Author: Hamdi Kumanova

25- vjeçarja nga Shkupi është vetëlënduar me thikë pas mosmarrëveshjes që ka pasur me bashkëshortin. Rasti në polici është paraqitur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17.30. Bëhet fjalë për 25 vjeçaren V.M nga Shkupi, e cila ka deklaruar se pas mosmarrëveshjes me bashkëshortin është vetëlënduar me thikë në pjesën e barkut. Gruaja me Ndihmë të shpejtë është dërguar në Qendrën Urgjente ku janë konstatuar lëndime të rënda dhe është mbajtur për shërim. Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Prej sot pasdite vendi do të jetë nën ndikim të serisë së valëve të lagështa për ç’shkak priten reshje prej mbi 50 litra në metër katror, ndërsa në pjesët e largëta perëndimore dhe juglindore edhe mbi 70 litra në metër katror. DPHM, përveç reshjeve, për ditët në vijim paralajmëron edhe bubullima, si dhe erë të fuqishme. Lokalisht, siç kumtoi, proceset do të jenë në formë të motit të lig me bubullima, erë të përforcuar dhe dukuri të breshërit.

Lexo më Shumë

Prej nesër 13 maj e deri më 28 qershor qytetarët e Shkupit do të kenë mundësi t’i paguajnë faturat e mbetura për ujë dhe për mbeturina pa kamatë, përcjell Portalb.mk. Personat fizik dhe juridik do të mund të paguajnë borxhin e tyre me realizim të marrëveshjes deri në 24 këste, në varësi të borxhit që kanë. “Shfrytëzuesit të cilët kanë borxh për ujin e harxhuar dhe për mbeturina, kanë mundësi që atë ta paguajnë pa llogaritur kamatën për pagesë të vonuar”, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” dhe nga NP “Higjiena komunale”.

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Te besh dicka te bukur ne jete ,si duket kjo eshte ceshtja. Por e bukura edhe duhet shtuar dicka te madherishme qe te jete afer te persosures sipas Kantit. Ai mendon se e qeshura eshte e bukur e bukur mund te jete nje rene e vogel por morali eshte i madherishem. Kur e kane pyetur Markezin se pse gazetaria eshte profesioni me i bukur ai thjeshte ka rrefyer me nje lehtesi te madhe ngjarjen qe ka pasuar me vepren Anijehumburi. Ngjarje qe ka mbetur e shenuar sepse rethe 40 vite ka mbetur neper gjykatat e Madridit . Imagjinoni…

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se paaftësia e Qeverisë që t’i zbatojë reformat me prioritet, mos zbatimi i reformave gjyqësore, organizimi kriminal, korrupsioni i lartë, shkatërrimi i funksionimit të institucioneve, jo vetëm që Maqedonia nuk do të merr datë për bisedime me Bashkimin Evropian, por do ta fusin vendi dhe qytetarët në një krizë më të madhe. “Sjellja e pakuptimtë e Zoran Zaevit, gënjeshtrat se kemi fituar datë të pastër për bisedimet do t’i kushtojnë qytetarëve në dëshpërim. Me këtë shembull Republika e Maqedonisë do të shkojë vetëm mbas, vendi do të vazhdojë të fundoset, ndërsa rezultatet nga mos punimi…

Lexo më Shumë

Kur para dy vitesh u publikua rrëfimi për policin maqedonas doganor; Bobi Dodevski nga Kumanova, me migranten Nora nga Iraku, pothujase të të gjithë mendonin se dashuria e tyre është si nëpër romane. Për ta shkruan të gjithë në rajon e më gjerë, artikuj gazetaresk, intervista për dashurinë e tyre që u krijua në qendrën tranzitore të migrantëve në Tabanoc, se si Nora nga myslimane u konvertua në të krishtere, edhe pse familja e saj nuk e lejonte një martesë të tillë. Një rrëfim për të cilin flitej kohë të gjatë, shkruajnëmediat verimaqedonase informon Shtegu.com. Megjithatë, dashurisë së tyre i…

