Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva në intervistë për “Nezavisen” tha se përsëri do të konkurron për kryetare të PSP-së. “Unë do të konkurrojë nëse votohet Ligji i ri për Prokurorinë Publike, gjegjësisht në konkursin për përzgjedhjen prokurorit special publik. Për këtë kanë të drejtë të gjithë prokurorët të cilët i përmbushin kushtet e parapara me propozim ligjin. Vlerësojë se i përmbush kushtet dhe do të dorëzojë dokumentet. Nuk do të dorëzohem. Sigurisht unë nuk mund të ndikojë në përzgjedhje, ajo është punë e Këshillit të prokurorëve publik”, tha shefja aktuale e PSP-së. Janeva tha se nuk e ka…
Author: Hamdi Kumanova
Kandidati presidencial, Stevo Pendarovsli sot prezantoi tetë projekte të cilat do të fillojë t’i realizojë në tetë muajt e parë të funksionit presidencial, e të cilat, siç theksoi, i pasqyrojnë angazhimet e tija kyçe dhe shtyllat e programit. I pari do të jetë të organizojë forum për dialog politik mbipartiak. “Pas shumë viteve konflikte dhe ndarje, Maqedonisë i nevojitet dialog ndërpartiak për çështjet më të rëndësishme për qytetarët. Presidenti duhet të jetë zëri i maturisë, baraspesha mes partive politike”, deklaroi sot Pendarovski, duke shtuar se mu ky është qëllimi i këtij forumi, në të cilin do të kyçen edhe opinioni…
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë dënon ashpër të gjitha përpjekjet për ta përfshirë atë në qëllimet dhe interesat e përditshme politike. Nga atje thonë se, pas publikimit të shpeshtë të artikujve në disa media elektronike dhe deklaratave që përfshijnë Ushtrinë, ndjejmë nevojën që reagojmë në këtë mënyrë. Ushtria, thonë nga Shtabi i përgjithshëm, është institucion e cila në vazhdimësi është me rejting më të lartë në shoqëri dhe e njohur nga të gjithë qytetarët e vendit tonë. “Shtabi i përgjithshëm do të vazhdojë të përqendrohet në proceset e parashikuara të reformave në Ushtri në përputhje me standardet e larta të…
Profesori Lubomir Fërçkovski deklaroi për 1TV se nuk qahet që në vitin 2009 është kandiduar për president dhe ka humbur nga Gjorgje Ivanov. “Pastaj nga viti 2011 i kanë vjedhur zgjedhjet në mënyrë masovike. Ambicja e ime ishte tjetër, e kisha të qartë se cfarë po ndodhë. Unë dhe ekipi im nuk kishin iluzione. Ishte akt heroik që të nxitet opozita e cila atëkohë ishte në nivel shumë të ulët. Dhe arritëm që të marrin 260 mijë vota. Pastaj në vitin 2014 e vodhën edhe Stevo Pendarovskin”, theksoi Fërçkovski.
Anëtari i Komiteti Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllaveski në konferencë për shtyp tha se qeveria me reformat e bëra ka ndaluar rritjen e mëtejshme të pensioneve.“Me pagën e marsit, ka një rritje minimale të pensioneve prej 0.7 për qind, që është rreth 100 denarë për pension me rreth 15.000 denarë. Nëse zgjidhja ligjore e vjetër do të ngelej, rritja duhet të ishte 1.83 për qind, domethënë pensionistëve u hoqën më shumë se 1 pikë përqindje”, tha Trajko Sllaveski. Sipas tij, kjo do të thotë që nëse kjo tendencë vazhdon gjatë vitit ata do të marrin pensionin mujor në një sasi…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës deklaroi se ka tërhequr vendimin për rikthimin e drejtorëve të shkollave në Gostivar, ku siç thonë nga atje, u shkarkuan në mënyrë të paligjshme. “Tërheqja e vendimeve të MASH mbështetet në objektivin, përkushtim dhe angazhim maksimal që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, në një atmosferë të qetë dhe të drejtë, me qëllim të shmanget çdo justifikim dhe përpjekje për të vënë një njollë në këtë proces shumë të rëndësishëm për shoqërinë dhe vendin. Ky vendim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vjen, pavarësisht nga fakti se ajo është një…
Me 05.04.2019 në ora 15.00 në SPB Veles, S.S.(49) nga Velesi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 14.50 në shtëpinë e prindërve të tij, e ka parë nënën e tij D.S.(74) me lëndime të shkaktuara nga burri i saj L.S.(74), transmeton Almakos. D.S. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Veles. Po ndërmerren masat për gjetjen e L.S. dhe zbardhjen e rastit.
Me 05.04.2019 në ora 15.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “ 11 tetori” përballë tregut të gjelbër, Gj.J.(80) nga Shkupi është rrëzuar derisa ka qenë duke zbritur nga autobusi i JSP, e drejtuar nga Zh.K.(58) nga Shkupi, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici të Gj.J., autobusi ka ecur derisa ajo ka qenë duke zbritur. Gj.J. iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” ku iu janë konstatuar lëndime dhe pas ndihmës mjekësore është lëshuar në shtëpi. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të SPB Shkup dhe…
Me 05.04.2019 në ora 20.45 në rrugën lokale në fshatin Zherovjan që çon për në fshatin Radiovcë gjatë kryerjes së kontrollit në trafikun rrugor, zyrtarët policor nga policia në Kamjan e kanë ndaluar veturën e tipit ‘Folksvagen vento’ me targa nga Tetova, e drejtuar nga H.K.(27), ndërsa si bashkëudhëtar ka qenë personi N.E.(27), dhe në veturë ka qenë edhe R.I.(18), të gjithë nga Sedllarca e Epërme, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit ndaj personave, veturës dhe bagazhit është gjetur marihuanë. Personat janë arrestuar në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 06.04.2019 në ora 01.50 në SPB Shkup, T.J.(47) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 00.20 në bulevardin Kuzman Josifovski Pitu, djali i saj 16 vjeçar është sulmuar fizikisht nga disa persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
LSDM vlerëson se VMRO-ja nuk mund të pranojë sukseset që ka arritur Maqedonia. “Hristijan Mickoski nuk mund të pajtohen me atë që për herë të parë orkestra greke këndoi himnin e Maqedonisë. Për VMRO-në është e papranueshme që himni është i pranuar nga e gjithë bota, me çka shteti dhe ushtria respektohet nga e gjithë bota demokratike”, thekson LSDM. Partia në pushtet vlerëson se partia e Mickoskit imagjinon raste, madje edhe kandidatja e tyre, Gordana Siljanovska pranoi dhe konfirmoi se himni i Maqedonisë, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas me marrëveshja e Prespës është e njohur dhe konfirmuar përgjithmonë. Më herët, VMRO e…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup deri tek Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur padi penale kundër A.K (23) nga Vlesi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “prodhim dhe tregtim të paligjshëm me lëndët narkotike”. Siç njoftojnë nga SPB Shkup më 03.04.2019, me urdhër të gjykatës, zyrtarët policor nga SPB Shkup të shoqëruar nga policia e njësitit kundër krimit të organizuar kanë kryer kontroll në banesën e të dyshuarit në rrugën “23 tetori” në Shkup. Gjatë kontrollit janë zbuluar lëndë narkotike, mariuhanë, kokain dhe amfetamin. Pas kontrollit policia ka arrestuar A.K./Telegrafi/

