Author: Hamdi Kumanova

Në zyrën e Avokatit të Popullit të dielën nga ora 7:00 deri në orën 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, ku qytetarët mund të paraqesin çfarëdo shkelje të të drejtës së votës. Siç njoftojnë nga zyra e Avokatit të Popullit, të hapura për qytetarët do të jenë shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Tetovë, Kumanovë, Strumicë dhe në Shtip, ndërsa qëllimi i kësaj është të mbrohen të drejtat e votimit. Krahas zyrave, në linjën falas qytetarët mund t’i paraqesin problemet në numrat e telefonit: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329- 996, Kërçovë 045 228-586,…

Lexo më Shumë

Shumë më shumë vende të lira në shkollat e mesme në krahasim me numrin e studentëve që kanë përfunduar ose janë të regjistruar në arsimin fillor reflekton situatën me rritjen e emigracionit jashtë vendit dhe normat në rënie të lindjeve në Tetovë. Autoritetet parashikuan se ka hapësirë për regjistrimin e 3,570 nxënësve të shkollave të mesme dhe gjithashtu zbuluan se 2,130 do të përfundonin arsimin fillor. Pritet që edhe më pak fëmijë do të fillojnë të hyjnë në klasën e parë. Shkolla fillore Kiril dhe Metodij në Tetovë, ka më pak nxwnws në një klasë për arsimin e lartë. “Numri…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut dënoi ashpër sulmin mbi gazetarin dhe kameramanin e TV21 nga ana e familjarëve të kryetares së Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi nga LSDM, njofton Portalb.mk.  “Dje, pasi që ekipi i TV21 ka incizuar kronikë në lidhje me ankesat e banorëve për infrastrukturën e keqe të kësaj komune, familjarë të kryetares Halimi kanë bërë kërcënime verbale ndaj ekipit televiziv se do t’ua thyejnë kamerën dhe kanë kërkuar të fshihen incizimet. Gazetarët kanë vendosur mos të fshijnë materialet e incizuara dhe më pas janë detyruar të hyjnë në zyrën e komunës dhe përsëri janë përballur me kërcënime…

Lexo më Shumë

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Studime Ballkanike (IFIMES) nga Lubjana, Slloveni, ka përgatitur një analizë për situatën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen me 21 prill të vitit 2019, transmeton Almakos. Në analizën e Institutit ku pjesërisht do të publikojmë në vijim, theksi kryesor vendoset te kampanja zgjedhore me idetë bazike të tre kandidatëve për president: Gordana Siljanovska Davkova është zgjedhur shpejt në laboratorin e VMRO-DPMNE-së dhe tek paraqitja e saj publike është i dukshëm ndikimi i Nikolla Gruevskit dhe Gjorgje Ivanovit. Gruevski është mentor i…

Lexo më Shumë

Prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore Publike Shkup ka dorëzuar akuzë kundër një personi, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe lëshim në treg në mënyrë të paautorizuar, droga narkotike, psikotrope dhe substanca prokursore” nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, njofton Portalb.mk. “I dyshuari, në katin e lartë të shtëpisë së tij në Kozle, në mënyrë të paautorizuar ka prodhura, përpunuar dhe për shkak të shitjes ka mbajtur droga narkotike – marihuanë. Pastaj, ai ka bërë laboratori të improvizuar me 52 bimë të tipit Cannabis, tharrës të improvizuar me kuti prej kartonit ku i ka tharë bimët, ndërkaq më pas…

Lexo më Shumë

Kandidatët për president shtetit me qëndrime të ndryshme sa i përket përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe. Kandidati Blerim Reka, vlerëson se nuk ekziston ligj për gjuhën shqipe, por ekziston ligj për përdorimin e  gjuhëve të cilën e flasin 20 për qind e popullsisë. Sipas tij ligji për shqipen, subjekteve të caktuar politike u ka shërbyer si municion gjatë fushatës elektorale, në cikle të ndryshme zgjedhore. “Nuk ekziston Ligj për gjuhën shqipe, ekziston ligj për përdorimin e  gjuhëve të cilën e flasin 20 për qind e popullsisë.  U bën tri eksperimentime për nevoja elektorale të partisë që i propozonte. Ligji i…

