Author: Hamdi Kumanova

Ambasadori i Francës në Shkup Kristijan Timonie në emër të vendit të tij uron presidentin e ri të zgjedhur të Maqedonisë, që ta udhëheq shtetin drejtë një të ardhme të ndritur. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë,ambasadori francez duke dhënë një vlerësim pozitiv për procesin e zgjedhjes së presidentin, ai tha se me këtë Maqedonia e Veriut ka shënuar një përparim të demokracisë në vend.  Kristijan Timonie, ambasador i Francës “Së pari do doja të ju them se Franca uron presidentin e ri i cili u zgjodh sipas kritereve më të mira ndërkombëtare dhe vërtetë bëhet fjalë për përparim…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në takimin me presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, shprehu shpresën e tij për bashkëpunim të mirë, veçanërisht për nxitje të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë. “Të dy presidentët shprehën synimin e tyre për të zhvilluar lidhjet midis të dyja vendeve në të gjitha fushat e tjera me interes të ndërsjellë dhe në favor të qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Vuçiqit. Nga atje thonë se presidenti serb ka uruar Pendarovskin për zgjedhjen e tij president, me dëshirën për të kontribuar në përparimin e vendit dhe në zhvillimin e…

Lexo më Shumë

Nëntë vite më parë u qëllua për vdekje Harun Aliu- Komandant Kushtrimi së bashku me shokët e tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni. I pakënaqur nga Marrëveshja e Ohrit dhe veçanërisht implementimi i saj ai së bashku me disa shokë të tij në vitin 2006 themeloi partinë politike Alternativa Kombëtare. Ashtu siç nuk pushonte ëndrra e tij për përmbushjen e idealit të luftërave çlirimtare në trojet shqiptare, nuk përfunduan sulmet dhe skenarët ndaj tij. Më 3 janar të vitit 2008 persona të panjohur në Shkup sulmuan një automjet të policisë ku mbeti i vrarë polici Zoran Markovski dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski, gjatë vizitës zyrtare në Republikën Çeke, realizoi takim pune me Ministrin e Bujqësisë të Republikës Çeke, Mirosllav Toman. Në takim, ministri Toman shprehu gatishmërinë e institucioneve çeke për të përcjellë përvojën e përgjithshme e cila është e nevojshme që Republika e Maqedonisë së Veriut të anëtarësohet në Bashkimin Evropian nga aspekti i rregullave, procedurave, proceseve, legjislacionit dhe standardeve për cilësinë dhe sigurinë e ushqimit si një parakusht i domosdoshëm në procesin e rregullimit. Republika e Çekisë, si një vend anëtar e BE-së, ka përdorur një miliard euro fondesh që synojnë modernizimin e…

Lexo më Shumë

Paralajmërimet për stuhinë ‘Andrea’ ka aktivizuar shtabin e emergjencës në qytetin e Shkupit e me këtë rast është mbledhur gjithë shtabi ndërkohë që me të ka drejtuar Dushko Veskovski drejtori i Ujësjellësit dhe kanalizimeve. Nga qyteti i Shkupit apelojnë që të bëjnë shkycjen e pompave ndërsa qytetarët të lajmërojnë secilin problem në numrin 193 dhe të mos parkohen nën drunjë dhe kanaleve me ujë. Më tej, apelohet që të mos qëndrojnë në hapësirë të hapur për shkak të shprazjeve elektrike pasiqë stuhia Andrea që ka kapluar gjithë rajonin këto ditë edhe në vendin tonë do të sjellë mot jo stabil.

