VMRO-DPMNE parashtroi padi në Gjykatën Administrative në Shkup, në të cilën e ankimon vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, lidhur me një parashtresë të VMRO-DPMNE-së e cila ka të bëjë me procedurën për votim, mbledhje dhe konfirmimin e rezultateve në vendvotimin numër 1789, për zgjedhjen e kryetarit të komunës të Komunës të Novo Sellës. VMRO-DPMNE në ankesë kërkon anulimin e votimit në vendvotimin 1789 në procedurën për zgjedhjen e kryetarit të komunës në Novo Sellë dhe votimin të përsëritet në afatin e përcaktuar ligjor të konfirmuar me Kodin Zgjedhor. VMRO-DPMNE këtë ankesë e parashtron për shkak faktit që rezultati në…
Author: Hamdi Kumanova
Mandati i dytë i presidentit Gjorge Ivanov i përfundon më 12 maj. Momentalisht ai nuk e ka informuar opinionin se ku do ta vazhdojë karrierën profesionale. Kabineti i tij është interesuar në Shërbimin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), se sa arrin buxheti vjetor për ish-presidentin e shtetit. Sipas Ligjit për të drejtat e presidentit dhe familjes së tij pas ndërprerjes së funksionit, ai ka të drejtë të pensionit vlera e së cilës është e barabartë me vlerën e pagës që e merr presidenti i shtetit, ka të drejtën e hapësirës për zyrë dhe më së shumti tre…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot në një pjesë të bulevardit “Ilinden”, nga udhëkryqi me rrugën “Aminta III” deri te udhëkryqi me rrugën qasëse për hyrje në objektin e Qytetit të Shkupit, do të ketë regjim të posaçëm në komunikacion. Regjimi i posaçëm i komunikacionit është prë shkak të mbajtjes së manifestimit “Auto Plus Strit Shou”. Komunikacioni do të rikahëzohet përgjatë rrugëve përreth. MPB u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhërat që i japin nëpunësit policor nëpër rrugët ku pozhvillohet ngjarja.
Pas shkrimeve në media se gjuha shqipe nuk do të përdoret në kartmonedhat, drejtori i Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve Ylber Sela në një prononcim për media ka thënë se fjalën e fundit për përdorimin e gjuhës shqipe në monedhat e letrës do ta ketë komisioni i Venedikut. “Ligji për përdorimin e gjuhëve, përkatësisht pjesa pêr përdorimin e gjuhës shqipe në monedhat e letrës dhe të farkuara si dhe në uniformat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendim të Qeverisë është dërguar për vlerësim në Komisionin e Venediktut. Të gjitha vërejtjet,sugjerimet dhe vlerësimet…
Sipas “plusinfo”, gjatë dhjetë ditëve të ardhshme duhet të ketë takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit BDI-së Ali Ahmeti. Për ndryshimet që duhet të bëhen te funksionarët qeveritar Zaev nuk mund të vendosë vet, por së pari duhet të konsultohet me kryetarin e BDI-së. Sipas “plusinfo” bëhet fjalë për ndërrimin e dy ministrave, që krahas Hazbi Likës, do të flitet edhe për ndërrimin e resorëve, përkatësisht rokada. Zaev pritet të takohet edhe me Afrim Gashin, kryetarin e Alternativës që të dakordohen se kush do jetë në ministrinë e Kulturës. Rikonstruimi i Qeverisë pritet të bëhet në fillim të muajit…
Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, i punësuari që punonte në fidanishte në Tetovë ka vrarë shefin e tij me gurë në kokë pas fjalosjes verbale. Prokuroria Publike për momentin po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes ku është vrarë banori 60 vjeçar. Siç kumtojnë nga PThP, sot në orën 13:30, 45 vjeçari banor i fshatit Jançishte, ka vrarë shefin e tij, 60 vjeçarin shtetas të Mbretërisë së Holandës. “Ngjarja ka ndodhur në lulishte në fshatin Preljubishte. I dyshuarit i punësuar në punishte së pari ka nisur fjalosje gojore, dhe më pastaj fizikisht ka sulmuar shefin e tij. Goditja me gurë…
