Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë ndaluar një 14-vjeçar nga Gostivari, pasi i njëjti është kapur duke drejtuar një veturë “BMW”, e cila ishte raportuar si e vjedhur. “Më 26.09.2025, në ora 18:15, në rrugën rajonale Resnjë-Ohër, pranë fshatit Kosel të Ohrit, nëpunës policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria një 14-vjeçar nga Gostivari. Ai drejtonte automjetin “BMW” me targa të Gostivarit, pronë e G.I.(66) nga fshati Forinë i Gostivarit, për të cilin ekziston dyshimi se e kishte marrë pa leje nga pronari. Pasi e kanë vërejtur automjetin, nëpunësit policorë e kanë ndaluar atë në…
Author: Hamdi Kumanova
Dueli vendimtar ndaj Serbisë po afron dhe forma e repartit defenisv të Shqipërisë është në gjendje “paniku”. Mungesa e Marash Kumbullës është e sigurtë, një lojtar shumë i rëndësishmë në prapavijë. Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti po shfaq oshilacione te Atalanta, jo në versionin e tij më të mirë. Takimi kundër PSG-së vuri në dukje “defektet” e 32-vjeçarit në “mbulim” dhe mbylljen e “rrezes” goditëse. Elseid Hysaj ka vetëm 5 minutë në fushë me Lazion këtë sezon. Ivan Balliu është një tjetër emër që mund të thirret nga Sylvinho. Ama, ndeshja mes Atletico Madrid – Vallecano demostroi nivel modest…
Nathan Gill pranoi tetë akuza për marrje të ryshfetit gjatë viteve 2018‑2019. Ai tha se ishte angazhuar të bënte deklarata të caktuara në këmbim të parave. Gill, ish‑anëtar i Parlamentit Evropian nga BREXIT Party, ka pranuar fajin për akuzat për ryshfet lidhur me deklarata në favor të Rusisë, sipas raportimeve të BBC‑së dhe mediave të tjera në Britaninë e Madhe. Ai shërbeu si eurodeputet nga viti 2014 deri më 2020, fillimisht duke përfaqësuar Uellsin për UKIP, dhe më pas nga 2019 për Brexit Party, raporton euronews. Në mandatin e parë ligjor, thuhet se bëri deklarata në…
Kryetari i Tetovës dhe njëri nga krerët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me banorët e Reçicës së Madhe, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamili, shefin e shtabit zgjedhor për Tetovën, Besar Durmishi dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë. Kasami tha se takimi ka qenë “miqësor dhe i hapur”, duke theksuar se vizioni i tij për Tetovën përfshin çdo lagje dhe çdo fshat. Ai përkujtoi projektet e realizuara në këtë zonë dhe dha lajmin se së shpejti do të nisë rregullimi i rrugës përgjatë lumit, e cila do ta lidhë Reçicën e Madhe…
Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski në intervistë për MIA-n ka thënë se po përgatitet versioni testues i Portofolit digjital dhe se ai do të prezantohet në Samitin digjita të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 1 dhe 2 tetor në Shkup. “Qytetarët atë duhet ta mendojnë si një portofol me dokumentet personale. Në vend që të mbani letërnjoftimin dhe patentë shoferin me vete si kartela, mundeni t’i mbani në celularin tuaj, dhe gjithsesi të gjithë shërbimet do të jenë qasëse aty. Versionin testues po e përgatisim. Unë do ta prezantojë dhe do të prezantojmë edhe dy shërbime të…
Në rajonin e Ohrit policia ka gjetur automjetin “BMW”, i cili më herët ishte vjedhur në Gostivar, arrestohet kryerësi i mitur Më 26.09.2025, në ora 18:15, në rrugën rajonale Resnjë-Ohër, pranë fshatit Kosel të Ohrit, nëpunës policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria një 14-vjeçar nga Gostivari. Ai drejtonte automjetin “BMW” me targa të Gostivarit, pronë e G.I.(66) nga fshati Forinë i Gostivarit, për të cilin ekziston dyshimi se e kishte marrë pa leje nga pronari. Pasi e kanë vërejtur automjetin, nëpunësit policorë e kanë ndaluar atë në rrugën rajonale Ohër-Resnjë dhe menjëherë e kanë larguar…
