Në ambientet e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës u promovua libri „Parimology“ i autorit Lulzim Selimi, student i vitit të katërt në Programin studimor Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Në promovimin e këtij libri të pranishëm ishin rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani, profesorë, studentë, miq dhe familjarë të autorit. Pjesëmarrësve me fjalë përshëndetëse iu drejtua dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani, i cili e uroi studentin Lulzim Selimi për punën dhe përkushtimin e tij, që ka bërë deri në botimin e këtij libri. „Fakulteti ynë, krahas…
Author: Hamdi Kumanova
Emigrantët po përpiqen të tranzitojnë ilegalisht, në mënyrë të pavarur ose me ndihmën e kontrabandistëve, përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe më tej drejt destinacioneve të tyre të fundit. Të dhënat për vitin 2018 tregojnë një numër në rritje të përpjekjeve për kalimin e paligjshëm të kufirit jugor, ndërsa është rritur edhe numri i emigrantëve të zbuluar. Ajo që është më shqetësuese është se një numër i madh i emigrantëve të paligjshëm përpiqen të përdorin shërbimet e kontrabandimit të emigrantëve jo vetëm në vend por edhe në të gjithë rajonin. Këtë e theksoi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver…
PSP-ja si edhe prokuroria e rregullt publike është organ që ndjek, ndërsa për zgjidhjen e lëndëve përgjegjësi duhet të kërkohet në gjykatat, tha Prokuroria Speciale Publike Katica Janeva duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se pse ka pak lëndë të zgjidhura të PSP-së. Lëndët e PSP-së të cilat janë në gjykata, siç tha, janë dorëzuar më 1 korrik të viti 2017. “Prej atëherë kaluan gati dy vite, ndërsa kemi edhe propozime të prokurorisë, nga 15 shtatori i vitit 2016 për të cilat nuk ka vendime të shkallës së parë. Faji për këto punë duhet të kërkohet në gjykatat”, theksoi Janeva.…
Një nga dy foshnjat e lindura para kohe në Shkup, vogëlushja Vedrana ka vdekur mbrëmë pas operacionit të dytë. Vedrana dhe Iskra janë motra binjake, të lindura para kohe. Në ditën e 13të të jetës së tyre tek Vedrana u përkeqësua gjendja shëndetësore. Është bërë intervenim kirurgjik – laparatomi dhe e njejta është realizuar më 7 maj. Mbrëmë është dashur të bëhet edhe operacioni i dytë, por për fat të keq, zemra e vogëlushes nuk ka mundur të bëjë ballë. Nga ana tjetër, lajme të mira vijnë për motrën e saj binjake, vogëlushja Iskra e cila për momentin është në…
Në seancën e sotme për rastin “Monstra” që ndodhi në vitin 2012 në Liqenin e Smillkovës, me kërkesë të mbrojtjes ka dëshmuar dëshmitari Ramadan Murati. Ai tha se më 12 prill, në ditën kur ka ndodhur vrasja, ka punuar në fushat në Liqenin e Smillkovës, që i ka poseduar i akuzuari Fejzi Aziri. Dëshmitari Murati tha se, as atë ditë e as më parë, Aziri nuk ka qenë në afërsi të liqenit. Ndërsa për të akuzuarit tjerë Murati tha se nuk i njeh dhe se nuk i ka parë në rrethinën ku ka punuar. Ai shtoi se në ditën e…
Zëvendëskryeministri Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në Universitetin “Nëna Terezë” – Shkup ishte pjesë e simulimit të mbledhjes së Këshillit të Evropës që organizuan dhe shfaqën studentët. Në mbledhjen simuluese të Këshillit morën vendim me të cilin Republikës së Maqedonisë së Veriut iu dha datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Osmani thotë se Maqedonia e Veriut është e përgatitur për fillimin e negociatave që tani dhe se tashmë është krijuare proces serioz në të gjitha fushat e shënuara në konkluzionet e Samitit të BE-së nga viti i kaluar. “Kemi progres të jashtëzakonshëm politik përmes Marrëveshjes së…
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski deklaroi se “në Ministrinë për Sistem Politik nuk janë paraparë punësime të reja, por do të merren nga Sekretariati i Marrëveshjes së Prespës, dhe më në fund do të zgjidhet problemi me të punësuarit sipas asaj marrëveshje”. Sipas ministrit, kanë përfunduar procedurat për angazhimin e një pjese të punësuarve sipas Marrëveshjes së Presës që nuk ishin në vendet e punës, dhe se së shpejti kjo do të bëhet edhe me të tjerët pasi që mbaruan zgjedhjet presidenciale për shkak se nuk ka kufizime ligjore. “Për qindra procedura ka përfunduar, ndërsa për pjesën…
Kaluan 6 muaj qëkur ish kryeministri Nikolla Gruevski ka ikur dhe nuk ka arsyetuar mungesën e tij si deputet në Kuvend. Ai më 13 nëntor të vitit të kaluar publikoi në profilin e tij në Facebook se gjendet në Budapest. Me 6 muaj mungesë të paarsyeshme deputetët tani kanë mundësi ligjore që të votojnë për marrjen e mandatit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Për marrjen e mandatit të një deputeti nevojiten 2/3 e votave.
Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev thotë se është i relaksuar kur bëhet fjalë për “fshesën” e paralajmëruar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe se kjo çështje është vetëm në kompetencat e vetë kryeministrit. “Mendoj se kjo çështje është në kompetencë të kryeministrit dhe nuk do ta marr të drejtën të diskutojë. Nuk është serioze dikush tjetër të jep përgjigje për këtë çështje. Është nderë të jesh pjesë e Qeverisë, por gjithashtu edhe mund. Unë mundem lirisht të them se të gjithë ato të cilët marrin funksione shtetërore duhet të jenë të vetëdijshëm se një ditë do…
BFI ka formuar një shoqatë të re humanitare ku bashkëthemelues është Reis Rexhepi! Para dhjetëra vitesh, Bashkësia Fetare Islame e ka formuar shoqatën “Hilal”, e cila është marr me aktivitete humanitare. Megjithatë, sipas të dhënave deri tek të cilat kemi arritur, vitin e kaluar është formuar shoqatë e njëjtë me qëllimet e njëjta me emrin “HILAL BFI”, ku në strukturën e saj pronësore, përskaj BFI-së, futet edhe reisi Sulejman Rexhepi si person fizik, së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Përndryshe, shoqata më e vjetër prej dy shoqatave përmendet në padinë penale që në prokurori u dërgua…
Mungesa e kryeministrit Zoran Zaev në përurimin e djeshëm të kryetarit Stevo Pendarovski ra në syrin publikut. Në publik parashtrohet pyetje se pse kryeministri Zaev ka marrë ditë të lira pikërisht në ditë kur ka një ngjarje e rëndësishme. Në ceremoni të pranishëm ishin funksionarë të lartë nga rajonit, dhe për këtë shkak mungesa e kryeministrit Zaev shihet si një lëshim. Ai deklaroi se arsyeja se pse nuk ka marrë pjesë në përurim është se ka dashur të pushojë. “Kam të drejtë pushimi. Më duhet pak të pushoj. S’ka ndonjë arsye tjetër”, deklaroi Zaev për TV Telma. Në ceremoni nuk…
Në shënimin e 20 vjetorit të punës së Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot ministri pa resor përgjegjës për Diasporë Edmond Ademi dhe drejtori rajonal i organizatës ndërkombëtare Argentina Sabodash, nënshkruan memorandum për bashkëpunim mes Qeverisë dhe IOM me të cilin thellohet bashkëpunimi nga sfera e diasporës, i cili do të përfshijë mbështetje këshilluese për zhvillim të politikave strategjike për diasporën. Ngjarjes me fjalime përshëndetëse iu qasën: Edmond Ademi, ministër pa resor i angazhuar për diasporën, Andrej Zhernovski, zëvendësministër për Punë të Jashtme, Argentina Sabadosh- IOM, drejtor rajonal për Evropën Juglindore, Lindore dhe Azi Qendrore, Rosana…

