Sot në Shkup u mbajt seminari njëditor për vlerësimin gjinor, i përkrahur nga OSBE, i cili u fokusua në mënyrat për përforcimin e pjesëmarrjes së grave në parlament. Në seminar morën pjesë rreth 30 pjesëmarrës, përfshi deputetë nga Komisioni parlamentar për Mundësi të Barabarta ndërmjet Grave dhe Burrave, nga Klubi Parlamentar i Grave, si dhe nga stafi tjetër i parlamentit. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Demokratik Kombëtar (NDI). “Barazia gjinore nuk ka të bëjë thjesht me numrin e grave dhe burrave të përfaqësuar, por gjithashtu ka të bëjë me ndjeshmërinë gjinore gjatë hartimit të ligjeve,…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras dhe ministrat nga të dy qeveritë në Shkup nënshkruan marrëveshje për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral. Zaev dhe Tsipras në kuadër të mbledhjes së përbashkët të Këshillit të Lartë për bashkëpunim mes dy vendeve, nënshkruan plan aksionar për përforcimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës sipas marrëveshjes së Prespës. Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes ministrive të mbrojtje së Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe kolegu i saj grek Evangelos Apostokalis. Memorandum bashkëpunimi mes Sekretariatit për Çështje…
Kryeministri grek Aleksis Tsipras në një konferenë me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev në Shkup tha se mes dy vende duhet të ndërtohet ura bashkëpunimi dhe jo mure. “Ne jemi këtu për të gjetur zgjidhje dhe për të shikuar përpara, të shohim drejt ardhmërisë. Ti largojmë nyje, të ndërtojmë ura në vend të mureve. Mbrëmë Papa deklaroi se ata që ndërtojnë mure, gjenden vetë si të burgosur në ato mure, kurse ata që po përpiqen të rrënojnë muret ata po ndërtojnë ura. Gjithsesi ne mësojmë nga historia, por edhe krijojmë historinë tonë, ky është vizion kyq për Evropën dhe…
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, para takimit të sotëm për çështjen e PSP-së, deklaroi se mund të pritet përparim nëse përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së janë të gatshëm të respektojnë rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare. Ajo në deklaratën e dhënë për mediat para konferencës “Angazhimi i përbashkët për arritje më të mira në gjyqësi”, përsëriti edhe një herë qëndrimin se nuk pajtohet me atë që duhet të përfundojë misioni i PSP-së, duke shtuar se si shtet do të dërgohet mesazh serioz nëse mundësohet funksionimi i përhershëm i PSP-së. Deskoska tha se do të bëhen përpjekje që të sigurohen dy të tretat e votave…
Vizita e kryeministrit grek Alexis Tsipras në Shkup, ka mbledhur dhjetëra qytetarë të cilët kanë shprehur qëndrimin e tyre për ndryshimin e emrit të shtetit dhe praninë e kryeministrit grek në shtet. Pjesëmarrësit në këtë protestë në bulevardin “Klimenti i Ohrit” kanë protestuar me flamuj dhe muzikë maqedonase. Policia e shtetit ka pritur mbledhjen e tyre dhe nuk ju ka lejuar të afrohen në Qeveri. Protesta të tilla të qytetarëve që nuk janë pajtuar me negociatat me Greqinë, ka pasur që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, me të cilën u ndryshua edhe emri i shtetit.
Patjetër të jem president i të gjithë qytetarëve dhe me integritet. Nuk më bie ndërmend nëse më vjen mandatar me 61 nënshkrime të deputetëve të mos i jap mandat. Ai është krim, kundër popullit dhe shtetit. Nuk më bie ndërmend të mos nënshkruajë ligje të miratuara dy herë. Gjithçka që është në interes të qytetarëve nga ana ime do të firmoset dhe mbështetet publikisht, në interes të Maqedonisë dhe të qytetarëve, ka thënë kandidati për president Stevo Pendarovski në tribunën e mbrëmshme publike në Prilep. “Më 21 prill dhe më 5 maj do të jetë një referendum në vete e…
Në seancën e mbrëmshme të 128, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim për miratimin e mjeteve nga buxheti të ndara për pjesën e parë të fushatës për zgjedhjet presidenciale me kërkesë të Komisonit Shtetëror Zgjedhor në lartësi prej 100 milionë denarë, informojnë nga Qeveria, transmeton Portalb.mk. Fushata e zgjedhjeve të gjashta presidenciale filloi dje, ndërsa në garë janë Gordana Siljanovska, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka. Fushata do të zgjasë deri më 19 prill, ku më pas do të pasojë heshtja zgjedhore 24-orëshe para votimit.