Lexo më Shumë

Nga partia në pushtet LSDM thonë se tashmë ka mbaruar mandati i presidentit Gjorge Ivanov dhe se ai do të mbahet mend si shembull i keq se si duhet të kryhet ky funksion. “Lajmë i mirë. Mbaroi mandati i Gjorge Ivanovit, qytetarët zgjodhën përparimin, vazhdojmë përpara! Pas dhjetë vjetëve mbaroi mandati i Gjorge Ivanovit. Ky është lajm i mirë për qytetarët, për shtetin. Ivanov do të mbahet mend si shembull i keq se si duhet të kryhet ky funksion”, thonë nga LSDM. Nga atje thonë se me mbarimin e mandatit të Ivanovit mbaron bllokimi i përparimit, të integrimeve, mbaron bllokimi…

Lexo më Shumë

Tridhjetë ditë paraburgim ka marrë S.R. (49) nga Jançishtja e Tetovës, i cili me gurë e ka goditur pronarin e tij nga Holanda, J.M. (59), pronar i fidanishtes “Europlants” në Peljubisht të Tetovës, pas një zënke në mes vete. Pas ngjarjes së mbrëmshme S.R. i cili ishte i punësuar në fidanishte është arrestuar, ndërsa pas marrjes në pyetje në stacionin e policisë, SPB Tetovë ka ngritur deri tek prokuroria padi penale për vrasje. Ngjarja ka ndodhur në fidanishte e fshatit Preljubisht, pronë e të ndjerit nga Holanda. I dyshuari i punësuar në fidanishte i pari ka filluar diskutimin verbal, ndërsa…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Antikorrupsionit, duke theksuar se flet në emër të saj në fundjavë dhe në ditë jo pune, për SAKAMDAKAZHAM.MK, tha se Komisioni mbase do t’i hetojë dyshimet e publikut për pronësinë e apartamenteve në kullat e kompanisë turke “Xhevahir Holding” në Aerodrom , të cilat ish presidenti Gjorge Ivanov i zgjodhi për zyra të përjetshme për kabinetin e tij, transmeton Portalb.mk. Pyetja që u ngrit në publik është nëse dy apartamente në kullat, për të cilët shteti do të paguaj qira si zyra të Ivanovit janë pronë e tij ose e ndonjë anëtari të familjes së ngushtë. “Unë sot unë nuk mund të…

Lexo më Shumë

Kundër 14 personave nga Kumanova dhe nga Shkupi dhe katër firmave janë parashtruar kallëzime penale për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer më shumë vepra penale prej vitit 2011 deri 2017, transmeton Portalb.mk. Ndër të dyshuarit ka edhe punonjës të Komunës Nagoriçani i Vjetër, drejtorë të tre shkollave fillore dhe firma private që akuzohen për “grup të strukturuar kriminal”, “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”, “shfrytëzim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”, “keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të marrëveshjes për prokurim publik ose partneritet publik-privat”. Me veprimet e këtilla ata e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare me temë “Migrimi, mobiliteti dhe mirëqenia sociale në kontekstin e integrimit Euro-Atlantik” në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. Ademi, para të pranishmëve vlerësoi se migrimi dhe shpërngulja apo zhvendosja e njerëzve nga vendbanimi i tyre, pavarësisht nëse kjo ndodhë për arsye sociale apo luftarake, është temë vërtetë e hidhur. Ai, gjithashtu vlerësoi se çdo shtet që aspiron për t’u bërë anëtar i barabartë i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka për detyrë para vetes, respektivisht sfidë për të parandaluar zhvendosjen e komunitetit të vet në ndonjë nga vendet…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se tre persona dje janë larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur, ndërsa dy persona që kanë qenë të humbur janë gjetur dje. Nga MPB thonë se D.T. nga Shkupi, ka paraqitur se më 9 maj rreth orës 07:30 nga shtëpia e tij në drejtim të panjohur është larguar C.XH. (15). Dje M.M. nga Shkupi gjithashtu ka paraqitur se më 9 maj nga shtëpia e tij është larguar A.M. (14), të dy këto rastet janë paraqitur në stacionin e policisë në Çair. Të humburin e tretë e ka paraqitur T.D. (56) nga Prilepi, i…

Lexo më Shumë