Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025. Të dhënat janë bërë të ditura në data basë e FMN-së. Për të dy treguesit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë. Treguesi i të ardhurave për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN-së. Me këto nivele, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite…
Author: Hamdi Kumanova
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në darkë vonë në rrethin e Lezhës, ku si pasojë e disa të shtënave ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur te berberi i një lagje në Rrilë, pra kanë qëlluar nga rruga direkt të vendi ku njerëzit ishin në berberhane. 30-vjeçari është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ai ka marrë tre plagë nga arma e zjarrit, konkretisht në shpatull, në bark dhe në këmbë. Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të…
‘Organizata e Kombeve të Bashkuara ka “një potencial të jashtëzakonshëm” për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare’. Kështu është shprehur Donald Trump në një intervistë për Politico. “Kur unë të mos jem më për të zgjidhur luftërat, OKB-ja mund ta bëjë këtë”, ka deklaruar presidenti amerikan. Ai ka shtuar se nuk ishte në dijeni që Shtetet e Bashkuara kishin vonesa në përmbushjen e detyrimeve të tyre financiare ndaj Kombeve të Bashkuara, por është shprehur i bindur se mund ta “zgjidhë problemin shumë lehtë”. Sipas Trump, mjafton që OKB-ja ta kërkojë një gjë të tillë për të bindur edhe vendet e tjera…
Qëndrimi i qeverisë është që duhet të punojmë dhe të bëjmë gjithçka që duhet, që ta realizojmë qëllimin tonë të dytë strategjik , anëtarësimin e plotë në BE. Nuk do të jetë lehtë, sepse qeveria e kaluar bëri komplikim të atillë me procesin eurintegrues, duke i dorëzuar të gjitha pozitat që ishin arritur paraprakisht në dekadat e fundit, tha mes tjerash sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me procesin erointegrues të vendit, përcjell TV21, I pyetur për paralajmërimet për “non paper” nga eurokomisioneres Mart Kos, në lidhje me statusin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, ku parashihet edhe anëtarësim…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp tha se përgjigjja e kryeministrit Hristijan Mickoski ose e Ministrisë së Financave se nuk mund të gjejnë para për të rritur pagën minimale është e papranueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gashi: Qeveria teknike mund të shfuqizohet edhe me 61 vota, por do të ishte e mirë të bëhet me konsensus. “Kjo nuk është një përgjigje e pranueshme. Cilado qoftë shuma, kjo Qeveri duhet ta gjejë”, tha Filipçe, duke shtuar se LSDM do t’i paraqesë Kuvendit zgjidhje ligjore për të rritur pagën minimale në 600 euro, për të rritur pagat…
Komuna e Gostivarit, nën udhëheqjen e kryetarit Valbon Limani, ka arritur një marrëveshje me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – Gostivar për pagesën e K-15 për të gjithë mësimdhënësit, edhe pse kjo nuk ka qenë obligim i drejtpërdrejtë ligjor i komunës në këtë fazë. Në periudhën kur nga Qeveria janë lëshuar dotacionet dhe kur, sipas afatit ligjor, pagesa e K-15 është dashur të realizohet deri më 31.12.2025, me komunën e Gostivarit ka udhëhequr një i besuar i Qeverisë. Në të njëjtën kohë, dotacionet e lëshuara kanë qenë të destinuara vetëm për shkollat fillore, duke mos përfshirë institucionet…
MPB njofton se më 30.01.2026 në orën 16:00, drejtoresha e një shkolle fillore në Tetovë ka raportuar prishje të rendit dhe qetësisë publike. Sipas raportimit, rreth orës 15:30, L.S. është sjellë në mënyrë agresive dhe arrogante, duke drejtuar fyerje ndaj drejtoreshës dhe duke goditur me duar derën e hyrjes. Po punohet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.
MPB njofton se më datë 30.01.2026 në orën 20:15, në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gallatë kanë privuar nga liria personin M.M.(60) nga po i njëjti fshat, pasi djali i tij A.M.(36) ka raportuar se M.M., në gjendje të alkoolizuar, ka maltretuar në mënyrë agresive anëtarët e familjes dhe ka drejtuar kërcënime direkte për jetën ndaj djalit të tij. Personit të denoncuar i është bërë alkotesti, me ç’rast janë matur 1,30 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtejshme.
Nëpunës policorë nga SPB Tetovë më 30.01, në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 16:00, realizuan një aksion kontrollues në objekte hotelierike në zonën e Tetovës. Gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në rr. “Lubo Bozhinovski Pish”, një të mituri 17-vjeçar iu gjetën dhe sekuestruan disa thika dhe një grusht metalik. Njëkohësisht, gjatë kontrollit në një objekt në kuadër të Qendrës Sportive, dy të miturve iu gjetën dhe sekuestruan thika. Të gjithë të miturit janë shoqëruar në stacion policor në prani të prindërve, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit iu dorëzuan prindërve të tyre.
Komuna e Çairit ka shpërndarë 3.5 milionë denarë për klubet sportive, por sipas BDI-së, shumica e këtyre fondeve ka përfituar një klub i vetëm. Ky klub, në pronësi të një të punësuari të komunës dhe sponsor të partisë që drejton komunën, ka marrë rreth 1.9 milionë denarë, ndërsa 15 klube të tjera kanë përfituar vetëm rreth 30 mijë denarë secili. BDI denoncon këtë situatë si monopolizim të fondeve publike, konflikt interesi dhe përdorim politik të sportit, dhe kërkon: Hetim nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit Hetim nga Enti Shtetëror i Revizionit Transparencë të plotë për ndarjen e fondeve …
Dua vetëm të shpreh kënaqësinë time për atë që po shohim sot. Për vetëm disa muaj, me një punë vërtet të fortë dhe të përkushtuar, ajo që atëherë ndoshta dukej e pamundur, sot është e mundur, reale. Dua ta falënderoj kryetarin e komunës, këshilltarët e Komunës së Tetovës që e mbështetën këtë projekt, ta falënderoj Ministrinë e Arsimit, si dhe të gjithë ata që ia duan të mirën Tetovës dhe tetovarëve dhe që gjatë kësaj periudhe kanë qenë pjesë, do të thosha, e shumë projekteve që po realizohen në Komunën e Tetovës. Dua vetëm t’u uroj nxënësve dhe mësimdhënësve që…
Më ftohtë në mëngjes ishte në Kodrën e Diellit, ku janë matur -5 gradë Celsius, ndërsa temepraturat nën zero janë matur edhe në Manastir, Berovë, Hanet e Mavrovës, Prilep, Krushevë dhe Pretor.

