Author: Hamdi Kumanova

Në Universitetin e Tetovës, sot zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, para studentëve të universitetit tonë e prezantoi konkursin e shpallur për zgjedhjen e eseve më të mirë rreth idesë së Bashkimit Evropian, të titulluar: “Me njohuri evropiane deri në kryeqytetin evropian”. Gjatë qëndrimit në Universitetin e Tetovës, zëvendëskryeministri Bujar Osmani u prit në takim nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Ai tha se me hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian komunikimi mes universiteteve dhe Sekretariatit që e drejton do të intensifikohet, me qëllim të shfrytëzimit të resurseve njerëzore, për…

Lexo më Shumë

Ushtria Arabe Siriane ka vrarë një xhihadist shqiptar që luftonte për Hayat Tahrir Al-Sham në Sirinë veriperëndimore. Sipas mediave pro-opozitare, xhihadisti shqiptar Ron Eminin u vra nga Ushtria Arabe Siriane në qytetin e Kabanit në Latakia verilindore. Kabani ka qenë nën sulme të rënda gjatë ditëve të fundit, pasi Ushtria Arabe Siriane përgatitet të sulmojë aksin jugor të qytetit. /portali DurresLajm/

Lexo më Shumë

Kombinati Jugohrom ndërpret të gjitha punimet në drejtim të vënies së filtrave. Siç njoftuan drejtuesit e fabrikës, ata madje kanë refuzuar edhe kredinë e miratuar nga Banka Maqedonase për Zhvillim në lartësi prej 1.5 milion euro, që u dedikua për vënien e filtrave. Qëllimi i refuzimit të kredisë së miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është se, kjo firmë, tanimë nuk mendon për zhvillimin e saj, gjegjësisht për vendosjen e filtrave por për diçka tjetër, nxjerrjen e saj në treg dhe kërkimin e një pronari të ri”. Ngecjen e aktiviteteve për ndërtimin e filtrave e…

Lexo më Shumë

Nevojitet shpërndarje më e mirë e mbështetjes financiare për fëmijët të cilët jetojnë në varfëri, sepse për momentin atë e marrin vetëm pesë për qind të këtyre fëmijëve, thotë Benxhamin Perks, përfaqësues i UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Në të gjitha pjesët e shoqërisë familja është me rëndësi të veçantë. Tridhjetë për qind e fëmijëve në vend jetojnë në varfëri fëmijërore dhe shumë familje janë të prekura nga varfëria e këtillë fëmijërore. Megjithatë, familje të caktuara arrijnë që të sigurojnë jetë normale dhe krahas varfërisë dhe me të vërtetë e admirojmë qëndrueshmërinë tyre. Por do të dëshironim që…

Lexo më Shumë

Valë e re e çmimeve të cigareve në Maqedoninë e Veriut. Nga java e kaluar një numër i madh i dyqaneve një pjesë të cigareve nga brendet e ndryshme po shiten më shtrenjtë për 5 deri 10 denarë. Informatën për shtrenjtimin e cigareve e kanë konfirmuar edhe disa tregtarë, ndërsa janë shtrenjtuar cigaret e llojit Pall Mall Çesterfilld Oriental Bond dhe Mallboro. Ende nuk ka informacione për rritjen e çmimeve të llojeve tjera të cigareve. Në pajtueshmëri me planin për rritjen e akcizës për disa vjet pritet që një paket cigare të kushtojë deri në 300 denarë.

Lexo më Shumë

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi u kap me një sasi prej 50 kg hashash. Mediat në shtetin fqinj thonë se shqiptari, i paidentifikuar u kap në zonën Kilkis pranë Selanikut. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit që shqiptarit iu bë në makinë. Policia sekuestroi drogën dhe makinën me të cilën po transportohej, ndërsa i riu shqiptar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë greke.