Në takim ishte potencuar se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mali i Zi deri më tani kanë realizuar një bashkëpunim të suksesshëm në të gjitha veprimtaritë e kulturës, ndërsa ishte shprehur edhe gatishmëria që në periudhën e ardhshme të intensifikohet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i projekteve në të dyja vendet. Bashkëbiseduesit në takim theksuan se është i madh numri i artistëve maqedonas të cilët me sukses janë prezantuar në Mal të Zi, por edhe artistët e këtij vendi kanë realizuar interpretime para publikut maqedonas. Ishte theksuar se të dyja vendet kultivojnë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe në kuadër të organizatave të…
Shtatë fëmijë me autizëm ndjekin mësimin në paralele të veçanta në shkollën fillore “Braqa Milladinovci” në Kumanovë. Në Qendrën ditore për personat me nevoja të veçanta që funksionon nën Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ka gjashtë fëmijë me autizëm. Në këto dy institucione fëmijët ndjekin mësimin dhe programe në pajtim me moshën dhe zhvillimin e tyre. Udhëheqësi i Qendrës ditore Ivica Bllagojeviq, thotë se punojnë sipas programit dhe se këto fëmijë bashkëpunojnë me fëmijët tjerë me pengesa tjera në zhvillim. Personat ekspertë theksojnë se ka nevojë të formohet qendër e veçantë ditore për fëmijët dhe personat me autizëm, ku…
Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Dibrës d-r Hekuran Duka ka vazhduar fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale në këtë komunë. Duka, pas konventës promovuese filloi takimet me qytetarët dhe vizitat shtëpi në shtëpi ku ka prezantuar Programin e tij zgjedhor. Ai në bashkëbisedim me bashkëvendësit e tij tha se zbatimin e Programit të tij e mbështet në dy pika të fuqishme, në aspektin normativ, pra në ligjet pozitive të shtetit si formë për një udhëheqje të drejtë, dhe në garancën morale që e karakterizon atë si person. “Prandaj unë e kërkoj votën tuaj si besim për të më…
Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte në vizitë në Ambasadën e Republikës së Italisë në Shkup, ku u prit nga ambasadori italian në Shkup, z. Karlo Romeo.Gashi e njoftoi Ambasadorin Romeo me zhvillimet më të reja politike në Alternativa, ndërsa temë e takimit ishin edhe aktualitetet e përgjithshme politike.Me këtë rast kryetari Gashi e njoftoi ambasadorin Romeo për qëndrimin që mban Alternativa për zgjedhjet presidenciale, duke theksuar se: “Në duhet të jemi seriozë me këtë çështje dhe nuk duhet të lejojmë shkujdesje, që e ka çmimin e një presidenti që mund t’i ktheje prapa proceset euro-integruese.”Ndërkaq në lidhje me…
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, bashkë me anëtarët e Shtabit Qëndror të partisë për zgjedhjet presidenciale, mbajti mbledhje me shtabin e degës së PDSH-së në Tetovë.Në mbledhje u bisedua për çështjet organizative, aktivitetet dhe strategjinë e punës së degës së PDSH-së Tetovë gjatë kampanjës për zgjedhjet presidenciale.Informojmë se takime të tilla, Kryetari i PDSH-së, bashkë me Shtabin Qendror të partisë do të mbajë me të gjitha degët dhe shtabët e degëve tē Partisë Demokratike Shqiptare.

