Author: Hamdi Kumanova

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot prezantoi projektin “Me njohuri evropiane në kryeqytetin evropian” para studentëve të Fakulteteve Ekonomik dhe Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. “Projektin ‘Me njohuri evropiane, deri te kryeqyteti evropian’ e filluam duke u munduar në një mënyrë ta afrojmë atmosferën dhe aktivitetet lidhur me integrimet evropiane dhe punën tonë në Bruksel – deri te potencialet e ardhshme të vendit – studentët, duke pasur parasysh se ata në të ardhmen do të duhet ta marrin përsipër procesin e integrimit evropian, dhe në përgjithësi procesin e transformimit të vendit tonë me…

Lexo më Shumë

Në një pres konferencë në selinë e qeverisë u firmos një memorandum për bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit e Shkencës dhe EVN Maqedoni. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, gjatë fjalimit të tij falënderoi ndërmarrjen EVN Maqedoni se si kjo firmë private me vetiniciativë ku Ministria e Arsimit ka një sërë aktivitetesh me këtë kompani. Ai bëri të ditur edhe projektet e ardhshme me këtë kompani. “Falënderim për kompanitë që na ndihmojnë në përmirësimin e sistemit të arsimit në vendin tonë. EVN Maqedoni u paraqit biles me vetiniciativë një sërë aktivitetesh, risish dhe praktikash për sa i përket njësive…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka informuar se sot do të ketë takime në Ministrinë e Drejtësisë që të merr sublimatet e fundit për takimet e punës lidhur me Ligjin e ri për Prokurori publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së. Qëllimi është, theksohet, “me kohë të përfundojë procesi, ndërsa nëse ka progres do të mund të mbahet takim liderësh me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski”. “Nëse ndodhin hapa të caktuar në pjesën e negocimit, ne liderët e dy partive politike, do të kishim realizuar takim liderësh për rrumbullakim përfundimtar të ligjit. Duam të arrijmë konsensus edhe…

Lexo më Shumë

Pas valës së reshjeve që e kapluan vendin nga e hëna, gjendja hidrologjike po përmirësohet. Mbi apo në suaza të mesatares   janë nivelet e shumicës së lumenjve të cilat deri më tani ishin përgjysmuar  apo trefishuar. Megjithatë, nën mesataren për në maj edne është Kriva Reka afër Kriva pallankës dhe Bregallnica afër Shtipit, ndërsa vlerat më të ulëta janë në Drinin e Zi afër Lozhanit dhe në Strumicë afër Novosellës. Niveli i liqeneve nuk vërejnë ndryshime, të gjitha janë në suaza të mesatares për në maj siç ishin deri më tani.

Lexo më Shumë

Një i porsalindur sot është lënë në mëshirë të fatit në trotuar në lagjen Fushë Tophanë. Dëshmitarët kanë njoftuar se foshnja ishte i porsalindur dhe i gjithi i mbuluar në gjak atëherë kur e kishin hasur kalimtarët e rastit. Foshnja kishte qenë e zhveshur dhe pa rroba. Foshnja është gjetur dhe me ekipe të ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”.

Lexo më Shumë

Probleme në urën që ndodhet në rrugën Shipkovicë, Brodec, rritje e nivelit të ujit të lumit Shkumbin dhe zënie e kanalit në dalje të Tetovës për në Gostivar… janë pikat kritike gjatë natës së kaluar në rajonin e Tetovës, pas reshjeve të shumta që përfshinë tërë vendin, e në veçanti Maqedoninë Perëndimore. Problemet e para që u shfaqën ishin në Shipkovicë, në dalje të këtij fshati për në Brodec. Në këtë vend, aktualisht janë duke u zhvilluar punët për ndërtimin e urës, por mbrëmë reshjet kanë shkaktuar bllokim të kësaj rruge. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e Shtabit emergjent të…

