Author: Hamdi Kumanova

Sot, Ministria e Financave ka mbajtur një ankand të obligacioneve qeveritare me të cilat shteti ka huazuar 2.4 miliardë denarë ose rreth 39 milionë euro. Kjo është një nga seritë e huamarrjeve që qeveria ka bërë që nga fillimi i vitit, por tani po huazon para në një fushate presidenciale. Ekonomistët thonë se me errësirën e tillë dinamike të borxhit me të njëjtin ritëm dinamik të investimeve kapitale, ekonomia në Maqedoni po lëviz drejt kolapsit. Investimet kapitale janë me rëndësi vitale për ekonominë dhe ato janë të lidhura ngushtë me ndërtimin, që është një nga shtyllat në ndërtimin e Produktit…

Lexo më Shumë

Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska-Davkova, mbrëmë para qytetarëve të Gjevgjelisë, tha se me votën e tyre me 21 prill, ata e kanë rastin të shprehin vullnetin demokratik, sipas saj, se a janë kundër këtij pushteti. Siljanovska tha se ka ardhur koha që atdheu të ketë një nënë, e cila, sipas saj, do t’u japin fund ndarjeve të mëdha në Maqedoni, jo vetëm ndërmjet etniteteve të ndryshme, por siç tha, edhe në trungun e shkëputur maqedonas. Ndërkaq, sot, në ditën e 16-të të fushatës, kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë tubime në komunat e Shkupit, Aerodrom…

Lexo më Shumë

Bashkia e Shkupit njofton se qytetarët akoma mund të shfrytëzojnë subvencionet për furnizimin e stufave me peleta dhe të kompensojnë një pjesë të harxhimeve gjatë blerjes. Në thirrje publike që Bashkia e Shkupit e publikoi më 21 janar, ndërsa do të vazhdojnë deri më 30 nëntor, janë paraqitur 237 qytetarë. “Bashkia e Shkupit qytetarëve që kanë blerë stufë me peleta nga 7 nëntori i vitit 2018, do t’u kompensojë një pjesë të shpenzimeve për furnizimin e stufës me lartësi prej 70 prëqind, por jo më shumë se 30 mijë denarë, duke përfshirë edhe tatimin personal të të ardhurave për amvisëri”,…

Lexo më Shumë

Fati i “mercedesit” luksoz për të cilin u dënua ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili u arratis në Budapest, si dhe Grodana Jankolloska dhe Gjoko Popivskli, do të dihet pas përfundimit të procesit zgjedhor, vërtetuan nga qeveria për “Makfaks”. “Pas mbarimit të zgjedhjeve do të ketë vendime. Derisa zhvillohen zgjedhjet presidenciale, procesi është në pritje”, thonë nga Qeveria. Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta e mori automjetin nga ministria e Punëve të Brendshme, ku u fut në ankand, por procedura u ndërpre për shkak të procesit gjyqësor “Tanku” të PSp-së. Për këtë lënda u shqiptuan vendime përfundimtare gjyqësore,…

Lexo më Shumë

Një grua shtatzënë e humbi fetusin e saj ndërsa dy gra tjera kanë kërkuar abort për arsye se kanë qenë të sëmura me fruth. Nga klinika e gjinekologjisë sqarojnë se njëra nga 2 gratë shtatzëna ka paraqitur te komisioni i shkallës së parë kërkesë për ndalim të shtatzënisë për shkak të sëmundjes nga fruthi. Komisioni e ka lejuar, me çka është kryer abortimi shtatzënisë pas gjitha protokolleve. Në komisioni e shkallës së parë është paraqitur edhe një paciente me fruth gjatë shtatzënisë. Me kërkesë të saj, është pranuar abortimi. Pacientja që ka humbur fetusin përveç fetusit, ka pasur edhe nivelin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot ishte në vizitë në Ambasadën e Republikë së Shqipërisë në Shkup, ku u prit nga ambasadori Fatos Reka. Temë e këtij takimi ishin zhvillimet më të reja politike vend. Me këtë rast Gashi e njoftoi Ambasadorin Reka për qëndrimin konstruktiv të Alternativës në këtë proces, që ka filluar që nga viti 2017 e që duhet të përmbyllet me këto zgjedhje presidenciale. Gjithashtu Gashi e falënderoi Ambasadorin Reka dhe shtetin shqiptar për ndihmesën dhe mbështetjen e madhe që ka dhënë në proceset integruese të vendit dhe shfaqi shpresën se këto marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndërshqiptare…

