Para së gjithash, nuk mund të jesh kurrë i kënaqur me shumën e të ardhurave, pra me shumën e pagës, dhe si qeveri gjithmonë duhet të punojmë më shumë për të siguruar fonde shtesë ose për të siguruar një mjedis të tillë që biznesi të zhvillohet, në mënyrë që punëtorët të marrin një pagë më të lartë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së një gazetari për koment mbi të dhënat e fundit për pagën mesatare, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se ato teza të LSDM-së se pagat nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Regjistri Qendror ishte mes institucioneve të para që iu bashkua platformës së ndërveprimit dhe sot ai shkëmbim i informatave mes institucioneve zhvillohet në mënyrë standarde, të sigurt dhe të unifikuar, duke mundësuar shërbime pa letër, pa pritje dhe pa burokraci të panevojshme. Regjistri Qendror në platformën për ndërveprim në nivel mujor kryen mbi 100 mijë transaksione, deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në shënimin e 24 vjetorit të Regjistrit Qendror. Regjistri Qendror, sipas Andonovskit, është një institucion i cili 24 vjet është një motor i rëndësishëm për lëvizjen e ekonomisë së Maqedonisë dhe Ministria e Transformimit Digjital e…
Skandalet dhe degradimi ndaj shqiptarëve nga qeveria monoetnike VMRO-VLEN nuk kanë të ndalur dhe tashmë kanë prekur çdo pore të organizimit shoqëror. Rasti i fundit i diskriminimit është regjistruar në shkollën fillore të Shemshovës, ku nxënësve të klasave të para po u shpërndahen librat shkollorë vetëm në gjuhën maqedonase. Kjo është goditja më e rëndë që u bëhet nxënësve shqiptarë, të cilët ende pa mësuar alfabetin e shqipes, detyrohen të përballen me libra vetëm në gjuhë tjetër. Përballë kësaj situate, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e VLEN-it, Lulzim Aliu, shfaqet si figurë dekorative, pa fuqi për…
“Çairi nuk guxon të jetë qytet i frikës. Çairi nuk guxon të jetë komunë e frikës. Çairi duhet të jetë simbol i sigurisë dhe i dinjitetit,” theksoi kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, duke prezantuar vizionin e tij për rikthimin e besimit tek qytetarët. Ai nënvizoi se rrugët e errëta dhe lagjet e pasigurta janë një nga arsyet kryesore të frikës dhe pasigurisë. “Rreth 20 për qind e dritave në Çair nuk funksionojnë, dhe shumë rrugë mbeten në errësirë. Njerëzit më thonë çdo ditë se në mbrëmje kanë frikë të dalin. Gratë veçanërisht, por edhe fëmijët.…
Koalicioni VLEN shpreh shqetësimin e thellë për keqpërdorimet e shumta që, sipas të dhënave dhe indikacioneve, janë zhvilluar ndër vite në Komunën e Likovës nën drejtimin e Erkan Arifit. Kultura e pandëshkueshmërisë, pasurimi i shpejtë dhe i dyshimtë i individëve të lidhur me pushtetin vendor, si dhe dëmtimi i interesit publik, nuk mund të tolerohen më. Sot, kur shteti i së drejtës ka filluar të funksionojë, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjegjësi. Prandaj, VLEN i drejton disa pyetje publike kryetarit të Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi: A është e vërtetë që Policia Financiare ka ndërhyrë…
I ashtuquajturi fakultet për biznes dhe ekonomi është mbyllur pasi nuk i ka plotësor kushtet, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, përcjell TV21.Janevska tha se shkolla e lartë kishte humbur edhe hapësirat ku zhvillonte aktivitete, pas çka Agjencioni për Kualitet në Arsim të Lartë ka konstatuar që kjo shkollë e lartë është jofunksionale. “Siç e dini, kemi mbyllur 14 universitete private, kjo është shkolla e parë e lartë private që nuk do të punojë më. Dhe unë shpresoj që universitetet private, sepse një pjesë prej tyre kur panë se po kontrollojmë dhe se po i mbyllim, edhe…
