Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka komentuar fjalimin e deputetit të BDI-së, Artan Grubit në tubimin e djeshëm në Shkup. Sipas Taravarit, Grubi e dëshiron vde.kjen e Blerim Rekës duke përdor thirrje tipike mortore në tubim. “Një militant i Pendarovskit publikisht dëshmoi që është aq i dëshpëruar për fatin e kandidatit të tij, sa dëshiron vde.kjen e Blerim Rekës duke përdor thirrje tipike mortore! O derëbardhë, nuk vd.es Reka dhe shqiptarët pse do ti! Mos e lejo SDSM-në të të katandisë që të urresh gjakun tënd! Erdhi puna të zihesh me shqiptarët për të mbrojtur një maqedonas…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë ditës së djeshme Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, në qytetin e Gostivarit ka realizuar aksion kontrollues në trafikun rrugor, në të cilin janë përfshirë 35 vetura (furgon) të cilët kryejnë transport publik të nxënësve, nëpër shkollat fillore dhe të mesme. “Gjatë kontrollit, janë zbuluar 9 vetura të cilat kanë pasur mbingarkesë të numrit të udhëtarëve, 8 vozitës të cilët kanë transportuar udhëtar në transport publik dhe nuk kanë pasur të kryer kontrollin mjekësorë për kryerjen e kësaj veprimtarie, 3 vozitës kanë kryer transport publik pa patent shoferi, 1 vozitës ka drejtuar automjetin me kategori të papërshtatshme për…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri në fund të ditës duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor për zgjedhje presidenciale dhe të parakohshme komunale në tre komuna. Sonte në mesnatë skadon edhe afati në të cilin votuesit që janë në paraburgim shtëpiak të paraqiten në Komisionet zgjedhore komunale. Ndryshe, në zgjedhjet presidenciale të së dielës, 21 prill 2019 në Maqedoninë e Veriut, në rrethin e parë të drejtë vote kanë1.808.131 persona , njofton Portalb.mk. Sipas nenit 81 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, që të kemi fitore që në rrethin e parë për ndonjërin nga kandidatët: Blerim Reka, Gordana Siljanovska – Davkova ose Stevo Pendarovski, për të do të duhet të votojnë…
Gjykimi për rastin “Toplik”, i cili ka të bëjë me shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit”, do të vazhdojë më 17 maj, pasi seanca e sotme është anuluar për shkak të mungesës së gjykatësit Ognen Stavrev. Në seancën e sotme të pranishëm ishin i akuzuari i parë Mile Janakieski, pesë të akuzuarit tjerë, si dhe dëshmitarët e ftuar. Në seancën e radhës siç është paralajmëruar, pritet të dëshmojnë pesë dëshmitarë. Gjykimi udhëhiqet nga Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori i PSP-së Burim Rustemi. Sipas aktakuzës të PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si…
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi mbrëmë ishte mysafir në Zonën B që emitohet në Klan Kosova me pronar Baton Haxhiun. Thaçi ka folur edhe për kandidatin për president Blerim Rekën dhe opozitarët Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin. “Blerim Reka mund ti ketë të gjitha të mirat, por Blerim Reka nuk është nusja e re e politikës shqiptare në Maqedoni”, tha Thaçi dhe pastaj e spjegoi pyetjen e gazetarit të Klan Kosova se çka është kjo nusja e re. Në këto momente filloi e qeshura e Baton Haxhiut. “Blerim Reka ka qenë ambasadori i BDI-së. Ai ishte i nënshtruari i peticionit…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka ftuar të gjithë ata që kanë resurse për të investuar në prodhimin e kanabisit. Ai ka theksuar se etika dhe ligji në Maqedoni e lejojnë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Sipas tij, pritet që nga kjo të hapen vende të reja pune. “Është e lejuar me ligj, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në shumë vende tjera të botës. Ka përfitime prej saj në trajtime dhe është e pranuar në mjekësinë tonë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, ka thënë Zaev. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka thënë se është i bindur që deri…
