Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e pasdites në qytetin e Tetovës, ku një fëmijë është goditur nga një veturë teksa kalonte rrugën në vijat e bardha me trotinetin e tij informon Tetovasot. Sipas informatave të para nga Policia e Tetovës, ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të qytetit, ku një veturë që po lëvizte me shpejtësi ka goditur fëmijën, i cili ndodhej në trotuar dhe po kalonte në mënyrë të rregullt në vendkalimin për këmbësorë. Fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ndodhet…
Author: Hamdi Kumanova
Ligji për përdorimin e gjuhëve, do të vendoset në rend dite në njërën nga seancat e Gjykatës Kushtetues, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Këtë e paralajmëroi gjykatësi i Kushtetueses, Osman Kadriu në Intervistën për Alsat. Ai theksoi se kushtetuesja do të përballet përsëri me problem rreth numrit të gjykatësve, pasi me një anëtar më pak, për këtë lëndë nuk mund të merret vendim. “Do të pritet të rrumbullaksohet procedura e zgjedhjeve lokale dhe pas tyre do të përpilohet një agjendë, një dinamikë e aktiviteteve të gjykatës, rreth ligjit për gjuhët. 19:16 përsëri këtu do të hasim në një…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha publikon një foto të ish-kryebashkiakut socialist Vangjush Dako teksa është rikthyer në burg. Në foto duket Dako i shtrirë në krevat me telefon në dorë dhe pranë tij është edhe i arrestuari tjetër Ron Shqopa. Postimi i Plotë: Trajtim special! Pershendetje Dr, Vangjush Dako sëbashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore!
Sot, kryeparlamentari Afrim Gashi zhvilloi një takim koordinues me Drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), z. Robert Scott Heaslet, ku u diskutuan aktivitetet e deritanishme dhe planet për projekte të përbashkëta. Qëllimi i bashkëpunimit është forcimi i kapaciteteve parlamentare, rritja e transparencës dhe angazhimi më i madh i qytetarëve në proceset demokratike. Në lidhje me këtë takim, Gashi shkruan në statusin e tij në rrjetet sociale: “Pata një takim të rregullt koordinues me Drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), z. Robert Scott Heaslet. Trajtuam aktivitetet e deritanishme dhe diskutuam për planet dhe projektet e përbashkëta që synojnë forcimin e kapaciteteve…
Më 23.09.2025, rreth orës 16:40, në SPB Shkup nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me një veturë private ishte sjellë një person me plagë të rënda trupore, M.A.O. (61) nga Turqia. Pas dorëzimit të tij, shoferi i veturës ishte larguar menjëherë nga vendi. Rreth orës 19:30, i plagosuri ndërroi jetë dhe mjeku konstatoi vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23 shtator 2025, rreth orës 18:10, në rrugën “Mice Kozar” në Prilep, një moped me targa të Prilepit, i drejtuar nga Xh.A. (51) nga Prilepi, ka goditur një qen dhe më pas ka rënë në rrugë. Si pasojë, vozitësi pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtarja e tij 15-vjeçare pësoi lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Qytetit të Prilepit. Ekipi hetimor i Njësisë për Punë të Brendshme Prilep ka kryer këqyrjen në vendngjarje.TS
Më 23 shtator 2025, rreth orës 13:15, në rrugën magjistrale Strumicë–Pikë Kalimi Kufitar Novo Sellë, në fshatin Novo Sellë, një automjet pasagjerësh “Volkswagen Passat” me targa të Strumicës, i drejtuar nga T.A. (33) nga fshati Zubovë, ka goditur këmbësorin Zh.J. (47) nga fshati Gabrovë. Si pasojë, këmbësori pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strumicë. Ekipi hetimor i SPB Strumicë ka kryer këqyrjen në vendngjarje.TS
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike kompetente Veles, ngriti kallëzim penal kundër S.A., polic në Stacionin Policor me Kompetenca të Përgjithshme Veles. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Rrezikimi i sigurisë” sipas nenit 144, paragrafi 2, në lidhje me paragrafi 1 të Kodit Penal. Sipas hetimeve, më 31 gusht 2025, S.A., me synimin për të shqetësuar ose frikësuar pronarin e një servisi për shitje dhe riparim automjetesh, nga i cili kishte blerë një automjet të përdorur me garanci për gjendjen e tij, ka…
Dy persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë proceduar për një rast prodhimi lëndësh narkotike. Policia bën me dije se janë gjetur dhe sekuestruar 1723 bimë kanabisi. ‘Në territorin e njësisë administrative Kastrat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 521 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit P. D., 64 vjeç, dhe B. D., 32 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Hot, pasi dyshohet se kanë kultivuar 165 bimë narkotike që u gjetën në fshatin Vukpalaj, në një ambient të hapur, në kufi me tokën që…
Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini, ka njoftuar se të premten në Prokurorinë Speciale do të dorëzohet kallëzimi penal dhe padia ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA.
Gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë e Veriut do të fillojnë trajnimet për 36 mijë anëtarë të këshillave zgjedhorë të cilët përbëhen nga anëtarë të administratës dhe anëtarë të propozuar nga partitë politike. Sipas Admir Shabanit trajnimet fillojnë më 25 Shtator dhe do të zgjasin deri më 15 Tetor ku 39 ekipe me 85 trajnues të çertifikuar nga ana e KSHZ-së në 80 komuna të Maqedonisë së Veriut do të mbajnë 1200 trajnime, shkruan Top24 Top24: Në sa komuna do të filloj trajnimi i këshillave zgjedhorë dhe deri kurë do të zgjasë? Admir Shabani: Nga nesër fillon procesi…
Moduli i ri informativ elektronik “Sistemi për evidentim dhe menaxhim të kërkesave për Listën e babrërave” është promovuar sot në Ministrinë e Shëndetësisë. Me modulin, siç tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në konferencë për shtyp, për herë të parë fillohet me digjitalizimin e procedurës për vënien e medikamentit të ri në listë pozitive. Ai theksoi se moduli është përpunuar nga Drejtoria për shëdnetësi elektronike, në bashkëpunim me Sektorin për farmaci në Ministrinë e Shëndetësisë, do të jetë i kapshëm publikisht në faqen e internetit të Ministrisë (www.lekovi.zdravstvo.gov.mk) dhe do të jetë në funksion menjëherë pasi që të hyjnë…

