Në të gjithë territorin e vendit tonë për momentin mungojnë rreth 350 mjekë familjar. Nga ana tjetër shteti ka marrë përsipër se do të subvencionojë specializimet e mjekëve familjar si masë stimuluese për shtimin e numrit te mjekëve amë në gjithë vendin. Ndërsa në Ditën Botërore të këtij profesioni, mjeket e kujdesit primar kërkojnë kushte me të mira.
Author: Hamdi Kumanova
Në pajtim me Kodin Zgjedhor (neni 85-a) dhe Orarin për Zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 më së voni deri nesër radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (internet portalet) janë të obliguara të parashtrojnë raport për hapësirën reklamuese të shfrytëzuar nga çdo pjesëmarrës në fushatën zgjedhore dhe mjeteve të cilat janë paguar apo kërkohen në atë bazë, kumtoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Raporti dorëzohet në Ministrinë e Financave, Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Entin Shtetëror të Revizionit dhe në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, të cilët janë të obliguar t’i publikojnë në faqet e tyre të internetit. Raporti…
Komesari Evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han ka thënë se Maqedonia e Veriut ka punuar shumë, duke zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”. Han ka theksuar se ajo është vendi I vetëm në regjion që nuk ka mosmarrëveshje me asnjë fqinj. I pyetur nëse Maqedonia do të mund të pres hapjen e negociatave me BE, nëse në Shqipëri nuk arrihet një kompromis, Han ka nënvizuar se qëndrimi I BE-së është se secili proces është I veçantë për secilin vend. „Nuk do të jetë korrekte nëse një vend duhet të pres tjetrin. Kjo është…
Sektori për Punë të Brendshme në Shkup do të ngrit padi penale ndaj A.A (17) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “braktisje të foshnjës”. Ajo më 14.05.2019 rreth orës 11:00 në bulevardin “Brigada kosovare-maqedonase”, foshnjën e saj të sapolindur (mashkull) e ka lënë në tokë në afërsi të një shtëpie. Foshnja është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili e ka njoftuar Ndihmën e Shpejtë, ndërsa më pas foshnja është transferuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, ku edhe është konstatuar se është në gjendje të mirë shëndetësore. “Pas urdhrit të Prokurorit…
Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, përmes një kumtese për media informojnë se do të dorëzojnë iniciativë në Kuvend, që gjithë deputetët vullnetarisht të bëjnë test për (keq)përdorimin e lëndëve narkotike. Tetë deputetët e pavarur kërkojnë nga Kuvendi, që të hënën të mundësojë kushte dhe të sigurojë ekip mjekësh që do të mundësojnë kjo të realizohet. “Propozojmë që edhe politikanët tjerë, aktual dhe ish-funksionarë, zyrtar administrativë, gjykatës, prokuror, kryetar komunash dhe këshilltarë, të na bashkëngjiten në qëllimin tonë dhe qytetarëve tonë t’u japim shembull të mirë në luftën kundër (keq)përdorimit të lëndëve narkotike. Ftojmë gjithë ushtruesit e funksioneve publike…
Në Stacionin policorë Gostivar, dje (16-maj) rreth orës 12.00, është denoncuar se një shtetas i Shqipërisë, i moshës ende pa mbushur 17-vjetë, i cili ka punuar në ndërtimin e një objekti në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, deri tani nga shkaqe të pa përcaktuara, ka rënë nga teraca nga një lartësi prej mbi 6 metra. Nga rëzimi në bazamentin prej betoni, shtetasi shqipëtarë ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, dhe pas dhënjes së ndihmës mjeksore, si rast urgjent është transferuar në Kompleks klinikat “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer inspektimi…
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në rezidencën e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup ka takuar princin Edward i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në atmosferën e një takimi shumë miqësor princi Edvard e përgëzoi kryetarin Gashi për angazhimin e Alternativës në qeveri dhe përkushtimin për zgjidhjen e të gjitha kontesteve që e çojnë vendin drejt integrimeve euro-atlantike.
Pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, djembrëma rreth orës 22 e 10 minuta, në rrugën lokale që lidh fshatrat Sedllarcë e Epërme dhe Siniçan të Tetovës, kanë ndaluar veturën e tipit ,, Opel korsa,, me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 31-vjeçari J.E. nga fshati Reçicë e Madhe, kurse i bashkëudhëtarë ka qëndruar 38-vjeçari T.H. nga Tetova. Gjatë kryerjes së kontrollit ndaj tyre, është gjetur marihuanë të cilën T.H. ka tentuar që ta hedhë. Dy personat në fjalë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen e plotë të…
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropaine, Bujar Osmani realizoi takim me ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Klemens Koja. Siç njoftojnë nga kabineti i zv.kryeministrit, Osmani dhe Koja biseduan për mënyrën dhe metodologjinë për zbatimin e projektit për statistikat dhe analizë kualitative të vendimeve gjyqësore, për përcaktimin e objektivitetit të paragjykimeve sipas përkatësisë etnike të të akuzuarve, me qëllim të vërtetohet objektiviteti dhe joselektimin në punën e gjyqeve. “Ky projekt në veçanti është i rëndësishëm për shkak që do të ketë sukses të jashtëzakonshëm në përcaktimin e prirjeve eventuale dhe subjektivizëm të gjyqtarëve në shoqërinë tonë, pa paragjykime”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani…
Deputeti Pavle Bogoevski sot ka qenë në Prokurorinë Publike të Shkupit vullnetarisht të paraqitet pasi pranoi se ka blerë vaj nga kanabisi për një mik të afërt. Sipas disa burimeve të “Fokus”, në Prokurori kanë refuzuar ti marin deklaratë Bogoevskit dhe të ngritin procedurë kundër tij, sepse konsiderojnë se nuk ka vepër penale këtu. Sipas disa informatave jozyrtare, Prokuroria nuk mund të ngritë procedurë në këtë rast sepse nuk ka dëshmi që do të dëshmonin se deputeti i LSDM-së me të vërtetë ka blerë marihuanë. Përmbajtja e inçizimit nuk mund të shfrytëzohet si dëshmi, sepse nuk dëshmon asgjë. Vetëm pranimi…
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona D. R ( 1991 mashkull) dhe F.Z ( 1996) femër si të dyshuar se në dy banka kanë deponuar 15 mijë euro para fals. Të arrestuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 kartëmonedha nga 500 euro dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 kartëmonedha nga 500 euro. Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15.000 mijë euro. Të dyshuarit, janë intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari D.R.…
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.K. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shantazhi nga neni 329 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I pandehuri A.K, dyshohet se më 13 maj 2019 në Ferizaj, me qëllim që vetës t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, fillimisht ka kanosur të dëmtuarën A.I., me vendbanim të përkohshëm në Gjermani, ku pasi e njëjta i kishte dërguar disa fotografi intime të bëra më parë përmes rrjetit social, i pandehuri nga…