Lexo më Shumë

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin e Prokurorisë Speciale, formën e vazhdimit të mandatit të këtij institucioni, por edhe përdorimin ose jo të bisedave të përgjuara telefonike të ish zyrtarëve si prova në proceset gjyqësore ndaj tyre. Kjo ka thelluar polemikat lidhur me sundimin e së drejtës dhe gjendjen e gjyqësorit në përgjithësi. Fushata e partive për zgjedhjet presidenciale është përqendruar edhe në këtë sferë, që konsiderohet si shumë e rëndësishme për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Opozita maqedonase, propozim-ligjin për Prokurorinë Speciale, e konsideron si mjet të partive në…

Lexo më Shumë

Në magjistralen Gostivar-Kërçovë një veturë e tipit “Golf” me targa të Tetovës, ka devijuar nga rruga duke përfunduar në humnerë. Në vendin e ngjarjes kanë arritur përfaqësues të policisë për të hetuar shkaqet e kësaj fatkeqësia. Infotmatat nga terreni flasin se nuk ka viktima në njerëz dhe se dëmet janë vetëm të natyrës materiale. Detajet tjera rreth këtij rasti pritet t’i sigurojnë organet kompetente.

Lexo më Shumë

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 21 prill do të vëzhgohen nga gjithsej 3513 vëzhgues, prej të cilëve 419 do të jenë ndërkombëtar, ndërsa 3094 vendor. Nga vëzhguesit vendor më shumë do të ketë OJQ “Most”, e cila procesin zgjedhor do ta ndjek me gjithsej 1940 vëzhgues, ndërsa më shumë vëzhgues ndërkombëtar do të ketë Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (195). Vëzhgues për votimin më 21 prill ka angazhuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, e cila zgjedhjet do të monitorojë me 42 vëzhgues.…

Lexo më Shumë

Nga Ministria për punë të Brendshme informojnë se do të ftohet në bisedë personi i cili në një tubim në Gostivarë kërcënoi se do të shkon te Komisioni Shtetëror Zgjedhorë me pistoletë sepse e kanë fshirë nga lista zgjedhore. “Biseda do të zhvillohet me qëllim që të pastrohet rasti. Tani nuk mund të themi se në atë çfarë ka ndodhur ka elemente për vepër penale”, thonë nga MPB. Ndaj kërcënimit të personi në fjalë, sot janë shprehur edhe nga KSHZ. Kryetari i këti institucioni Oliver Derkovski theksoi se është brengosëse ajo që Pendarovski mbështetë votuesin i cili këcënohet se do…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka sjellë vendim që të largojë ngjitëset për regjistrimin e makinave. Sportelet e MPB-së në stacionet për inspektim teknik të makinave, nga fillimi i muajit nuk do të japin ngjitëse, të cilët shoferët kanë qenë të detyruar t’i vendosin në këndin e djathtë të xhamit të përparmë të makinës. Nga MPB thonë se ngjitëset do të largohen, pasi me ta dyfishohet detyrimi për të treguar regjistrimin e makinës, e cila konfirmohet edhe me vulë në lejen e makinës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për largimin e ngjitëseve, akoma nuk janë miratuar ndryshimet në Ligjin e ri…

Lexo më Shumë

Pas shpërthimit të një epidemie të fruthit në të gjithë vendin, Ministri i Shëndetësisë tha sot se fëmijët e pavaksinuar, përveç në çerdhe, nuk do të pranohen as në shkollë. Edhe pse sipas Ligjit për Arsimin fillor është e detyrueshme që fëmijët të ndjekin shkollën, Filipçe potencon se nuk do të ketë ndryshime ligjore dhe thëret në përvojëne Gjykatës Kushtetuese për vaksinimin e detyrueshëm kundër sëmundjeve infektive. Për momentin, ministria nuk ka masa të reja për të zhdukur epideminë, por ministri këmbëngul që ata të monitorojnë situatën. Deri të premten, të gjitha qendrat shëndetësore publike do të pajisen me vaksina…

Lexo më Shumë