Osmani, duke porositur se gjithë dijeninë, përvojën dhe kohën e tij…

Lexo më Shumë