Fitore të idhët e quan Muhamed Zekiri kryesimin prej pak votave të Stevo Pendarovskit ndaj kandidates së VMRO-së Gordana Siljanovska Davkova. Në një postim në profilin e tij në Facebook deputeti i LSDM-së uron për rezultatin kandidatin Blerim Reka ndërsa falënderon votuesit shqiptarë që votuan Pendarovskin. Ai madje ka kërkuar përgjegjësi edhe nga një pjesë e zyrtarëve të LSDM-së. Statusi i plotë i Zekirit në FB: “Fitore e idhet. Rezultati mesim per te gjithe ne!!! Qytetaret dijn te shperblejne por edhe te nde.shkojne. Dua posaçerishte te falemimderoj votuesit shqiptare qe indhane perkrahje kandidatit tone Stevo Pendarovski si dhe te uroj…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar zbatimin e stërvitjes ushtarake “GoditjeVendimtare”, e cila do të kryhet nga ushtria maqedonase së bashku me 2000 trupa amerikane, 25 ushtarë nga Shqipëria, po kaq nga Bullgaria e Lituania, si dhe 100 ushtarë nga Mali i Zi. “Stërvitja ka për qëllim arritjen e ndërveprueshmërisë me forcat e armatosura të vendeve pjesëmarrëse, në mënyrë që të lejojë kontribute të rritura në operacionet aktuale dhe të ardhshme në kuadër të NATO-s”, tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Bosnjakovski. “Goditje Vendimtare” do të jetë në disa faza, që nga 20 maji e deri më 15 korrik”, shtoi zëdhënësi.
Mbrëmë vonë disa minurta pas orës 22 në fshatin Slupçan në afërsi të zonës së “Slupçan bunar” në një automjet të pasagjerëve Opel Astra janë gjetur dy trupa të pajetë, të cilat u qëlluan nga persona ende të panjohur. Ndihma e shpejtë që arriti në vend ngjarje, konstatoi vdekjen e tyre. Sipas policisë bëhet fjalë për dy viktima, emrat e të cilil janë identifikuar. Bëhet fjalë për Ahid Salahi nga fshati Opajë, mosha e të cilit është 47 vjeç dhe djalin e tij Amar Salahi, 9 vjeçar. Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prokurorisë inspektuan në vendin e…
Të dhënat zyrtare të cilat i publikoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor në lidhje me zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave tregojnë se qytetarët e Ohrit kryetarin do zgjedhin në rrethin e dytë të zgjedhjeve të caktuara për më 5 maj. Sipas të dhënave të KSHZ-së, asnjë nga pesë kandidatët nuk ka fituar 50 për qind plus një të votave të nevojshme, kështu që në rrethin e dytë do të shkojnë kandidatët me numër më të madh të votave, e këto janë kandidati i LSDM-së Konstantin Georgieski dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së Mitre Milloshevski. Kandidati i LSDM-së Georgieski dje e fitoi mbështetjen…
Aleksandar Kiracovski, shefi i shtabit të Stevo Pendarovskit, në konferencë për shtyp tha se kandidati i tyre në më shumë vendvotime është në epërsi dhe fitorja është e qartë. Ai shtoi se Stevo Pendarovski është përkrahur nga të gjitha bashkësitë etnike dhe se ai do të jetë kryetari i ardhshëm i shtetit. “Në shumicën e vendvotimeve Stevo Pendarovski është në epërsi dhe presim fitore në rrethin e parë. Presim që edhe në rrethin e dytë qytetarët të përkrahin kandidatin konsensual. Është e qartë që kanë humbur në rrethin e parë dhe do të humbin edhe në rrethin e dytë. Padyshim…
