Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) vazhdon bashkëpunimin me shtypshkronjën “Kiro Dandaro” nga Manastiri për shtypjen e fletëvotimeve. Para zgjedhjeve lokale, Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, për “360 Gradë” tha se kanë lidhur një marrëveshje kornizë me vlerë rreth 48 milionë denarë (rreth 800 mijë euro) për “prodhimin dhe shtypjen e materialeve zgjedhore konfidenciale dhe jokonfidenciale dhe listave të votuesve”. “Marrëveshja kornizë është deri në 48 milionë denarë. Megjithatë, varet nga sa komuna do të ketë një raund të dytë dhe varësisht nga kostot e tilla, do të dimensionohet. Parashikohet që do të ketë një raund të dytë kudo, por…
Author: Hamdi Kumanova
Mbrëmjen e kaluar, në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, u bë e ditur se një futbollist i Kombëtares shqiptare është pranë një marrëveshjeje për të blerë klubin e Lushnjës në Shqipëri. Bëhet fjalë për Rey Manajn, i cili ka nisur tratativat për të marrë në pronësi skuadrën nga qyteti i tij i origjinës. “Moda e futbollistëve të suksesshëm që blejnë klube ka mbërritur edhe në Shqipëri. Rey Manaj po bën një hap të madh duke investuar te Lushnja. Ky është një model që na duhet për të ecur përpara”, tha moderatori i emisionit. Edhe të ftuarit në studio pranuan…
Një zjarr shpërtheu mbrëmë rreth orës 2:00 në rrugën “Jurij Gagarin” në lagjen Kozle të Shkupit. Një shtëpi dhe një dhomë ndihmëse u dogjën nga zjarri. Sipas dëshmitarëve okularë që ishin në vendngjarje, zjarri u shfaq pas dhomës ndihmëse që ndodhej pranë shtëpisë. Një inspektim i vendit të ngjarjes është duke u zhvilluar, ndërsa policia tashmë ka dalë me informacion se nga zjarri janë prekur tre shtëpi. “Më 23.09.2025 në orën 01:48, në Shërbimin e Mbrojtjes së Shpejtë të Shkupit u raportua se një zjarr shpërtheu në rrugën “Jurij Gagarin” në Shkup, i cili përfshiu tre shtëpi dhe një…
Një 37-vjeçar, i cili dje u vetëplagos me armë zjarri, është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Skerdi Mehmetaj (Piperi). Mësohet se ai e ka pasur armën pa leje. Pasi u plagos, Mehmetaj ka shkuar në spital me një plagë në këmbë, ndërsa armën e kishte hedhur në makinë për ta fshehur nga policia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç,…
Vendimi që uniformat e reja të policisë të jenë vetëm në gjuhën maqedonase është skandaloz dhe përbën shkelje flagrante të barazisë gjuhësore të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit dhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ky veprim e nxjerr në pah, edhe njëherë, fytyrën e vërtetë të diskriminimit institucional ndaj shqiptarëve. Ky rast, për të satën herë, dëshmon nënshtrimin e plotë të VLEN-it në Qeveri – një subjekt që ka shitur kauzën shqiptare për interesa personale, për një grusht vota të VMRO-DPMNE-së dhe për të mbrojtur drejtuesit e vet nga dosjet që duhet të trajtohen në gjykata për krime,…
Në 15 muajt e fundit, qytetarët e kanë përjetuar nga afër paaftësinë e kësaj qeverie, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në komunën e Gazi Babës. “Standardi po bie, skandalet po ndodhin çdo ditë, institucionet nuk po funksionojnë, ato janë të bllokuara në partishmëri dhe nepotizëm. Dhe qytetarët po paguajnë çmimin për këtë”, tha Filipçe. Ai shtoi se çdo ditë gjatë 15 muajve të fundit, ka ndodhur ndonjë skandal për të cilin qeveria e udhëhequr nga VMRO është përgjegjëse drejtpërdrejt. “Skandali i fundit me MNAV është vetëm një guralec tjetër në detin e kaosit dhe paaftësisë që…