Lexo më Shumë

“Okta” është blerë për rreth 32 milionë dollarë, kurse vetëm në bazë të pagesës nga viti 2009 ua kemi kthyer paratë dhe tetë milionë dollarë plus, ndërsa duhet të paguajmë edhe 32 milionë dollarë shtesë Kanë kaluar 20 vite që kur Qeveria e udhëhequr nga kryetari i atëhershëm i VMRO-DPMNE, Ljubço Georgievski ia shiti rafinerinë shtetërore “Okta”, kompanisë greke “Helenik Petroleum”, e pastaj bashkëpunëtori i tij i afërt, ish kryeministri Nikolla Gruevski (tani i arratisur nga drejtësia) si ministër i atëhershëm për tregti ka nënshkruar anekse me të cilat kompanie greke ka përfituar kushte të volitshme gjatë importit të naftës,…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot përsëri është anuluar seanca gjyqësore e Prokurorisë Speciale Publike. Gjykimi për lëndën “Dhuna në Qendër” që duhej të mbahet në orën 10:00 është anuluar për shkak të gjykimit për rastin “T.N.T” që është caktuar në të njëjtën kohë me “Dhunën në Qendër”. Në të dyja lëndët i akuzuar është ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski i cili duhet të jetë i pranishëm në gjykime. Anulimi i seancave gjyqësore ku përfaqësues i prokurorisë është nga PSP tashmë me muaj fillojnë të bëhen praktikë në gjyqësor. Seanca e ardhshme për “Dhunën në Qendër” janë caktuar më…

Lexo më Shumë

Largimi i të rinjve nga komuna e Likovës drejt vendeve të Perendimit po merr përmasa shqetësuese. Migrimi duket se është tema kryesore në këtë rajon, shkruan gazeta Lajm. Kjo vërehet në komunikimin e parë me banorët. Nuk ka problem që trajtohet në këtë rajon, ku të rinjtë nuk e përfshijnë temën e largimit nga vendi. “Si të jetojmë me gjithë këto probleme këtu. Vetëm t’i marrim vizat dhe do të ikim. Nuk kthehemi këtu 10 vite”, u shprehen para kamerës disa të banorë të fshatit Opajë derisa ekipi i gazetës Lajm po trajtonte problemin me rrugën e shkatërruar në hyrje…

Lexo më Shumë

Zoran Zaevi vitin e kaluar e ka gënjyer opinionin se Maqedonia duhet të festojë sepse ka marrë datë dhe do t’i fillojmë negociatat për anëtarësimin në BE. Zaevit nuk i qëndroi gjatë gënjeshtra për hyrje në BE në qershor të këtij vitit. Si kalon koha ashtu edhe Zaevi e pranoi se askush nuk i ka premtuar asgjë se fillimi i negociatave në qershor dhe kjo mund aspak mos të ndodh. Mos fillimi i negociatave në qershor është i mundur për shkak moszbatimit të reformave nga ana e pushtetit, i cili ka shpenzuar dy vjet nga jeta e qytetarëve pa zbatuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptar, Shpëtim Pollozhani ka reaguar pas deklaratës së djeshme të presidentit të ri, Stevo Pendarovski se nuk i ka borxh askujt për votën e fituar në zgjedhjet presidenciale.> “Deklarata e Pendarovskit se nuk i ka borxh askujt asgjë, është një deklaratë primitive dhe mosnjohje elementare e kulturës politike. Kjo shqip i vjen, e kalova dimrin, ta psh….a gunën. Kjo do të thotë se ai llogarit në memorjen shumë të shkurtër kolektive të shqiptarëve. Kjo do të thotë se ka të drejtë vetëm në rast se u drejtohej atyre që nuk e votuan. Kjo…

Lexo më Shumë

Vendi im sot, Maqedonia e Veriut, është tregim i suksesshëm i cili duhet të inkurajohet dhe mbështetet nëse dëshirojmë ta bëjmë dallimin. Leksioni më i madh i mësuar prej të gjithë kësaj është se ne mund ta bëjmë dallimin. Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në fjalimin e djeshëm në Bundestagun gjerman në debatin “Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes së emrit: arritja, sfidat dhe perspektivat”, videoja prej së cilit është vendosur në profilin e tij të fejsbukut. “Edhe krahas situatës së rëndë politike në Evropë sot, zgjedhjet evropiane të ardhshme, të gjitha çështjet të cilat…

Lexo më Shumë