Author: Hamdi Kumanova

Prokurori publik kujdestarë nga Prokuroria Publike Shkup bëri inspektim në vendin e aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi në afërsi të Draçevës, ku pesë persona humbën jetën. Sipas njohurive paraprake nga inspektimi, aks*identi ka ndodhur pesëmbëdhjetë minuta para mesnatës kur makina Renault 5 me targa të Shkupit me të cilën udhëtonin vik*timat për arsye të panjohura kaloi anën e kundërt të korsisë dhe u përplas me një kamion për transportin e mbeturinave. Tre burra dhe dy gra që udhëtonin me makinë kanë ndërruar jetë nga lëndimet e marra nga aksi*denti. “Më 14.05.2019 në ora 23.40 në Bulevardin Boris Trajkovski në…

Lexo më Shumë

Viktor Geber, shefi i delegacionit të Maqedonisë të komisionit ndërdisiplinor të ekspertëve mbi çështjet historike, arkeologjike dhe arsimore, formimi i të cilave ishte parashikuar në marrëveshjen e Prespës, në një intervistë për “BIRN-in” tha se librat greke do të ndryshojnë përmbajtjet, kështu do të futen përmbajtje nga marrëdhëniet miqësore me maqedonasit nga shekulli i 19 dhe 20. Sipas diplomatit, vëmendje e veçantë pritet t’i kushtojë vëmendje trajtimit të ndryshëm zyrtar të marrëdhënieve në shekujt 19 dhe 20, si nga pala e Maqedonisë ashtu edhe nga pala greke. Diplomati tha se dy komisionet (Maqedonisë dhe Greqisë) kanë realizuar 13 takime dhe…

Lexo më Shumë

Kosova ka ekstraduar për në Shqipëri, 40-vjeçarin nga Suhareka, i cili ka qenë në kërkim që një kohë të gjatë. Në njoftimin e Policisë së Shqipërisë, thuhet se “nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit: Burim Haxhiolli , 40 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë”. Ai është i dënuar me 13 vjet burg për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. “Ekstradohet nga Kosova një shtetas i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrim i produkteve…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian do të rekomandoj hapjen e negociatave për anëtarësim të plotë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në fund të majit, konfirmon komisari për zgjerim në BE, Johanes Hahn. Në intervistë për Radio Evropa e Lire, Hahn konfirmoi se rekomandimi do të publikohet më 29 maj, kur Komisioni Evropian do ta sqarojë raportin vjetor për progresin e vendeve që janë në procesin e zgjerimit. “Për dy javë do ta paraqesim raportin tonë vjetor ku definitivisht do të rekomandojmë hapjen e negociatave për dy vendet (Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë)”, deklaroi Hahn. Ashtu siç theksoi komisari evropian, nga shtetet anëtare…

Lexo më Shumë

NQP Shkup njoftoi se njerëzit me nevoja të veçanta me qen të shoqëruar do të mund t’i shfrytëzojnë autobusët e NQP-së dhe kabinat e teleferikut. Ashtu siç u tha në njoftim vendimi është marrë për shkak se “qentë janë një ndihmë e madhe e kategorisë të lartpërmendur të personave duke marrë parasysh se ato janë shumë të dobishëm për ta si një ndihmë shtesë në kryerjen e obligimeve dhe aktiviteteve të përditshme”. Nga NPQ apelojnë institucionet tjera publike si, tregjet kinematë teatrot qendra tregtare për të marrë një vendim të përshtatshëm dhe kështu të angazhohen në ngritjen e vetëdijes publike…

Lexo më Shumë

Policia ka depunuar në Prokurorinë Publike në Kumanovë padi penale kundër M. R. (31) nga Polonia, me vendbanim të përkohshëm në Kumanovë, për shkak të ekzistencës së dyshimit të prodhimit dhe lëshimit të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 10 maj, oficerët e policisë kontrolluan shtëpinë ku gruaja e raportuar kishte jetuar dhe është zbuluar marihuanë, një përzierje e duhanit dhe marihuanës.