Siljanovska-Davkova: Rruga e Maqedonisë drejt BE-së një maratonë që nisi nga viti 2005 Siljanovska-Davkova: Rruga e Maqedonisë drejt BE-së një maratonë që nisi nga viti 2005 Publikuar 12:48 27 Shtator, 2025 “Rruga jonë drejt Brukselit i ngjan një maratone, një maratone që ndonjëherë mendoj se mund ta pyesim veten “a po presim Godonë”. Ne e filluam maratonën tonë në vitin 2005 kur na u dha statusi i kandidatit. Sot, shpesh përdoret shprehja se Evropa është një simfoni e papërfunduar pa Ballkanin Perëndimor, dhe interesi për rajonin u rrit tre vjet më parë kur, për fat të keq, filloi lufta në…
Sot, duke filluar nga ora 17:05, do të mbahet Marshi i 24-të i Engjëjve, njofton shoqata qytetare “16 Mars 2025 Koçani”, duke shtuar se marshimi i kushtohet 62 engjëjve të tyre, jeta e të cilëve u ndërpre me fatalitet më 16 mars 2025. “Ky marsh është simbol i unitetit, dinjitetit dhe një zëri që kërkon përgjegjësi. Ia kushtojmë engjëjve që nuk do të harrohen kurrë dhe luftës për të vërtetën që ua kemi borxh”, thuhet në deklaratë. “Marshimi do të fillojë nga Parku i Revolucionit, përmes Qendrës Tregtare dhe ndërtesës së Komunës së Koçanit. Më pas do të…
Zjarrfikësit me ndërhyrje të menjëhershme nuk lejuan që të përhapet zjarri i madh që shpërtheu mbrëmë në qendrën e Negotinës, deklaroi mëngjesin e sotëm për MIA-n, kryetari i Komunës së Negotinës, Goran Stojanov. Bëhet fjalë për një zjarr që përfshiu një hapësirë tregtare e cila këto ditë pritej të fillonte punën, ndërsa gjatë zjarrit janë evakuuar edhe banorët përreth. “Shkaqet do të hetohen më tej. Policia që nga mëngjesi po siguron vendin e ngjarjes,” shtoi Stojanov.
Me rastin e shënimit të 27 shtatorit – Ditës Botërore të Turizmit, Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov sot do të mbajë fjalim në një tribunë në Krushevë me temë “Transformimi i qëndrueshëm në turizëm”. Sipas programit, është planifikuar degustacion i specialiteteve tradicionale të Krushevës. Dita Botërore e Turizmit është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së turizmit si një nxitës i zhvillimit ekonomik, qëndrueshmërisë dhe këmbimit kulturor.
Ish-anëtari i Forumit Rinor të ASH, Omer Ajdini ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të Arben Taravarit ku tha se Ajdini ka pranuar ofertën që të dal kandidat për Likovën i mbështetur edhe nga BDI, e ky i fundit nëpërmjet një statusi ka përgënjeshtruar Taravarin, transmeton InfoShqip. “Unë asnjëherë nuk i kam thënë askujt “po, pranoj të dal kandidat me BDI-në”, dhe këtë e dijnë të gjithë. E vërtetë, e kam menduar dhe e kam analizuar këtë ofertë pasi që më është oftuar, dhe e kam thënë “ta mendojmë dhe të shofim”, sepse ka pasur argumente pro dhe kundër. Mirëpo…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka njoftuar se me kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovski, kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një Poliklinike në Butel të Shkupit, përcjell TV21. “Në Ministrinë e Shëndetësisë, së bashku me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, nënshkruam marrëveshjen për realizimin e një prokurimi të përbashkët për ndërtimin e një poliklinike të re, moderne në Butel. Ky është një projekt partneriteti mes ministrisë dhe komunës, i cili synon të ofrojë qasje më të afërt dhe më cilësore në kujdesin shëndetësor. Poliklinika e re do të mundësojë shërbime të integruara për qytetarët, pa pasur…