Lexo më Shumë

Turqia si duket ju ka dhënë fund paqartësive rreth mundësisë që të vendos veto për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Zv.ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Faruk Kajmakxhi, në një intervistë për AIM ka thënë se autoritetet në Maqedoni duhet të jenë të qetë dhe se Turqia do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Sipas Kajmakxhi, shtyrja e ratifikimit të protokollit është për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve në Turqi dhe mosfunksionimit të Kuvendit Kombëtar. “Jini të qetë, nuk ka asnjë pengesë. Ne jemi mbështetësi më i madh i juaj në drejtim të anëtarësimit…

Lexo më Shumë

Në seancë plenare të caktuar në ora 16 sipas kohës lokale, Parlamenti grek do të votojë për ratifikimin e dy marrëveshjeve të nënshkruar në mars dhe prill në Shkup për hapjen e dy vendkalimeve të reja Majden dhe “Markova noga”. Në Parlamentin Grek pritet të miratohet edhe ngritjes së Zyrës për lidhje në Shkup në nivel të ambasadës dhe Zyrës për punë tregtare, konsullore dhe ekonomike në Manastir në nivel të Konsullatës së përgjithshme, pasi dje Komisioni për siguri nacionale dhe çështje të jashtme i ka pranuar draft ligjet dorëzuar nga MPJ greke, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë. Në…

Lexo më Shumë

Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë- Stacioni policorë Gostivar, mbrëmë (15-maj) rreth orës 01.00, për shkak të dyshimit të qëndrimit dhe punësimit ilegal në rajon, kanë arestuar shtetasit e Shqipërisë: 37-vjeçarin G.Xh., 46-vjeçarin P.H., 35-vjeçarin B.M. dhe 40-vjeçarin A.H. Katër shtetasit e Shqipërisë janë mbajtur në Stacionin policorë Gostivar dhe do të dorëzohen në Njësitin për krime ndërkufitare, migracion të huaj dhe riatëdhesim.

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup – Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike, në Prokurorinë Publike Shkup, ka ngritur akuzë penale kundër J.S. (25) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të kryerjes së veprës penale “shpërdorimi i detyrës dhe autorizimit” dhe kundër S.E. (37) për shkak ekzistimit të dyshimeve të kryerjes së veprave penale si “shpërdorim i detyrës dhe autorizimit”, “mashtrim kompjuterik” dhe “falsifikim kompjuterik”. Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, të dy të akuzuarve ju është thënë masë-kujdesi. Ashtu siç deklaron MBP, sipas dokumenteve të gjetura nga hetimet, të akuzuarit me statusin e zyrtarëve të punësuar…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, me qëllim që t’u ndihmojë qytetarëve që në mënyrë më të mirë dhe më cilësore të jenë të informuar, dhe në të njëjtën kohë të mbrojnë të drejtat e tyre si dhe të drejtat e gazetarëve. Avokati i Popullit, Ixhet Memeti tha se edhe krahas asaj që në vend litet se si të drejtat e gazetarëve janë të mbrojtura, megjithatë, në realitet duhet të thuhet se s’është bash ashtu. Ai theksoi se në të ardhmen me ShGM-në do të mund bashkërisht të promovojnë të drejtat dhe liritë…

Lexo më Shumë

Gjashtë ekipet mobile të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale gjatë dy javëve të kaluara kanë identifikuar 167 fëmijë, mes të cilëve edhe 18 foshnja në disa udhëkryqe më frekuentuese në Shkup. Aktivitetet më të shpeshta, ku janë përfshirë fëmijët janë puna në rrugë, duke përfshirë edhe shitje të gjërave të vogla, pastrim të xhamave dhe lypje. Pjesa më e madhe e fëmijëve janë pa dokumente dhe s’janë të përfshirë në procesin mësimor. Këto janë një pjesë e të dhënave që ekipet mobile për trajtimin e fëmijëve të rrugës në Qendrën për punë sociale Shkup i prezantuan sot në një…

Lexo më Shumë