Partia maqedonase në opozitë, LSDM, thotë se VMRO-DPMNE-ja ka bllokuar reformat në gjyqësor dhe e ka partizuar atë me familjarë. Sipas LSDM-së, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë bllokuar reformat në gjyqësor dhe rrjedhimisht drejtësinë në Maqedoni. “Mickoski refuzoi të miratojë ligjet e nevojshme për reformë dhe tregoi se nuk ka ndërmend një gjyqësor të pavarur, por vetëm një gjyqësor të robëruar dhe të bindur, nën diktatin e VMRO-DPMNE. Gjithsej 12 ligje ishin planifikuar për vitin 2025, asnjë prej të cilave nuk është paraqitur në Parlament”. “Në vend të reformave dhe një gjyqësori të pavarur, Mickoski e ka shndërruar gjyqësorin në…
Gjyqësori çdo ditë po i sjell publikut prova se po punon ekskluzivisht nën drejtimin e Zoran Zaevit dhe bandës së tij, ku bëjnë pjesë Venko Filipçe dhe një pjesë e udhëheqjes së LSDM-së, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Nga atje thonë se e fundit në serinë e provave është vendimi i tyre për t’i dhënë një dënim me kusht dy-vjeçar një mjekeje nga Klinika për Onkologji dhe Radioterapi, siç thonë ata, për shkak të faktit se ajo pranoi fajësinë. Me këtë vendim, gjykata tregon qartë se jeta njerëzore nuk ia vlen. Gjykata tregon qartë se nuk ka interes për jetën…
Më 23.09.2025, rreth orës 19:30 në Gostivar, policia e OVR Gostivar, në prani të prindit të tij, e ka ndaluar një 15-vjeçar nga Gostivari. I mituri dyshohet se ka vjedhur një veturë “Ford Focus” me targa të Kërçovës, të raportuar nga F.K. nga Kërçova. Automjeti është gjetur dhe do t’i kthehet pronarit. Pas dokumentimit të rastit, ndaj të miturit do të përgatitet parashtresa përkatëse.
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën më të thellë për faktin se, me vendimin e fundit për uniformat njëgjuhëshe të policisë, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE konfirmoi edhe një herë qasjen e saj diskriminuese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve. Ky nuk është thjesht një vendim politik i bazuar në diskriminim, por mbi të gjitha një shkelje flagrante e Kushtetutës, e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe e Marrëveshjes së Ohrit. VLEN po mashtron qytetarët dhe po përpiqet të blejë kohë para zgjedhjeve duke thënë se gjuha shqipe do të përdoret në uniformat e policisë. Por këtë nuk guxon t’ia thotë…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mori pjesë mbrëmë në hapjen e shtabit komunal në Dibër, ku tha se mobilizimi i qytetarëve tejkalon kufijtë e një qyteti dhe shënon një moment të rëndësishëm për shqiptarët në vend. Ahmeti theksoi se shqiptarët vetë duhet të vendosin për përfaqësuesit e tyre, duke nënvizuar se askush nuk ka të drejtë të marrë vendime në emër të popullit pa pjesëmarrjen e tij. “Forca jonë është uniteti ynë. Të gjithë bashkë, të rinj e të moshuar, burra e gra, me një zemër dhe me një zë: ne vendosim vetë për përfaqësuesit…
Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar ashpër kundër kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka thënë se ndjehet i turpëruar që dikur e kishte mbështetur fuqishëm, duke e cilësuar atë “super dështak” dhe “super mashtrues”. “Votoni për kë të doni, por jo për këtë. Ky nuk e meriton as balotazhin. Përparim Rama ka me përfundu në burg”, shkroi Gashi në rrjetet sociale. Postimi i plotë: qe sa ditë po du me e pa nji video temen të para katër vjetëve tu e mbështetë fuqishëm përparim ramën, po s’mujsha me ba ballë me e pa, e sot ma në fund…

