Ministri i kulturës Asaf Ademi realizuar një vizitë pune në Gostivar, ku prej së afërmi ka përcjellur provat e shfaqjes së parë të Instituticionit Nacional “Teatri i Gostivarit”. Ky teatër është duke përgatitur shfaqjen “Nathanii Urtë”, që do të jetë shfaqja e parë e tyre si Institucion Nacional, që u formua para disa muajve pikërisht me vedim të ministrit Ademi. Ai është shprehur i kënaqur nga përgatitjet që po zhvillohen dhe njëkohësisht ka premtuar mbështetje të plotë të Ministrisë së Kulturës për avancimin e punës dhe kushteve të Teatrit të Gostivarit. Aktorët gostivaras kanë falënderuar ministrin Ademi, duke vlerësuar se…
Author: Hamdi Kumanova
Me iniciativë të Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore profesorët, të punësuar në institucion dhe personalitete të njohura sot zbatuan aksion ekologjik për pastrimin e qytetit. Rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti, tha se më aksionin e sotëm dëshirojnë të nxisin ngritjen e vetëdijes ekologjike tek qytetarët. “Bëjmë një aksion për pastrimin e qytetit dhe me këtë të nxisim ngritjen e vetëdijes ekologjike te qytetarët jo vetëm për shkak të nevojës që edhe ata të kontribuojnë për këtë por më shumë në mënyrë parandaluese të veprojnë për ruajtjen e pastërtisë së qytetit. Qytetit nën Sharr nuk i ngjan që të…
Një makinë udhëtarësh është djegur mbrëmë në rrugën “Revolucioni popullor” në Kumanov. Zjarri ka shpërthyer në orën 23:30, ndërsa Njësiti i zjarrfikësve ka intervenuar me 4 zjarrfikës dhe një makinë. Zjarri është shuar më mesnatë. Siç njoftojnë nga MPB, hetime në vendin e ngjarjes ka kryer policia dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që çuan në djegien e makinës.
Për të votuar në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, në 32 Qendrat Konsullore – Diplomatike të Maqedonisë së Veriut, janë paraqitur vetëm 1781 votues, ndërsa kostoja financiare arrin në rreth 500 mijë euro. KSHZ pas këtyre zgjedhjeve do ti rekomandojë Ministrisë së Srejtësi së ndryshime në Kodin Zgjedhor. Nga viti 2018, kur për herë të parë me ndryshime në Kodin Zgjedhor u vendos që në zgjedhje të votojë edhe diaspora e Maqedonisë së Veriut, në Qendrat Konsullore – Diplomatike (QKD), deri në këto zgjedhje presidenciale, interesimi i mërgimtarëve për të votuar ka qenë shumë i vogël. Edhe përskaj këtyre përvojave,…
Studentët e Fakultetit Filozofik, në bashkëpunim me Zyrën e projekteve të Universitetit të Tetovës, më 25 prill 2019 e prezantuan projektin: “Subkulturat shqiptare në qytetet e pjesës perëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Sipas organizatores, Doc. Dr. Ardita Abduli, projekti synon të prezantojë minikulturat shqiptare, të cilat janë pjesë e një tërësie kulturore. “Ideja qëndron në faktin se me prezantimin e elementeve të këtyre minikulturave ia bëjmë me dije publikut se brenda një kombi ekzistojnë dallime kulturore, që përcaktojnë krahinat e ndryshme. Meqenëse kultura shqiptare është një tërësi, e cila përfshin popullin shqiptar në të gjitha trojet e veta…
Sot në Këshillin e Butelit u miratua Propozim-Vendimi për përcaktimin e rajoneve të shkollave fillore në Komunën e Butelit për regjistrimin e nxënësve. Fëmijët në klasën e parë në shkollën fillore regjistrohen në muajin maj për vitin e ardhshëm shkollor, në bazë të Ligjit për Arsimin Fillor. Fëmijët e Vizbegut që i takojnë komunës së Butelit fatkeqësisht në mungesë të shkollës në lagjen e tyre është paraparë që ato të regjistrohen në SHF “Petar Zdravkovski Penko” (vendbanimi Vizbeg,rr.1 ,rr 2, rr 3 , rr 4 , rr 5, rr 6 , rr 8,rruga e Kaçanikut). Këshilltari i subjektit politik Alternativa,…
Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, më 24 prill 2019, për maturantët e qytetit të Tetovës organizoi lojëra në disiplina të ndryshme sportive. Kjo ngjarje sportive u organizua në kuadër të aktiviteteve për prezantimin e ofertës akademike për vitin 2019/2020. Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike i UT-së, Prof. Dr. Haki Ismaili tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë maturantë që planifikojnë studimet e tyre në të ardhmen t’i ndjekin në fakultetin tonë. “Ne si fakultet ka disa vite që për maturantët tanë organizojmë lojëra sportive në futboll të vogël, basketboll, volejboll, hendboll,…
Partia Liberale e Maqedonisë ka përsëritur kërkesën e saj për Qeverinë dhe Ministrinë e Financave, që të bëhen ndryshime në Ligjin për tregti, me të cilat kërkon që të ndalohet tregtia me shumicë dhe pakicë gjatë ditëve të diela dhe festave. Ata propozojnë të ndryshohet neni 25 i Ligjit për tregti, me çka bizneset që gjenden në ndërtesa kolektive rezidenciale dhe ndërtesat afariste nuk mund të fillojnë punën para orës 06:00 dhe duhet ta përfundojnë në orën 16:00. Në këtë mënyrë, nga PLD, thonë se do të krijohen kushte për punë në sektorin privat, ndërsa qytetarët do të kenë më…
Një motoçiklist holandez i moshës 58-vjeçare, ka ndërruar jetë dje pas një aksidenti në trafik në rrugën Manastir-Nizhe Pole. Motoçiklisti është aksidentuar me një makinë, të cilën e ka drejtuar një 19-vjeçar nga Resnja. Qytetari i Holandës me lëndime të rënda është dërguar në Spitalin Klinik të Manastirit, ku edhe ka ndërruar jetë. Nga MPB thonë se trupi i qytetarit holandez është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/
Në lidhje me festën e Premtja e madhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së ka kërkuar nga qytetarët që ta votojnë atë ngase sipas saj ajo po mban kryqin më të rëndë për momentin. “Sot është e Premtja e madhe ose E Premtja e Kry.qëzuar. Dita kur është Kry.qëzuar Jezusi. Kjo është dita më e rëndë në javën e vua.jtjes. Dita kur Jezusi pa faj ka vua.jtur për shpëtimin e tërë njerëzve. Çdo njëri prej ne mban kurorë me gjemba dhe kryq të rëndë në shpatullat e kësaj golgote maqedonase. Unë për momentin po ndjehem se po e mbaj kryqin më të rëndë.…
Me ftesë të Fakultetit Juridik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, ligjëruesi i Fakultetit Juridik i Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Faton Shabani, më 16 prill 2019, para studentëve të Universitetit “Aristoteli”, e mbajti ligjëratën me temë: “Investimet e huaja direkte në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Në fillim të prezantimit, profesor Shabani i prezantoi arsyet që i favorizojnë investimet e huaja në Maqedoninë e Veriut, duke u mbështetur kryesisht në stabilitetin makro – ekonomik, sistemin financiar, infrastrukturën në zhvillim, tregtinë e jashtme, marrëveshjet e lira tregtare, tregun dhe fuqinë e punës. Sipas Doc. Dr. Faton Shabani, element tjetër i rëndësishëm që…
Në një gjendje të rrezikshme për jetën vazhdon të jettë një djalë gjashtëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga fruthi që merr frymë përmes aparateve. Djali është i pavaksinuar, ka paralizë cerebrale dhe pneumoni që ka ndodhur si një komplikacion i fruthit dhe është hospitalizua në Klinikën për sëmundje infektive dhe kushteve febrile. Ministria e Shëndetësisë thotë se ka gjashtë pacientë të tjerë, tre të rritur dhe tre fëmijë, të cilët kanë marrë komplikime pasi që ishin infektuar me epideminë e fruthit. Në gjendjen kritike të fruthit është edhe një fëmijë njëmbëdhjetë muajshe, i cili është i lidhur me aparatet në Klinikën…