Numri i udhëtarëve në transportin urban nga viti 2015 në 2018 është zvogëluar për 20 për qind, në një situatë ku kërkimet tregojnë se trafiku është një nga faktorët kryesorë për ndotjen e ajrit. Autoritetet e qytetit në Shkup njoftuan pwr furnizimin e autobusëve të rinj një vit më parë, por qytetarët e Shkupit nuk po i shohin ato për të paktën një gjysmë viti. Në fillim të vitit të kaluar, JSP testoi autobusë elektrike dhe të gazit dhe kryetari Petre Shilegov shprehu se shpreson se deri në fund të vitit 2018 do të furnizohen 20-30 autobusë të rinj. Megjithatë,…
Anëtari i Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së, Orce Gjorgjievski sot akuzoi ministrin e Brendshëm se heshtë për vjedhjet që kanë ndodhur ditëve të fundit. “Sikur po afrohet dita e zgjedhjeve, grabitjet dhe vjedhjet por rriten. Spasovski në vend që të punojë në drejtim të përmirësimit të sigurisë dhe shtypjes së krimit shkon në tubime partiake për të promovuar Stevo Pendarovskin”, thotë Gjorgjievski. Ai tha se Vetëm 5 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë, një nga plaçkitjet më të mëdha ka ndodhur në periudhën e kaluar. “Gjatë ditës së djeshme, grabitës të armatosur hynë në zyrën e degës së NLB…
Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski, sot ka realizuar takim me bujqit e Komunës së Rankovcës, me të cilët ka diskutuar për gjendjen aktuale në bujqësi, si dhe masat që ka paralajmëruar ministria për bujqit pas zgjedhjeve presidenciale. Nikollovski tha se është i habitur për interesimin e shfrytëzimit të masave që ofron programi IPARD, sidomos nga gratë rurale, për të cilat tha se do të rritet mbështetja e grave bujqësore. “Gratë-bujqësore do të kenë mundësi për grant prej 3 mijë eurove, ndërsa masa për bujqit e rinj do të rritet nga 10 mijë në 20 mijë euro. Me këtë do të…
Pas një javë, më 23 prill, Gjykata Penale do të shpallë dënimin të akuzuarve Besir Bela dhe Skender Demiri, për vrasjen e 20-vjeçarit Nikola Sazdovski Sazdo. Sot, disa orë në sallën e gjyqit dhanë dëshmi dy të akuzuarit, të pandehurit dhe babai i djalit të vrarë. Të pandehurit u penduan dhe shprehën ngushëllimet e tyre për familjen Sazdovski dhe kërkuan që gjykata të mos i nënshtrohet presioneve. Advokati Shehtanski karkoi dënim maksimal për të akuzuarit. Sipas aktakuzës, Belës dhe Demiri së bashku me një tjetër 19 vjeçar i cili është në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar sulmuani…
Nëpërmjet një konference për shtyp, Vladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE tha se “listat kadrovike të LSDM e çuan administratën në 150.000 të punësuar, ndërsa tani Zaev paralajmëron përjashtime masovike nga puna”. “Mira Dizell punësimet në mënyrë totale e okupuan sektorin publik në Maqedoni dhe si pasojë e kësaj, si pasojë e 20.000 punësimeve të reja tek administrata shtetërore gjatë dy viteve të kaluara, Maqedonia u bë me 150.000 të punësuar në administratën shtetërore. Keni kujdes me këtë Qeveri të Zoran Zaev me 28 ministra me zëvendësdrejtor në gjitha ndërmarrjet publike me ligj janë votuar 20.000 punësime nga listat e Mira Dizell…
Opozita vazhdon t’i mbaj sekret kërkesat e saj ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike. Ndonëse VMRO-DPMNE-ja kishte paralajmëruar se pas dorëzimit të materialeve në Ministrinë e Drejtësisë do t’i bëjë publike kërkesat e saj, edhe pas dy ditëve partia e Hristijan Mickoskit vazhdon të heshtë. Njëjtë vepron edhe Ministria e Drejtësisë, nga ku thonë se kërkesat e opozitës janë në kundërshtim me rekomandimet e BE-së, por duke mos ndarë detaje mbi rrjedhën e bisedimeve dhe mundësinë për konsensus gjithë partiak për fatin e Prokurorisë Speciale Publike. Ndaj Propozim-ligjit për Prokurorinë Publike opozita ka parashtruar 65 amendamente, ndërsa kryetari i Kuvendit ka…