Lexo më Shumë

Me 12.05.2019 M.A. nga fshati Dabile ka lajmëruar se në stacionin policor në Strumicë se në ora 03.00 derisa ka qenë duke kryer detyrën e sigurimit të një lokali në Strumicë ka parë një person mashkull të dehur i cili ka nisur që të thyej shishe dhe të sillet në mënyrë të pahijshme brenda objektit duke i shqetësuar mysafirët, ku nga ana e sigurimit ai është larguar nga objekti, transmeton Almakos. Nga ana e zyrtarëve policor është vërtetuar se i padituri është shtetasi bullgar K.B.(39), i cili është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Strumicë dhe kundër tij do…

Lexo më Shumë

Me 11.05.2019 në ora 21.50 i punësuari në Njësinë Territoriale kundër zjarrit nga Kocani ka lajmëruar se në rrugën Stevo Teodosievski në Kocani nga zjarri është kapur vetura e tipit “Citroen Pikaso” me targa nga Shkupi në pronësi të personit T.L.(53) nga Shkupi, transmeton Almakos. Zjarri ka kapur instalimin elektrik, pas së cilës vetura ka lëvizur vet mbrapa dhe është goditur me ndërtesën fqinje. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit e Kocanit. Me autorizim të Prokurorit Publik është kryer kontroll në vendin e ngjarjes. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 12.05.2019 në ora 02.30 në Stacionin Policor në Cair, S.K.(33) nga Shkupi ka lajmëruar se me 11.05.2019 rreth orës 21.30 në rrugën “B.Buna”, djali i tij adoleshent E.S.(13) është përdhunuar nga adoleshenti tjetër J.S., transmeton Almakos. Sipas rrëfimit në polici, sulmi është ndalur kur në vendin e ngjarjes është paraqitur vëllai i fëmijës së sulmuar, ku adoleshenti J.S. ka ikur. Po ndërmerren masat për gjetjen e personit dhe zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 11.05.2019 në ora 23.15 personi S.P.(48) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 23.00 në rrugën “Metodija Andonov Cento” fizikisht është sulmuar nga ana e tre personave të panjohur, transmeton Almakos. Ata e kanë goditur disa herë në kokë dhe në fytyrë ku i kanë shkaktuar lëndime të dukshme. Sipas rrëfimit të personit që ka lajmëruar rastin, deri te sulmi fizik ka ardhur për shkak të mosdurimit nga zënka paraprake rreth një aksidenti trafiku. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski pas inaugurimit presidentit të ri në Kuvend tha se pas dhjetë vjetëve Maqedonia e Veriut ka fituar president të vërtet. “Pas 10 vjetësh, Maqedonia e Veriut fitoi një president të vërtetë të zgjedhur me zgjedhje të drejta dhe korrekte. Ne jemi të bindur se Stevo Pendarovski do ta çojë vendin përpara drejt integrimit në BE dhe NATO për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme. Gjëja e parë që do të bëjë është të nënshkruajë ligjet e bllokuara nga Gjorge Ivanov, të cilat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për qytetarët”, tha Frosina Remenski.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit e presidentit të ri të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski. Thaçi tha se e mirëpret bashkëpunimin e dy shteteve për integrimin euroatlantik Po ashtu kreu i shtetit, ka njoftuar se ka ftuar Pendarovskin për vizit në Kosovë “Në inaugurimin e presidentit të ri të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, i cili sot mori detyrën e re. E mirëpres bashkëpunimin për integrimin euroatlantik të vendeve tona dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal. Presidentin e ri të Maqedonisë Veriore, po ashtu, e ftova edhe për vizitë zyrtare në Kosovë”, ka shkruar…

Lexo më Shumë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në konferencë për shtyp në Kuvend, menjëherë pas seancës së inaugurimit të presidentit të ri Stevo Pendarovski, tha se ai ka hipotekë politike. “Një numër i madh i qytetarëve nuk votuan për të dhe nuk i dhanë atij besimin, por ai mori kredi politike nga politikanët dhe partitë, të cilët do të presin ata kredi të kthehen tek ata. Kthimi i kësaj kredie nuk do të jetë nga Pendarovski, ndërsa në periudhën e ardhshme do të shohim se cilat faturë do të arrijnë në kurriz të shtetit, qeverisë dhe institucioneve”, tha Milloshoski. Ai iu referua…

Lexo më Shumë