Është masë e gabuar e qeverisë shfuqizimi shtesave për fëmijën e tretë dhe zëvendësimi i saj me ndihmë vetëm fëmijëve të lindur nga prindër me asistencë sociale. Masa që propozohet nuk mundet të krahasohet me të drejtën që kanë pasur prindërit, të cilët 10 vite kanë marrë kompensim për fëmijën e tretë prej 8.300 denarë. Ministresha Carovska i përzien konceptet, ajo duhet të dallon masat ndaj varfërisë dhe masat demografike pro natalitetit. Nuk mundet shtesat për fëmijën e tretë të zëvendësohet ma ndihmë të familjeve të varfra. Sepse atëherë kjo do të ishte masë kundër varfërisë apo masa që ka…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në rajonin e Shkupit ka ndodhur një rrahje, me çka është prishur rendi dhe qetësia publike. Sipas raportimeve, në rrugën “Franklin Roosevelt”, ku ndodhet një kafene e njohur, ka ardhur deri te një zënkë ndërmjet dy grupeve, që ka përfunduar me përdorim të armëve të ftohta. Tre persona janë lënduar dhe të tre kanë pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën klinike në Shkup. MPB ka njoftuar se janë marrë masa për zbardhjen e plotë dhe shqarimin e rastit në fjalë. Identiteti i të përfshirëve në rrahje nuk bëhet i ditur.
Samir Ujkani ka zbuluar se ka pasur një bashkëbisedim me kapitenin Kasper Schmeichel, para ndeshjes Kosovë – Danimarkë. Kosova dhe Danimarka kanë luajtur 2:2 në ‘Fadil Vokrri’, në miqësoren që solli lojë të bukur, katër gola dhe shumë emocione. Ujkani, që ndaj Danimarkës u paraqit në pjesën e dytë, ka zbuluar se çfarë ka folur me Schmeichel para ndeshjes, portierin e Leicester City. Kapiteni i Danimarkës, i ka thënë Ujkanit se Kosova ka shumë talentë, dhe janë të informuar mirë për lojën që bëjnë. “Para ndeshjes kam folur me kapitenin e tyre (Kasper Schmeichel), të cilin e kam shok dhe…
Profesorët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës sot organizuan punëtori për shënimin e Ditës Botërore të Ujit. Me moton “Ujë për të gjithë” ata përcollën mesazhe deri tek e gjithë popullata që t’i kushtojnë sa më shumë rëndësi ujit, ngase jo rastësisht një nga temat më aktuale në të gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë është nevoja për ujë. Punëtorinë e shpalli të hapur Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore të UT-së Prof. Dr. Alit Ibraimi. Sipas tij rreth 20 % e popullatës në botë nuk ka qasje në ujërat e…
Me 21.03.2019 rreth orës 10.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në oborrin e shkollës së mesme “Shaip Jusufi” në lagjen Shuto Orizari, S.D.(16) nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga C.H., dytë nxënës të kësaj shkolle, transmeton Almakos. S.D.-së iu është dhënë ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 22.03.2019 rreth orës 04.15 në SPB Shkup, S.N.(27) nga fshati Batincë, Shkup, ka lajmëruar se në dalje të fshatit Batincë, derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tipit “Folksvagen golf”, në drejtim të tij me armë kanë gjuajtur R.A. dhe Sh.A., dytë nga fshati Batincë, por nuk e kanë lënduar, transmeton Almakos. Pas masave të ndërmarra, Sh.A. është gjetur dhe arrestuar në Stacionin Policor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Ndihmë psikologjike nga Oda e Psikologëve kanë kërkuar vetëm dy familje të prekur nga aksidenti i autobusit në Llaskarcë, transmeton Portalb.mk. “Ndihmë psikologjike deri tash kanë kërkuar dy familje, kurse në koordinim me Drejtoritë për Mbrojtje dhe Shpëtim, intervenim psikologjik në krizë, është realizuar me shpëtimtarët – zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit”, thanë nga Oda e Psikologëve. Nga Oda kanë bërë të ditur se në dispozicion kanë 30 psikologë të licencuar, dhe kanë apeluar që të gjithë individët apo familjet që e ndjejnë veten të prekur dhe të ndikuar nga ngjarja e aksidentit, mund të drejtohen te pikat e Odës në Shkup,…
Një grup qytetarësh të revoltuar nga vendimi i Gjykatës Penale për dënimin e shqyptuar ndaj Abdulfeta Alimit, u mblodhën në sheshin ,,Skenderbe”. Nga atje ata marshuan drejt gjykatës, duke thërritur: ,, Drejtësi për Abdulfeta Alimi, të shpëtosh njeri nuk do të thotë se je terrorist”. Edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i’u bashkangjit protestuesve. Ai thekson se Alimi është hero i cili i’a ka shpëtuar jetën. Protestuesit kërkuan lirimin e Alimit me çdo kusht. Ndryshe Alimi u dënua me 7 vjet burg për ngjarjet e 27 prillit.
Në një-vjetorin e ndarjes nga jeta të profesoreshës Flora Sela Kastrati, sot në hapësirat e Fakultetit Filozofik u promovua libri i saj: “Sociologjia e arsimit: Sfidat dhe problemet bashkëkohore”. Dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Ibish Kadriu, njëherit edhe mik i afërt i profesoreshës së ndjerë tha se në një-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta ata e përkujtuan atë me promovimin e këtij libri, i cili ka qenë edhe amaneti i profesoreshës.” Si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të saj, e kam njohur si një studiuese dhe shkencëtare të devotshme, si një veprimtare të shquar, një atdhetare me…
Gjatë ditëve të shënimit të 104-vjetorit të çlirimit të Çanakalasë, që u zhvilluan më 18-19 mars, në Universitetin “18 mars” të Çanakalasë u organizua një debat me temë “Perspektiva e arsimit të lartë dhe e ardhmja e Turqisë dhe e Ballkanit”. Në mesin e personaliteteve të larta akademike të vendeve të ndryshme të botës, Universitetin e Tetovës e përfaqësoi, Prof. Dr. Adnan Ismaili, profesor dhe shef i degës së Filologjisë Orientale në UT. Ai foli në temën “E ardhmja e Turqisë dhe e Ballkanit përmes një arsimi sipëror cilësor”. Gjatë diskutimit të tij, ai shprehu kënaqësinë nga pjesëmarrja në debat dhe…
Një grup studentësh nga programi studimor Management Business Administration (MBA), i Northern Illinois University, në kuadër të vizitave nëpër kompani të ndryshme të Maqedonisë, po ashtu e vizituan edhe Universitetin e Tetovës. Në këtë vizitë ata ishin të udhëhequr nga Prof. Dr. Jens Mueller si dhe drejtori i shërbimeve studentore në Fakultetin Ekonomik të NIU-së, Burim Ramadani. Në Universitetin e Tetovës ata u pritën në takim nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Arbër Çeliku, si dhe nga përfaqësuesit e Zyrës për Shkencë dhe Inovacion dhe diskutuan rreth metodologjisë së programeve të ndryshme studimore, rreth klimës së bashkëpunimit mes studentëve…
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marijan Dema, dhe prorektori për mësim dhe çështje studentore, Prof. Dr. Hysen Bytyqi, e vizituan Universitetin e Tetovës. Me këtë rast, ata zhvilluan një takim të përbashkët miqësor me Rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sekretarin e përgjithshëm, z. Adem Beadini dhe shefin e kabinetit të Rektorit të UT-së, Doc. Dr. Faton Shabani.Ky takim kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy universiteteve në sfera të ndryshme, duke iu dhënë përparësi proceseve arsimore dhe atyre të hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet sot…

