Nuk shpaloset asnjë detaj i ri për procedurën parahetimore të prokurorisë lidhur me shqyrtimin e dokumentacionit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare pas akuzave për ndjekje dhe përgjim të paligjshëm gjatë periudhës 2019-2024 derisa në pushtet ishte LSDM-BDI, shkruan Alsat. Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit thonë se në këtë moment nuk mund të shpalosin më shumë detaje për ecurinë e procedurës. “Në këtë moment prokuroria nuk ka mundësi të ndajë më shumë detaje për rrjedhën e parahetimit”, tha Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Anëtarja e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori i kontrollit të brendshëm i MPB-së po kryen hetim të brendshëm për policët e SPB-së, Veles pas denoncimeve për dhunë nga tashmë e ndjera Rosica Koceva, para se ajo të vritej nga ish partneri i saj. Këtë e konfirmoi sot Ministri i Brendshëm, Pançe Toshokovski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve. Megjithatë, tha se epilogu i këtij hetimi të brendshëm nuk mund të publikohet ende. Koceva dhe babai i saj u vranë dy javë më parë, megjithatë, edhe para se të ndodhte vrasja, ajo kishte dhjetëra denoncime për kërcënime dhe sjellje të dhunshme nga ana e tij në…
Dy vëllezër që po kontrabandonin një ngarkesë me cigare kontrabandë janë kapur nga Policia Kufitare e Kapshticës. Burime zyrtare nga Policia e Korçës thanë se konstatimi u bë gjatë hyrjes në territorin shqiptar, kurse të proceduarit janë R. T. dhe K. T., banues në Bilisht. “Nga kontrolli, këtyre shtetasve iu gjetën dhjetëra steka me cigare, pa fatura blerjeje, që nuk i kishin deklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, banues në Bilisht”, njoftoi policia. Ndaj tyre është ngritur akuza “kontrabanda…
Më 23.09.2025 në orën 03:35 në Tetovë në rrugën “Shtipska”, punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, kanëprivuar nga liria personin V.F. (28) nga Tetova, i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 23-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.
Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Mihails Rokas. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, sfidat dhe mundësitë në procesin e integrimit evropian. Kryeparlamentari Gashi theksoi rolin e rëndësishëm të Kuvendit në avancimin e reformave, ndërsa vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që BE-ja i jep Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit. Ambasadori Rokas nga ana e tij riafirmoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për të mbështetur vendin në proceset reformuese dhe integruese.
Më shumë se shtatë milionë euro janë projekte që financohen drejtpërdrejt nga buxheti qendror, të cilat duhet të ndihmojnë në zhvillimin e Shtipit, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske. Mickoski potencoi se është i bindur se kryetari i komunës së Shtipit Ivan, si deri më tani, edhe në të ardhmen do të vazhdojë të realizojë projekte për Shtipin dhe banorët e Shtipit. “Ky është një nga projektet qeveritare nga Ministria e Sportit ku merr pjesë edhe komuna, por pjesa më e madhe është nga Ministria e…
Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi pagën mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut për korrikun e vitit 2025. Sipas shifrave të publikuara, paga mesatare neto e paguar ishte 45.276 denarë, ndërsa paga bruto arriti në 68.102 denarë. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka pasur një rritje të pagave, e cila është për shkak të rritjeve në disa sektorë kyç. “Në korrik të vitit 2025, paga mesatare neto mujore e paguar ishte 45.276 denarë, ndërsa paga mesatare bruto mujore e paguar ishte 68.102 denarë”, njoftojnë nga ESHS. Në…
Infermieri theret me thikë nga kolegu në Spitalin e Tiranës, i dyshuari në kërkim Një infermier i Spitalit rajonal të Tiranës “Shefqet Ndroqi” dyshohet se e therur me thikë kolegun e tij brenda vendit të punës. Policia e Shtetit ka njoftuar se rasti ka ndodhur të martën, ndërsa autori me inicialet D.Ç. është ende në kërkim. “Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit”, thuhet në…
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski paralajmëroi një mundësi për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim të MPB-së me Fakultetin e Sigurisë, por edhe me fakultetet tjera si Juridik, Ekonomik… që kanë pika kontakti me fushën e sigurisë, në mënyrë që studentët më të mirë të mund të hyjnë në institucionet shtetërore, fusha e punës së të cilave është siguria, të cilët, siç tha ai, duhet të jenë themeli i një shteti. “Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë mes MPB-së dhe Fakultetit, dhe është një nga bashkëpunimet kryesore me institucionet e arsimit të lartë. Mund të njoftoj se…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Shtipi tha se gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë as pagat e tyre aktuale, e lëre më rritjen e tyre, siç po kërkojnë nga BE-ja. Ai theksoi se i vjen për të vjell kur dëgjon për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke qenë se ata kanë vetëm 2% besim nga qytetarët. “Mendimet e mia për gjyqësorin dhe prokurorinë janë shprehur shumë herë, dhe sa herë që flasin për atë pse jemi vonë në ligjet për reformën gjyqësore, thelbi themelor është një rritje e buxhetit, dhe bashkë me të një rritje e pagave…
Hungaria nuk do të heqë dorë nga furnizimet me energji nga Rusia, ka deklaruar ministri i Jashtëm i vendit për The Guardian, pavarësisht kërkesës së Shtëpisë së Bardhë që aleatët e NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse. Donald Trump ka kërkuar që Evropa të ndalojë importet e naftës nga Rusia, por në një intervistë gjatë sesionit të 80-të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Péter Szijjártó tha: “Ne nuk mund të sigurojmë furnizim të sigurt për vendin tonë pa burimet e naftës apo gazit rus”, duke shtuar se ai e “kuptonte” qasjen e Trump-it. “Për ne,…
Autobusët e NTP “Shkup” aktualisht funksionojnë rregullisht, ndërsa ndërmarrja siguron se nuk ka njoftime për pezullimin e operacioneve. Edhe pse dje pati njoftime jozyrtare për probleme me furnizimin me naftë, dje pasdite mbërritën 20 ton karburant, nga dhjetë në secilën prej dy stacioneve të autobusëve, që është e mjaftueshme për funksionimin gjatë ditës së djeshme dhe sot, transmeton Portalb.mk. Ndërkohë, ende nuk është caktuar seancë e Këshillit të Qytetit të Shkupit për problemin me transportin publik. Ish-nënkryetari i komunës dhe anëtari i pavarur i Këshillit, Aleksandar Trajanovski, konfirmoi për MIA-n se për momentin nuk ka njoftim për seancë të…