Policia e Kosovës, në Ferizaj ka ndaluar një veturë në rrugën “Naim Beka” ku ishin dy persona të dyshuar për posedim të narkotikëve. Gjatë kontrollit, njëri nga të dyshuarit u arrestua, ndërsa tjetri arriti të arratiset. Si prova materiale janë sekuestruar 82.43 gramë marihuanë, një sprej OC, dy telefona mobil, 20 euro para të gatshme dhe vetura me të cilën udhëtonin. “Rr. Naim Beka, Ferizaj 22.09.2025 – 21:30. Raportohet se pasi është ndaluar vetura ku ishin dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin për posedim të narkotikëve, njëri është arrestuar dhe tjetri kishte arrit të arratiset. Si prova materiale janë…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën më të thellë për vendimin skandaloz që uniformat e reja të policisë të jenë vetëm në gjuhën maqedonase. Ky akt është shkelje flagrante e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe e ligjit për përdorimin e gjuhëve, që garanton barazi dhe dygjuhësi në institucionet shtetërore, e veçanërisht në uniformat e policisë. Ky nuk është një rast i izoluar, por vazhdimësi e politikës diskriminuese të VMRO-DPMNE-së, e cila tashmë ka iniciuar në Gjykatën Kushtetuese heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Ajo që e bën edhe më skandaloze është heshtja servile e partive shqiptare…
Koalicioni me shirit ngjitës Taravari–Sela–Ahmeti, i zënë ngushtë nga disfata që i pret më 19 tetor, tashmë ka hyrë në pazar me partinë anti-BE dhe anti-NATO të Apasievit. Ky është demaskimi më i madh pas 20 vitesh premtime për integrim, sot bëhen ortakë me Levicën vetëm për një copë pushtet. Ali Ahmeti i ka ende borxh opinionit përgjigjet për pyetjet publike: Pse e keni toleruar kryetarin e Likovës të vjedhë dhe të helmojë banorët me arsen? Pse vazhdoni t’i mbroni njerëzit e shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion? Kur ka qenë takimi juaj i fundit me ndonjë…
Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski sot do të vizitoj komunën e Shtipit. Press shërbimi qeveritar njoftoi se me këtë rast Mickoski do të marr pjesë në lëshimin në përdorim të një pishine të mbyllur dhe do të kryej inspektime në aktivitetet ndërtimore të ndërlidhura me asfaltimin e Bul. “Partizanska”.
Koha ka treguar se nuk ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të kandidaturave të regjistruara nga listat e pavarura, thotë kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Boris Kondarko. Kondarko për “360 Gradë” theksoi se krahasuar me zgjedhjet e mëparshme lokale të mbajtura në vitin 2021, ndryshimi në numrin e listave të paraqitura është minimal. Në vitin 2021, kishte 27 parti politike, 7 koalicione dhe 91 lista të pavarura nga një grup votuesish, ndërsa tani ka 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 lista të paraqitura. “Pra, unë ende operoj me termin lista të paraqitura, numri i listave të…
Para se të merrte pjesë në shërbimin përkujtimor për ndikuesin konservator dhe aktivistin Charlie Kirk të dielën, Donald Trump deklaroi se do të ndihmonte në mbrojtjen e Polonisë dhe shteteve baltike nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë situatën. Përgjigja e Trump vjen ndërsa NATO po përballet me presion në rritje mes përshkallëzimit në rritje të Rusisë në Evropë. Disa vende, përfshirë Lituaninë, Estoninë dhe Republikën Çeke, i kanë bërë thirrje NATO-s të përgjigjet më fuqishëm ndaj provokimeve të Rusisë, përfshirë rrëzimin e avionëve luftarakë rusë që shkelin kufijtë e aleancës. Reagimet vijnë pasi Rusia shkeli hapësirën ajrore të NATO-s në Estoni…