Lexo më Shumë

Emigrimi dal nga dal po e boshatisë Dibrën. I njohur dikur për nga arsimi dhe atdhedashuria, ky qytet dekada me radhë ballafaqohet me sfidën e ikjes së të rinjve. Një situatë e tillë ekziston edhe në ditët e sodit. Nëse me një kohë rrugën e kurbetit e merrnin vetëm kryefamiljarët, viteve të fundit Dibrën po e lënë familje të tëra. Si rezultat i mungesës së perspektivës, papunësisë dhe natalitetit të ulët, në shkollat e Dibrës po shënohet rënie e numrit të nxënësve. Ky trend shqetësues edhe pse është prezent në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, në këtë qytet është…

Lexo më Shumë

Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Republikën e Austrisë, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që e paraprin Kryetari Talat Xhaferi a në përbërje të të cilit janë deputetët Rexhail Ismaili dhe Meri Lazarova dhe Sekretarja e përgjithshme Cvetanka Ivanova, realizuan takim me anëtarët e grupit bilateral parlamentar për bashkëpunim Republika e Austrisë – Republika e Maqedonisë së Veriut, të paraprirë nga Shtefani Krisper. Kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim z-nja Krisper theksoi se, ekzistimi i grupit e demonstron interesin e palës austriake për zhvillimin e marrëdhënieve më të afërta me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës dhe Byroja për Metrologji e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe drejtoresha e Byrosë për Metrologji, Mr. Merita Mustafai. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje është përcaktuar korniza në të cilën do të realizohet bashkëpunimi për punët me interes të përbashkët, të mbështetura në shfrytëzimin e kushteve profesionale, shkencore, materiale-teknike dhe hapësinore mes palëve, në drejtim të përparimit të aktiviteteve edukative, kërkimore dhe aplikative, në fushën e metrologjisë, elektroteknikës dhe teknologjive informatike. Sipas marrëveshjes, palët do të bashkëpunojnë në sfera të ndryshme…

Lexo më Shumë

Prej dy muajsh Interpoli nuk jep asnjë shpjegim për mos lëshimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut thotë se nuk ka pengesa ligjore dhe se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet. Ish-kryeministri maqedonas fitoi azilin politik në Hungari. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe Interpoli janë përfshirë në një ngërç në lidhje me lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikola Gruevski. Ministria e Brendshme thotë se i ka kërkuar Interpolit që të lëshojë urdhërarrestin ndërkombëtar. Sipas ministrit Oliver Spasovski, përmes Ministrisë së Drejtësisë janë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme dhe…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut nuk synon të ndërtojë kampe shtesë për emigrantë, deklaroi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski. Në dispozicion mbeten vetëm dy qendrat e pranimit në Tabanoc dhe Gjevgjeli të cilat përdoren për strehim të përkohshëm. Drejtori i Qendrës Ndërkombëtarë për zhvillimin e politikës së migracionit deklaroi se Shkupi zyrtar mund të marrë vendim tjetër, nëse vlerëson ashtu. Në Ohër sot u mbajt takimi i grupit drejtues të Qendrës ndërkombëtare për politikë migracioni ndërsa këtë vit me këtë institucion do të kryesojë Maqedonia e Veriut. “Nuk e dimë numrin e saktë, por e dimë që në Turqi ka shumë njerëz…

Lexo më Shumë

“Nuk mund të flas për datë për negociatat. Do të presim raportin e Komisionit Evropian në fund të muajit maj që të bëjmë vlerësime nëse është zbatuar ajo që është dashur, gjegjësisht në fushën e gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës”. Këtë sot e deklaroi ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut Christian Thimonier, i cili ka mbajtur ligjëratë para studentëve të Fakultetit Ekonomik në Prilep. “Të parashikohet datë do të them, jo. Nuk jam astrolog, por gjithsesi do të them njërin nga kushtet: të përfundojnë punët e filluara, gjegjësisht të përfundojë agjenda 3-6-9, më pas agjenda 18, të cilat…

Lexo më Shumë