Veçori e prezantimit medial në rrethin e dytë zgjedhor ka qenë përpjekja të sigurohet qasje e barabartë në raportimin e aktiviteteve nga fushata e kandidatëve për president Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski individualisht dhe me përfaqësues të partive të cilët i mbështeten kandidatët e tyre. Në raportimin për zgjedhjet e parakohshme lokale e cila ka qenë e shkurtë është tentuar të respektohet parimi i barazisë. Këtë e thekson Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) në raportin për paraqitjen mediale zgjedhore të radiodifuzerëve nga 22 prilli deri më 3 maj. Sipas ASHMAA, raportimi tek mediat kombëtare ka qenë…
Ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thekson mbështetjen e shtetit që ai përfaqëson, për Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit evropian. Raporti i Komisionit Evropian, thotë ambasadori Timonie, do të japë një pasqyrë të detajuar sa i përket përparimit të reformave, që Brukseli i ka vënë si detyrë Maqedonisë së Veriut në raport me hapjen e negociatave me BE-në,veçanërisht kjo pasqyrë do të jetë e fokusuar në sferat që kanë të bëjnë me sundimin e drejtësisë. “Ne ju mbështesim në përpjekjet tuaja dhe duam që Ballkani Perëndimor t’i bashkohet BE-së. Edhe në Samitin…
Deri në fund të ditës pritet që kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi edhe zyrtarisht të caktojë seancë për inaugurimin e kryetarit të ri të vendit, Stevo Pendarovski. Në deklaratë për AIM, kryetari i Kuvendit Xhaferi thekson se deri tani vërtetim se do të marrin pjesë në inaugurimin e Pendarovskit ka arritur nga kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nga kryetari i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi si dhe nga kryetari i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev. Të pranishëm do të jenë edhe zëvendëskryeministri i Turqisë dhe delegacioni nga Sllovenia, nga ku pritet përgjigje…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropian, për AIM thotë se bisedimet me BE-në janë të një rëndësie të veçantë dhe se duhet filluar pa shtyrje, për shkak se në të kundërtën ekziston rrezik për vendin dhe rajonin. Osmani, i cili sot është në vizitë në Bruksel, paralajmëron se kontekstit politik në Bashkimin Evropian është i paparashikueshëm për shkak të zgjedhjeve në BE. “Ajo që më jep optimizëm është se s’ka portofolio më të mirë se e jona, aq e fuqishme është që vështirë të injorohet, dhe e dyta se s’ka alternativë. Alternativa e mossuksesit së këtij tregimi është e frikshme”, thotë Osmani.…
Optimizmin se marrëveshja e Prespës do të jetë një model për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor shprehu zv/ndihmës sekretari amerikani shtetit , përgjegjës për Çështje Euroaziatik,e Mattheë Palmer, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe, kroate dhe serbo-boshnjake. Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë në Serbi, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë për të ndjekur shembullin e liderëve të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjidhja e problemeve bilaterale nuk është e imponuar nga jashtë. “Marrëveshja e Prespës ka treguar se sa i rëndësishëm është lidershipi në një vend. Kjo…
Profesorët e Universitetit të Tetovës, më 9 maj 2019, në qytetin e Velesit e prezantuan ofertën akademike për vitin akademik 2019/2020. Për maturantët e shkollës së mesme të Gjimnazit “Koço Racin” të Velesit, ekipi promovues i Universiteti të Tetovës ofroi informacione të nevojshme për sa i përket aplikimit, numrit të fakulteteve si dhe të gjitha mundësive të tjera që ofron universiteti ynë. Nxënësit shqiptarë të Velesit, por edhe ato të etnitetit maqedonas shprehën interesim të lartë për të studiuar në Universitetin e Tetovës. Zyra për Informim

