Author: Hamdi Kumanova

“Në pajtim me kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në koordinim me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar hetimi lidhur me bisedat e publikuara telefonike. Për rrjedhën e hetimit, opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punë të Brendshme.

Lexo më Shumë

SPB-Manastir ka ngritur penale kundër A.A. (38) nga Manastiri, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “përdorimi i dokumenti me përmbajtje të rreme”. Në shtator të vitit 2017, i dyshuari i punësuar si shofer në Spitalin Klinik të Manastirit ka paraqitur një diplomë të falsifikuar , të cilën ka arritur ta merr nga një shkollë e mesme në Shkup, pas së cilës ai është avancuar në punë si refrent i parkut të makinave në Spitalin e Manastirit.

Lexo më Shumë

Mundësitë që të fillojmë negociata qasëse këtë vit janë shumë të mëdha, por para se gjithash na duhet vendim politik për këtë. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov periudhën e kaluar vizitoi më shumë qendra dhe gjatë këtij muaji dhe fillimin e majit do të ketë takime me përfaqësues të vendeve të cilat janë ende në dilemë, a është i përgatitur vendi për fillim të negociatave. Sipas Gjermanisë, ne këtë vit patjetër duhet të fillojmë negociata qasëse, transmeton Portalb.mk. Dimitrov tha se negociatat varen nga disa faktorë të jashtëm, por më shumë nga ajo a i kemi mbaruar detyrat vendore.…

Lexo më Shumë

Në kuadër të kampanjës së përbashkët të koalicionit prej 31 subjekteve politike Bashkë Përpara, Rilindja Demokratike Kombëtare mbrëmë organizoi takim në Pallatin e Kulturës në Gostivar për ti informuar bashkëmendimtarët, rreth rëndësisë dhe vlerës që kanë këto zgjedhje presidenciale të vitit 2019. Të pranishmëve iu drejtuan kryetari i RDK-së, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Vesel Memedi, si dhe Ministri i pushtetit lokal Suhejl Fazliu. Në fjalën e tij të rastit, të pranishmëve iu drejtua kryetari i RDK-së Vesel Memedi, i cili nëmes tjerash theksoi se duhet tu jepet fund manipulimit me popullin shqiptar, dhe se këto zgjedhje presidenciale…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot deklaroi se pret zgjedhje të suksesshme presidenciale dhe arritje të censusit në rrethin e dytë, në të kundërtën sipas Zaevit, do të krijohet krizë e re politike. “Për ne pritjet janë që zgjedhjet të jenë 100 përqind të suksesshme. Nuk lejoj të komentoj çfarë dhe si, pres dhe jam i bindur që mund ta arrijmë censusin. Kur flasim për situata ‘çfarë do të ndodh, nëse ndodh’, atëherë demotivojmë daljen. Unë besoj se do të kemi zgjedhje të suksesshme”, tha mes tjerash Zaev mes tjerash. Ai shtoi se nëse nuk zgjedhet presidenti në…

Lexo më Shumë

Askush në Maqedoni nuk e di se sa është numri i saktë i popullsisë Maqedonase e Shqiptare. Krejt kjo fal neglizhencës dhe manipulimeve me procesin e regjistrimit të popullsisë në këtë vend i cili nuk është bërë që nga viti 2002. Në një intervistë dhënë arbresh.info, kandidati i pavarur për president  të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, fajin për këtë ja hedh dy partive të cilat ishin në pushtet në vitin 2011 dhe zhvaten pushtetin më 9 milion euro, por regjistrimi nuk përfundoi. Ai vë në pah manipulimet që po tentohen të bëhen përsëri më këtë proces në veçanti për…

Lexo më Shumë

Studentët e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës, ditë më parë realizuan vizita studimore në disa institucione kulturore dhe arsimore në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës. Shkëmbimi i përvojave midis studentëve dhe profesorëve në lidhje me institucionet arsimore, objektet dhe monumentet kulturore, si dhe njohja me historinë kombëtare të zhvillimit të arsimit në gjuhën shqipe ishte qëllimi i këtyre vizitave. Rëndësi e veçantë iu kushtua njohjes së Shkollës Normale të Elbasanit dhe rolit të saj në përgatitjen e kuadrit arsimor, si e para shkollë e mesme kombëtare në gjuhën shqipe, e hapur më 1 dhjetor të vitit…

Lexo më Shumë

Si po afrohet votimi të dielën, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, gjithnjë e më shumë po shihet se kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova po e forcon retorikën me të cilën po përpiqet t’i afrohet elektoratit shqiptar dhe në atë mënyrë të bëjë të (pa)mundshmen – të mbyllë hendekun ndaj këtij grupi etnik të cilin e ka krijuar partia që e ka nominuar atë. Nga ana tjetër, në paraqitjet në disa TV duele kandidati, prapa të cilit u rreshtuan Aleancën për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka, ka shfaqur afërsi më të madhe ndaj Siljanovskës, duke hyrë më shpesh në konflikt verbal…

Lexo më Shumë

Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski, në takim me shefat e shtabeve zgjedhore të kandidatëve presidencial vlerësoi se fushata deri tash ka shkuar në atmosferë të qetë. “Asnjë fushatë nuk mund te jetë e pastër si kristali, por konstatuam se ishte fushatë e qetë, ndërsa edhe në të ardhmen duhet të jetë kështu . Të shfaqim pjekur demokratike pa dallim se kush është në pushtet. Le të fitojë më i mirë”, porositi Derkoski. Derkoski gjithashtu tha nga buxheti janë ndarë rreth 299 milionë denarë për fushatë dhe presin që si në referendum të shpenzojnë më pak para nga ajo…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski kishte fjalim në video për zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel. “Të dielën secili prej neve ka mundësi ta përdorë të drejtën e kushtetuese, në mënyrë të pavarur”, thotë Spasovski. Ministri Spasovski thotë se ministria e tij ka vetëm një qëllim gjatë ditës së diel dhe kjo është votimi të shkojë në mënyrë të qetë, pa pengime dhe me dinjitet siç i ngjan një shoqërie të lirë dhe demokratike. “Në periudhën e kaluar, zyrtarët policorë kaluan në aktivitete për mbikëqyrje cilësore dhe efikase dhe sigurim të procesit zgjedhor nga fillimi deri…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Gostivar nisi procedurë kundër një personi, i dyshuar se ka kryer vepër penale të mashtrimit e dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal. “I dyshuari, gjatë këtij muaji, me qëllim të përfitimeve, ka mashtruar një person, duke i premtuar se më shumë personave do t’ju sigurojë dokumente nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale me të cilat do të mund të marrin lejen pune dhe legalisht të punojnë në një firmë ndërtimore në Gjermani”, thonë nga prokuroria publike e Gostivarit. Nga prokuroria thonë se personi i dëmtuar ka paguar 7.700 euro, me çka edhe ka nënshkruar për…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, dr Hekuran Duka sonte para bashkëvendësve të tij shpalosi Programin parazgjedhor. Ai në Tubimin përfundimtarë të BDI-së në ktë fushatë iu bëri thirrje të gjithë dibranëve që me 21 Prill të rrethojnë numrin 1 për kryetar komune sepse me zgjedhjen e tij në krye të kësaj komune do të realizohen një sërë projektesh që do të jenë në dobi të qytetarëve. Ai tha se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Dibrës. “Kur e kam pranuar kandidaturën kamë pasur shumë arsye të forta pse…

Lexo më Shumë