Dyzetë e dy vjeçari Sh.F. nga fshati Sllatinë e Tetovës, dje (7-maj) ka denoncuar se rreth orës 08 e 45 minuta, në tregun e qytetit në Gostivar, ka qenë i sulmuar fizikishtë nga katër persona nga Shkupi, me të cilët paraprakishtë kanë pasur një zënkë verbale. Punohet në identifikimin e plotë të personave të denoncuar, ku edhe do të thiren në Stacionin policor Gostivar, kurse pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka gati aktakuzën për rastin e abuzimit seksual të vajzës nga Drenasi. Kjo prokurori, pritet që të hënën, aktakuzën ta dorëzojë pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ndërkohë për rastin, tashmë janë intervistuar edhe dy persona të rinj si dëshmitar. Ata janë kolege të profesorit i cili dyshohet se seksualisht ka abuzuar me viktimën 16-vjeçare nga Drenasi. Dy persona të rinj janë intervistuar lidhur me rastin e abuzimit seksual të vajzës nga Drenasi. Këta të dy janë mësimdhënës si dhe besohet të jenë kolegë të profesorit SH. XH i cili dyshohet se seksualisht ka abuzuar me…
Prokuroria ka kërkuar dënimin me 33 vjet burg për tre persona, të arrestuar në 2016-n për shfrytëzimin e një vajzë të mitur. Prokuroria ka kërkuar nga 15 vite burg për Elton Drapin dhe Enea Sinanin, për veprën penale të “Trafikimit të të miturve”. Ndërsa 3 vite burg është kërkuar për Salie Kovaçin për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Ngjarja daton në vitin 2013, kur Melida Lekica në atë kohë vetëm 15 vjeçe, u njoh rastësisht me një prej të pandehurve, Enea Sinanin qe punonte kamarier te bar “New York”. Vjaza i përkiste një shtrese vunerabël, e cila nuk kishte asnjë të…
Operacioni i koduar “I fundit” i policisë italiane që përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm çoi në ekzekutimin e shtatë urdhëresave për paraburgim (gjashtë në burg, një në arrest shtëpiak) me qëllim marrjen dhe riciklimin e parave nga një grup shqiptarësh, nëpërmjet coptimit të makinave. Grupi kishte dy baza, një në Trezzano Sul Naviglio dhe një në Legnano. Policia bën me dije se brenda këtyre serviseve u gjetën copa të së paku tridhjetë makinave, të gjitha të çmontuara. Është vetëm akti i fundit i një hetimi që në 18 muajt e fundit kishte çuar tashmë në arrestimin…
Gjykata në Bosnje dhe Hercegovinë ka shqiptuar sot dënimin prej 10 vitesh burg për Elfeta Veselin, e cila akuzohej për vrasjen e djalit 12 vjeçar të Slobodan Stojanoviç. Lidhur me këtë rast, Sakib Haliloviç është liruar nga akuzat që rëndonin mbi të se kishte parë vrasjen e 12 vjeçarit dhe s’kishte ndërmarrë asgjë për parandalimin e këtij rasti, shkruan mediumi serb Blic. Bazuar në dëshmitë dhe ekspertizën mjekësore lidhur me rastin, Gjykata erdhi në përfundim se Veseli kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej, shkruan Periskopi Ajo akuzohej se në vitin 1992, në Bosnje kishte torturuar djalin e nacionalistit…
Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu u lanë të lirë nga gjykata e Tiranës. Dy të rinjt ishin arrestuar tetorin e vitit të shkuar, pasi dyshohej se ishin pjesë e grupit të rrezikshëm kriminal Bajri në Shkodër. Klaudio Hoxhalliu po hetohet edhe për një tjetër akuzë atë të armëmbajtjes pa leje. Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për të rinjtë, të cilët u arrestuan, disa muaj më parë si pjesë e grupit të rrezikshëm Bajri. Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu u liruan nga gjyqtari Sokol Tone më një masë sigurie të lehtë arrest shtëpie. Avokati i të dyshuarve Arbër…
Stevo Pendarovski është i kënaqur me mënyrën se si shkoi balotazhi dhe me votat e marra në raundin e dytë që e bënë president.Por pak minuta pasi është mbyllur procesi i votimit dhe shifrat flasin për të, ai gjen kohë që për Radiotelevizionin Publik Shqiptar të bëjë një analizë edhe të raundit të parë. Padyshim nuk e fsheh dot që atmosfera në stafin tim këtu në zyrat qëndrorwe të LSDM është më mirë se në raundin e parë pasi ishim disi të surprizuar për pjesmarrjen e paktë në atë raund, por sot u duk që në mëngjes vrulli i votimit…
Përfaqësues të “Gazetës zyrtare” të Maqedonisë së Veriut, para studentëve të Fakultetit Juridik, sot i prezantuan shërbimet publike që i ofron ky institucion shtetëror. Sipas përfaqësuesve të saj, prioriteti i “Gazetës zyrtare” është që të jetë më afër publikut, të organizojë legjislacionin kombëtar, aplikimin e tij, të informojë dhe edukojë qytetarët e vendit tonë. Përfaqësuesja e NP “Gazeta zyrtare” e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jasna Sazdovska, gjatë prezantimit, rëndësi të veçantë i kushtoi sistemit elektronik të kësaj gazete. Sipas saj, sistemi elektronik mundëson që në mënyrë më të mirë, më të shpejtë dhe më efikase t’i gjejmë ligjet dhe…
SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër D.D.(17) nga fshati Brvenicë, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve zyrtare në sferën e sigurisë”, transmeton Almakos. Me 07.04.2019 rreth orës 02.00 në Tetovë, para një lokali në rrugën “ 29 nëntori “ i padituri në mënyrë agresive është sjell me zyrtarët policor që kanë qenë duke kryer detyra zyrtare.
Me 08.05.2019 në ora 01.45 në SPB Shkup, O.B.(19) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 00.50 në rrugën “Xhon Kenedi” është sulmuar fizikisht nga S.N. dhe disa persona tjerë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Prilep ka ngritur padi penale kundër S.R.(22) dhe M.S.(20), dytë nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ dhunë “, transmeton Almakos. Me 24.04.2019 në Prilep në rrugën “Tetori” në një aksident trafiku paraprak, të paditurit fizikisht e kanë sulmuar S.Sh.(52) nga Prilepi.
SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër S.T.(53) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike “, transmeton Almakos. Me 04.05.2019 rreth orës 04.00 në rrugën ‘Partizani’ në Ohër ai është parë duke pirë marihuanë. Në mënyrë shtesë gjatë kontrollit të kryer në bazë të urdhrit gjyqësor, në veturën e tij “Opel Insignia” dhe në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë si dhe më shumë lëndë të lidhura me veprën penale.