Lexo më Shumë

Në vjedhjen që ndodhi dhe në filialën e NLB Bankës në Çair janë vjedhur 150 mijë euro. Nga banka njoftojnë se tre të lënduarit janë në gjendje të mirë dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak. “Në grabitjen e djeshme që ka ndodhur në orën 10:36 në filialën e NLB Bankës në Çair, dëshirojmë t’ju informojmë se klientët dhe të punësuarit në bankë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë. Dy punonjësit që ishin lehtë të lënduar, janë lëshuar për nga spitali. Përveç dy punonjësve, edhe sigurimi i cili gjithashtu ishte lënduar gjatë grabitjes pas ndihmës mjekësore është liruar për…

Lexo më Shumë

“Mendoj se me garimin tim në këto zgjedhje dërgojmë një mesazh për gjithëpërfshirje, sepse atëherë do të vazhdohet me traditën gati 30 vjeçare pas pavarësimit të Maqedonisë së Veriut ku shqiptarët do të jenë vetëm votues, por asnjëherë të votuar”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kandidati për president në Maqedoninë e Veriut Blerim Reka. Reka ka diskutuar rreth konceptit të platformës për krijimin e një Republike gjithëpërfshirëse, me ligjin mbi të gjithë. Radio Evropa e Lirë: Zoti Reka, Argumenti juaj kryesor i fushatës mbetet “ta bëjmë Maqedoninë e Veriut Republikë”. Cila është esenca e Republikës përmes së…

Lexo më Shumë

Për shkak të mungesës së Igor Janushevit dhe Naum Stoillkovskit, të cilët janë përfaqësues të autorizuar të VMRO-DPMNE-së, gjykimi për rastin “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike është shtyrë për më 16 maj. Para fillimit të seancës, mbrojtësi i një nga të akuzuarit, Donçe Nakov e njoftoi kryetarin e këshillit gjyqësor Osman Shabani se për shkak obligimeve rreth fushatës për zgjedhjes presidenciale, përfaqësuesit e partisë nuk mund të marrin pjesë në gjykim. Prokurorja Lençe Ristovska tha se kjo është përpjekje e të akuzuarve ta shtyjnë gjykimin për shkak faktit se sot e njoftojnë gjykatën për mospjesëmarrjen e jo më parë dhe propozoi që partia të autorizojë më shumë persona të cilët…

Lexo më Shumë

Aktgjykimi për rastin e vdekjes së të riut Nikolla Sazdovski është caktuar të shpallet më 23 prill, njofton gazeta Koha. Prokuroria e Shkupit dhe familjarët e të ndjerit sot, në fjalët përfundimtare kërkuan dënimin maksimal për të akuzuarit, ndërkohë që avokatët mbrojtëse, kërkuan drejtësi për shkak se, siç thanë ata, vepra ka të bëjë me “dhunë”, e jo “vrasje mizore”. Procesi gjyqësor është udhëhequr nga gjykatësja Daniella Alleksovska-Stojanovska. Ndërsa më 7 shkurt është bërë rikonsturktimi i ngjarjes me Sazdovskin, i cili është rrahur nga dy të rinj. Sipas aktakuzës, të dyshuarit të cilët dy janë në paraburgim ndërsa i treti…

Lexo më Shumë

Me 15.04.2019 në ora 12.00 në vendkalimin kufitar ‘Aeroporti Shkup’, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se personi D.N.(31) nga Shën Nikolla gjendet në Stop Listën me masën Arresto me kërkesë të policisë në Shën Nikollë, transmeton Almakos. Ai është arrestuar dhe në ora 14.30 është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Shkup për mbajtjen e dënimit me burg në burgun e Shtipit.

Lexo më Shumë