Sistemi formal për arsim nuk prodhon kuadro që kanë kualifikime që i kërkon sektori privat. Nevojitet vendosje e arsimit dual, mësim përmes punës praktike dhe mënyrave tjera të trajnimit që të ulet jokompatibiliteti i ofertës së fuqisë punëtore me kërkesë nga ana e kompanive. Për këtë qëllim Oda ekonomike e Maqedonisë, në bashkëpunim me Ambasadën zvicerane në Shkup realizon projekt “Arsim për punësim” përmes të cilit kompani nga shtatë sektorë do të financohen që të kryejnë trajnime të kuadrove. Për katër vitet e para duhet të punësohen rreth 2.200 persona. “Pas trajnimit tremujor ata kanë detyrim në afat prej tre…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, ka kritikuar Qeverinë për mosndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, shkruan gazeta Lajm. Partia të cilës i takon Dimovski, ka qeverisur me vendin më shumë se 10 vite dhe nuk e ka ndërtuar këtë rrugë, por, ai tani thotë se të paktën qeverisja e kaluar kishte përgatitur studimin fizibiliti për 12 kilometrat e autostradës drejt Kosovës. “Kjo Qeveri nuk ndërton asgjë, nga ana tjetër rruga nga Shkupi deri në pikën kufitare me Kosovën, krahasur me rrugën në Kosovë është sikur të ktheheni në shekullin e 19-të. Një nga premtimet parazgjedhore dhe pjesë e programit të kësaj qeverie…
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës vijon të shënojë suksese të njëpasnjëshme. Krahas realizimit të procesit mësimor, veprimtarisë publike që zhvillon, si: shënimin e Ditës Botërore të Ushqimit, organizimin e Panairit tradicional të ushqimit dhe aktiviteteve të tjera, ditë më parë, prej 15 -17 maj 2019, në kuadër të programit të Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Natyrore, Shëndetësore dhe të Teknologjisë e organizoi Konferencën e Parë Shkencore. Në këtë tubim shkencor morën pjesë emra të njohur studiuesish nga vendi ynë dhe më gjerë. Prof. Dr. Xhazair Idrizi, dekan i FTUU-së, mbajtjen e konferencës së lartpërmendur e…
Ish ushtar në Irak Sot kam kaluar 5 orë dhe një iftar “bukfalisht mbi mjegulla” me shokun tim Bruno, që po agjëron prej ditës parë të Ramazanit. Ky thotë: kur pi ujë në iftar “uji është tjetër ujë”. Bruno, një ish marins i Ushtrisë Italiane, pjesëmarës në luftën Irakut (1993) dhe në Somali. Ka studjuar në Londër e New York. Njohës i mirë i politikës botërore. Aktualisht merret me aspektin jetës, zhvillimin emocional dhe shpirtëror që, sipas tij, sot më së shumti ka nevojë njerëzimi. Për çka jo nuk kemi folur…në realitet, unë më shumë kam pyetur. Mundeni të paramendoni…
Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike Koço Angjushev, ministrat e Financave dhe Arsimit e Shkencës, Dragan Tevdovski dhe Arbër Ademi në kuadër të Forumit ekonomik të Vjenës “Bisedimet ekonomike të Vjenës- perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut” e kanë prezantuar potencialin për investime në vend edhe atë në sferën e infrastrukturës dhe energjetikës si dhe mundësitë për investim të kapitalit njerëzor. Duke folur për mundësitë investuese në RMV, zëvendëskryeministri Angjushev ka thënë se vendi ofron shumë mundësi për investime në shumë sfera dhe se tani është koha e duhur investitorët e huaj të realizojnë projektet e tyre…
Marrëveshja e Prespës me siguri është arritja më e madhe diplomatike e Ballkanit Perëndimor, pas Marrëveshjes së Dejtonit me të cilën iu dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 1995. Prespa mbjellë shpresa për përparim në përballjen me sfidat tjera rajonale, veçanërisht kontestin mes Serbisë dhe Kosovës, për rivalitetet ndëretnike dhe qorrsokakun kushtetues në BeH, por nevojiten edhe disa hapa për t’u forcuar përfitimet e saj, bëhet e ditur në analizën e sotme të “Financial Times”, me titull “Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë së Veriut sukses i rrallë diplomatik i Ballkanit”. “Historia duhet të jetë shkollë,…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot në konferencë për shtyp kërkoi nga Prokuroria Themelore Publike që ta tërheqë akuzën, ndërsa nga Gjykata Penale që ta hedhë poshtë akuzën kundër gazetarit Tomisllav Kezharovski. Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski kumtoi se sot në mëngjes e kanë shqyrtuar vendimin e Gjykatës Supreme për lëndën e Kezharovskit dhe njëzëri kanë vendosur se SHGM-ja deri në fund do të insistojë për drejtësi të Gjykatës dhe Prokurorisë në veprimin për këtë rast derisa Kezharovski nuk lirohet nga akuza. “Në vitet e kaluara SHGM-ja vazhdimisht ka dhënë mbështetje për Kezharovskin dhe këtë qëndrim parimisht do ta…
“Javën e ardhshme Komisioni Evropian do ta publikojë raportin për gjendjen në vend dhe mendoj se do të theksohet përparimi që është arritur vitin e kaluar. Unë jam i bindur se raporti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut”. Këtë e theksoi sot ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup Samuel Zhbogar, duke shtuar se vendimin për hapjen e negociatave e marrin vendet anëtare të BE-së, mbi bazë të raportit të KE-së. “Vendimin e presim në qershor dhe shpresojmë se kjo do të ndodh. Mendoj se vendi në vitin e kaluar e ka treguar përkushtimin ndaj Bashkimit…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë mbledhjen e 98-të, në të cilën duhet të shqyrtohen 26 propozim ligje dhe raporte vjetore. Deputetët duhet ta ratifikojnë Marrëveshjen mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për njohje reciproke të patent shoferëve. Në rend dite, mes tjerash, janë edhe propozim ligjet për ndryshim të Ligjit për rrogë minimale, të Ligjit për punësimin dhe sigurimin në rast të papunësisë dhe të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar. Në mbledhje duhet të shqyrtohen edhe disa raporte vjetore të komisioneve shtetërore, drejtorive, Agjencive, Këshillit gjyqësor dhe Avokatit të popullit.
Zvogëlimi i çmimeve të roamingut varet nga Greqia se si do të vendos, propozimi është dorëzuar nga AKE-ja e Maqedonisë së Veriut për të zvogëluar çmimet e roamingut deri në 70% midis dy vendeve. Ulja e çmimeve duhet të nis për afër dy muaj mirëpo pritet vendimi nga ana e shtetit grek./Alsat
Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, sot do të marrë pjesë në Forumin ekonomik të Vjenës “Bisedime ekonomike të Vjenës – perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Delegacioni, në të cilin marrin pjesë zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Financave Dragan Tevdovski, si dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në forum, përveç diskutimit për mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut, do të realizojnë edhe takime me përfaqësues të kompanive austriake me renome.
Në 12 prej 30 aksidenteve të regjistruara lëndime të mëdha trupore kanë marrë dy persona, ndërsa 12 tjerë janë lënduar më lehtë. Policia e trafikut ka përjashtuar nga komunikacioni 55 vozitës para se të marrin të drejtën për drejtim me automjetin dhe tre shoferë fillestarë, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 48 automjete të paregjistruara. Janë shqiptuar sanksione për 13 vozitës të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, nëntë të cilët nuk kanë dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, 13 për mos posedim të rripit të sigurisë, 31 për përdorim të…

