Author: Hamdi Kumanova

Bllokimi i ligjeve reformuese ka shkaktuar ngecje të mëdha në transformimin e institucioneve të shtetit, në përputhje me vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian, thonë analistët në Maqedoninë e Veriut. Kanë mbetur më pak se një muaj para se Brukseli të vendosë rreth caktimit të datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Sipas ekspertëve, nënshkrimi i një pjese të madhe të ligjeve nga presidenti i ri i vendit, Stevo Penderovski, do t’i japë shtytje procesit të integrimeve të vendit, por megjithatë, ata druajnë se periudha njëmujore është kohë e shkurtër që këto ligje të…

Lexo më Shumë

Ajo që është në jetën private të një personi të caktuar nuk pasqyron mbi kryerjen e funksionit të ti publik, për mua është e drejta e tij personale, tha kryeministri Zoran Zaev, duke komentuar rastin me deputetin Pavle Bogoevski, njofton “Faktor. Zaev tha se Bogoevski është aktiv në Kuvend, por kërkoi që hetimi të përfundojë. “Unë jam një person transparent, gjithmonë kam bërë thirrje për përgjegjësi, kam shkarkuar njerëz, drejtorë … Tani po flas për ndryshime të reja. Ajo çka është në jetën private të një personi nuk reflekton në kryerjen e detyrës së tij publike, për mua është e…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Tabanoc dje në mbrëmje gjatë kontrollit të automjetit transportues “Ford tranzit” me targa të Bullgarisë, të drejtuar nga P.P. (47) nga Republika e Bullgarisë, pjesën e sipërmes të automjetit, në hapësirën e përshtatshme dedikuese, nëpunës doganor dhe policor  kanë gjetur tetë emigrantë nga Iraku, të cilët nuk kanë poseduar dokumente për identifikim, informojnë nga MPB-ja. Shoferi P.P. është arrestuar dhe u është dorëzuar nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit ku kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, bëjnë të ditur nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot në margjinat e Forumit Ekonomik të Vjenës u takua me eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë të Mirë Fqinje, Johanes Han. Në takim, siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, Zaev e informoi eurokomisarin Han për ngjarjet politike të fundit në vend, gjegjësisht për zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses, të cilat janë edhe një dëshmi se vendi është stabil dhe i sigurt dhe se me të drejtë meriton të marrë datë për negociata me BE-në kësaj vere. Kryeministri Zaev, siç thuhet, theksoi se nuk ka alternativë tjetër për Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç anëtarësimit të plotfuqishëm…

Lexo më Shumë

Akoma është duke vijuar seanca e Komisionit kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri në të cilën nga gjithsej 91, deri më tani janë shqyrtuar 40 amendamente të shtruara për Propozim-ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare. Për këtë pikë, në rend dite është edhe Propozim ligji për koordinimin e bashkësisë së sigurisë dhe zbulimit. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski, i përplasën argumentet rreth amendamentit lidhur me përdorimin e masës për shfrytëzimin e personave me identitet të fshehur. Derisa Remenski vlerëson se e drejtë diskrecioni shumë e madhe i është dhënë drejtorit të Agjencisë…

Lexo më Shumë

Deputeti Pavle Bogoevski ka ngritur padi penale kundër taksistit të panjohur që dyshon se e ka incizuar duket biseduar në telefon, e që ditëve të fundit u publikuar në youtube dhe rrjetin social rus VJK me mbishkrimin se Pavle Bogoevski porositë kokainë. Prokuroria ka shpjeguar se Bogoevski nuk di detaje as për kompaninë në të cilën është vozitur as e as për shoferin, prandaj edhe denoncimin e ka bërë për person të panjohur. Në mënyrë shtesë, prokuroria ia ka kërkuar Youtube – it të gjithë të dhënat mbi profilin nga i cili u publikuan bisedat e përgjuara dhe ato do…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri debatojnë për gjithsej 91 amendamente rreth Propozim-ligjit për Agjencinë për Siguri Nacionale, transmeton MIA. Nga amendamentet  që janë shqyrtuar deri më tani në seancën janë pranuar ata me të cilat mandati i drejtorit dhe të zëvendësit të Agjencisë është saktësuar të jetë katër vjet me të drejtë të rizgjedhjes, derisa stazhi i punës  i nevojshëm për këto funksione  nga 15 është ulur në 12 vjet. Kryesisht debati rreth amendamenteve rrjedh midis ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe deputetes Frosina Remenski Tashevska, rreth saktësimit dhe sqarimit të mëtejshëm të disa neneve ligjore.…

Lexo më Shumë

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Katerina Stavriq ka dhënë dorëheqje nga funksioni. Informacionin për TV24 e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Dorëheqjen Stavriq e ka dorëzuar që para zgjedhjeve, për shkaqe personale. Në pyetjen se kush do ta trashëgojë drejtoreshën, ministri Filipçe tha se Klinika ka kuadro të mjaftuar dhe nëse Stavriq mbetet në qëndrimin që të tërhiqet nga funksioni, menjëherë do të vendoset se kush do ta trashëgojë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një person ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni, që sot pasdite ka ndodhur në magjistralen Kërçovë-Ohër. Sipas informacioneve të para aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Dobrenoec. “Një person ka humbur jetën. Në aksident kanë marrë pjesë dy makina me targa të Kërçovës, njëra Volkswagen dhe tjetra Suzuki. Ka edhe të lënduar tjerë, por për momentin nuk dihet numri i tyre”, tha zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski. Për momentin po bëhet ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa komunikacioni është ndërprerë në të dy anët.

Lexo më Shumë

Zhvillojmë një punë të mundimshme me kundërshtime, por në një klimë të mirë me verdikt të mirë  dhe qëllime të mira, ndodhemi në rrugë të mirë, thotë zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Markos Bolaris, në intervistën për radion “Praktorio fm” të agjencisë greke të lajmeve për takimin e fundit  të Komitetit të përbashkët multidiciplinar të ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. “Jemi në rrugë të mirë, po zhvillohet një punë e mundimshme me kundërshtime, por në një atmosferë të mirë, me të vërtetë me qëllim të mirë dhe me të vërtetë…

Lexo më Shumë

Kuvendi miratoi unanimisht Marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për njohje reciproke të patentave për shoferët. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski tha me marrëveshjen që hynë në fuqi shtetasit nuk do të kenë asnjë detyrim për njohjen e tyre nga shteti tjetër nëse e ka të rregulluar lejen e qëndrimit. Në bazë të reciprocitetit, kjo marrëveshje do të mundësojë procedura të shpejta dhe efikase për njehjen e përbashkët të patentave për shoferë, atyre të cilëve u është mundësuar banimi ligjor edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut edhe të Kosovës.- theksoi Andrej Zhernovski, zv/ministër i jashtëm Marrëveshja…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, më 27 dhe 28 maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë. Kryeministri Zaev gjatë vizitës do të shoqërohet edhe nga zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, si dhe ministrja pa resor e angazhuar për investime të huaja, Zorica Apostollska. Gjatë qëndrimit në Slloveni, Zaev do të takohet me kryeministrin Marjen Shverc, si dhe me presidentin slloven Borut Pahor. Pas takimit, është paraparë edhe konferencë për shtyp e përbashkët e dy kryeministrave, Zaev dhe Shverc. Në agjendën e vizitës në Slloveni, janë paraparë edhe takime të delegacioneve të odave ekonomike…

Lexo më Shumë