Prej mbrëmjes së të shtunës, qytetarët e Shkupit dhe Beogradit mund ta përshkojnë distancën mes dy kryeqyteteve për vetëm 3 orë e gjysmë, ndërsa nga Tabanovci deri në Horgos për rreth pesë orë. Në përurimin e aksit jugor të autostradës të Korridorit 10 ishin të pranishëm, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrja Ana Bërnabiç dhe ministrja e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. “Për autostradën e Korridorit 10 është pritur të paktën 30 vjet dhe tani ajo ka përfunduar. Në pyetje ishte ndërtimi…
Author: Hamdi Kumanova
Mos vidh nëse nuk di të fshehësh. Kjo shprehje popullore i përshtatet më së miri rastit të Alfons Përkolës, një prej tetë të arrestuarve si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kryente grabitje në Francë. Gjatë bastisjes së një vile, anëtarët e bandës, vec të tjerash, morën edhe një parfum të personalizuar, pa e ditur se ai do të bëhej prova e fortë e institucionit të akuzës kundër tyre. Parfumi u gjet gjatë kontrollit në shtëpinë e Përkolës. Në shishen e tij ishte gdhendur urimi “Gëzuar Krishtlindjen”. Francezja Lambotte Dominique ishte në mesin e dhjetra personave që kishte denocuar vjedhjen e banesës së saj,…
Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut nëpërmes një deklarate thonë se Komiteti i Përbashkët në mes Maqedonisë dhe Greqisë në një atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kryenin një rishikim të hollësishëm dhe gjithëpërfshirës. “Takimi i katërt i Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor për Çështjet Historike, Arkeologjike dhe Arsimore, i themeluar në përputhje me Nenin 8 paragrafi 5 të marrëveshjes përfundimtare, nënshkruar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018 në Prespë, u mbajt në Ohër më 17 dhe 18 maj të vitit 2019. Delegacionet e të dy palëve në një atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kryenin një rishikim…
Bota ka vend me emër të ri, Maqedonia e Veriut, që është lajm i mirë për marrëdhëniet rajonale dhe për turistët të cilët në numër të madh vijnë ta vizitojnë pjesën juglindore të Evropës, thuhet në reportazhin e Nju-Jork Tajmsit me titull “Jini mes të parëve të cilët do ta vizitojnë Maqedoninë Veriore”. Në shkurt të këtij viti ish Republika jugosllave e Maqedonisë u bë Republika e Maqedonisë Veriore, pasi u zgjodh kontesti shumëvjeçar për emrin me Greqinë. Për udhëtarët shkruan gazeta, fundi i kontestit do të thotë se do të marrin vula në pasaportat e tyre me ermin e…
Një aksident në komunikacion ka ndodhur në Strumicë, ku janë përplasur dy vetura, ku gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, në mesin e të cilëve edhe një grua shtatzënë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 në sheshin “Marshall Tito” në qendër të Strumicës në mes një veture “Audi” dhe një veture “Ford Escort”. Sipas informacioneve nga mjeku Gjoshko Goshev, është konstatuar se personat kanë marrë vetëm lëndime të lehta trupore dhe se asnjëri nuk është ndaluar për mjekim. Vetëm ndaj gruas shtatzënë do të kryhen kontrolle shtesë./Telegrafi/
Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, ndryshe nga e kaluara ka hapur lëndë ku përfshihen pjesëtarë të lartë të Qeverisë, si dhe drejtues të komunave që i takojnë shumicës parlamentare, transmeton REL. Por, eksperët theksojnë se për të vlerësuar pozitivisht punën e këtij organi duhet pritur rezultate konkrete në sistemin e drejtësisë. Nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit bëjnë të ditur se nga shkurti i këtij viti kur ka filluar me punë përbërja e re e këtij organi, ka pranuar mbi 500 lëndë që ndërlidhen me korrupsionin. “Për një periudhë të shkurtër kohore, kemi pranuar një numër të…
Partia opozitare e Maqedonise se Veriut, OBRM-PDUKM deklaroi sot se krimi dhe korrupsioni në vend po rriten, ndërsa në qershor nuk do të ketë datë për negociata me BE-në. Sipas tyre, qeverisja e papërgjegjshme dhe kriminale shihet nga zyrtarët ndërkombëtarë edhe është mjaft e pritur, pasi nuk do të ketë përgjegjësi, nuk do të ketë datë për negociata në qershor. “Data për fillimin e negociatave nuk do të ketë për shkak se për pushtetin më e rëndësishme është krimi, se sa projektet”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM. Nga OBRM-PDUKM kujtojnë se si ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska…
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski sot deklaroi se deputeti Pavle Bogoevski urgjentisht të tërhiqet nga funksioni i deputetit, ndërsa Ministria e Brendshme dhe Prokuroria të hetojnë seriozisht rastin. “Afera gjysmë gram kokainë ku personazhi kryesor është Pavle Bogoevski është shumë serioz, ndërsa qeveria luan lodra! Policia dhe prokuroria duhet të fillojnë hetimet serioze: me cilët tregtarë dhe strukturat kriminale Pavle Bogoevski ishte në kontakt dhe me të cilët ata ishin të lidhur? Pastaj, në cilat dokumente të klasifikuara, Pavle Bogoevski ka pasur njohuri si një deputet që mban një certifikatë sigurie”, tha Naum Stoilkovski. Pas refuzimit të iniciativës së kryetari…
Me 18.05.2019 rreth orës 01.05 në autostradën Shkup-Gjevgjeli, në afërsi të traut te Ujërat e Nxehta, vetura e tipit “Folksvagen Polo” me targa nga Gjevgjelia, e drejtuar nga N.S.(45) nga Gjevgjelia, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mburojën, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar rëndë shoferi N.S. i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin në Gjevgjeli ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i Stacionit Policor në Gjevgjeli.
Me 17.05.2019 në ora 22.15 në rrugën Negotinë-Veles, në traun e vjetër Gradsko, e cila tashmë nuk është funksional, vetura Skanija me targa nga Velesi dhe karrotreci “Gosha”, e drejtuar nga B.J.(59) nga Bogdanci, e kanë goditur një mur prej betoni nga trau dhe është rrotulluar në rrugë, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi dhe me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Spitalin në Veles ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Veles.
Me 17.05.2019 në ora 16.25 në udhëkryqin nga rrugët Ilija Nikolovski Luj dhe rrugës Gligor Prlicev në Manastir ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Reno Megan” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga D.T. (60) nga Manastiri dhe motoçikletës “Road Bajk BD 125-5” pa targa, e drejtuar nga një 15 vjeçar nga Manastiri, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë motoçiklisti, derisa është lënduar lehtë një bashkëudhëtar 15 vjeçar nga motoçikleta. Dy personat janë dërguar në Spitalin Klinik në Manastir ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Manastir.
Me 17.05.2019 në ora 09.00 në vendkalimin kufitar “Jazhincë” gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se personi H.Xh.(50) nga Kosova gjendet në listën “Arresto” me kërkesën e Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor, transmeton Almakos. Ai është arrestuar dhe në ora 13.10 është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