Përderisa po vazhdon numërimi nga anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nga rezultatet e para thonë se kandidati shqiptar për president, Blerim Reka është në avantazh në Strugë, vend në të cilin për momentin Reka numëron, 1.671 vota, kurse prapa tij, është Stevo Pendarovski i cili numëron, 1.425 vota. Kurse kandidatja Gordana Siljanovska Dafkova, numëron 701 votë. Në Gostivar, kandidati i përkrahur nga opozita shqiptare sipas rezultateve të para, numëron 3.451 votë, kandidati i shumicës qeveritare, Stevo Pendarovski në Gostivar, numëron 2.385 vota kurse kandidatja e VMRO-DPMNE-së 1.492 vota. Në Likovë, kandidati Blerim Reka për momentin, numëron 1.115 vota. Stevo…
Sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev përmes një pres konference për shtyp ka theksuar se kandidatja e tyre për Presidente Gordana Siljanovska momentalisht po prinë para kandidatit të qeverisë, Stevo Pendarovski. Ai tha se po vjen drejtësia për Maqedoninë dhe se Siljanovska do të jetë Presidente e vendit dhe për këtë ka falemnderuar votuesit. “Drejtësia po vjen. VMRO-DPMNE po fiton. Siljanovska do të jetë Presidenti. Fitojmë në shumë komuna. VMRO po e fiton qeverinë e LSDM, BDI, PDSH dhe disa partive. Kundër popullit nuk mundit. Nga 43% të vendvotimeve, ne fitojmë në Manastir, Veles, Kavadar, Kërçovë, Ohër, Probishtip, Shtip, Aerodrom,…
Sipas numërimit të votave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri në orën 20 e 30, votuesit e vendit në këto zgjedhje presidenciale kanë votuar në këtë mënyrë: Për Blerim Rekën 17.980 apo 14,67%; Gordana Siljanovskën 48.657 apo 39,70% dhe Stevo Pendarovskin 51.140 apo 41,73%. Ndërsa vota të pavlefshme ka 4.776 apo 3,90%.
Kryetari i Komisionit për vëzhgimin e parregullsive zgjedhore në kuadër të Prokurorisë Publike të RMV-së, prokurori Xhelal Bajrami, pas përfundimi të procesit zgjedhor tha se deri në këtë moment në Prokurori dhe deri në MPB nuk është paraqitur ndonjë ankesë për rastin në Studeniçan, ku një vendvotim sot në mëngjes nuk është hapur. “Duhet në mënyrë juridike të konfirmohet se personi nuk e ka hapur derën. Deri më tani deri në MPB dhe Prokurori nuk është paraqitur ndonjë ankesë për këtë rast dhe nëse konfirmohet faji, sigurisht se do të ndërmerren aktivitet nga ana jonë”, tha Bajrami. Bajrami tha se,…
Sipas rezultateve të para të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 në Komunën e Likovës në udhëheqje të lehtë është Blerim Reka me 911 vota, shkruan Almakos. Menjëherë pas kandidatit të Aleancës për Shqiptarët, vjen Stevo Pendarovski kandidati i partive në pushtet me 804 vota si dhe e treta në listë është Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE e cila ka arritur që të marr 3 vota. Si duket VMRO-DPMNE ka terren të pjellshëm për shtrirje në Komunën e Likovës.
Sipas rezultateve të para të publikuar nga KSHZ, nga gjithsej 7.8 për qind të votave të numëruar, është duke udhëhequr kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski me 42.20 për qind. E dyta është Gordana Siljanovska me 35.76, ndërsa Blerim Reka ka 18.35 për qind.
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut kanë marrë vëmendjen edhe të mediave në perëndim. “Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin pas ndryshimit të emrit”, është titulli i gazetës gjermane “Deutche Welle”, ku informojnë se për zgjedhjet presidenciale në vendin tonë. Në tekst thuhet të tre kandidatët për president janë pro-evropian dhe pro-NATO-s, por se fokusi gjatë fushatës ishte marrëveshje me Greqinë. Gazeta amerikane “The Washington Post” shkruan se vendi zgjedh presidentin e Maqedonisë së Veriut. Në këtë gazetë gjithashtu shkruan se tre kandidatët garojnë për një funksion që pothuajse është ceremonial. “Qytetarët e Maqedonisë votojnë për zgjedhje në të cilët dominon…

