Author: Hamdi Kumanova

Në rrugën ,,Zhivko Brajkovski,, në Gostivar, dje (26-maj) rreth orës 11.00, vetura e tipit ,,Shkoda oktavia,, me targa të Ohrit, drejtuar nga 48-vjeçari B.N. nga Struga, i cili ka aksidentuar një vajzë 5 vjeçare (këmbësore). Vajza e lënduar me autoambulancë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, për dhënjen e ndihmës mjeksore. Është kryer inspektimi komplet në vendin e ngjarjes dhe po punohet në përcaktimin e shkakut, si dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ky aksident.

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar për shkak se dyshohet se kanë kryer veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, Sipas aktakuzës një person fillimisht ishte plagosur ndërsa më pas policia kishte kuptuar se ai me të dyshuarin kishin qenë duke gjuajtur në bjeshkët e Isniqit. Pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, përcjell zeri.info. Njoftimi i plotë Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ Me datë 26.05.2019, Policia e Kosovës konkretisht stacioni policor në Deçan, ka marrë informacion se rreth orës 17:00, një person i plagosur fillimisht ka kërkuar…

Lexo më Shumë

Pak ditë pas vdekjes tragjike të Zenelit 4-vjeçar në Zvicër, në një intervistë për median zvicerane “Blick.ch”, babai i tij Asman.M u shpreh se ka marrë mbështetje dhe ngushëllime nga familjarët, miqtë dhe shokët për humbjen e djalit. “Kanë ardhur edhe enkas për të më ngushëlluar”– u shpreh babai i pikëlluar. Djali i vogël teksa po luante në një park me bashkëmoshatarët në Zvicër ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një lumë aty pranë. Trupi i tij u gjend më datë 24 maj në Villnachern nga punonjësit e hidrocentralit pranë Villnachern në Aare. Mediet zviceriane, thanë se për shkak të…

Lexo më Shumë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po mbanë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Serbisë. Në këtë seancë, Vuçiq po diskuton për çështjen e Kosovës, ndërkohë opozita serbe e ka lëshuar sallën. Vuçiq ka thënë se është koha për të zgjedhur mes gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetave të hidhura, transmeton lajmi.net. Tutje, ai tha se diskutimi për Kosovën duhet të fillojë duke u përgjigjur në pyetjen: “çka besojmë, në gënjeshtra apo në të vërteta? Ku është Kosova, kush i kontrollon ata, ku janë serbët e Kosovës, a mund të mbështetemi në drejtësinë ndërkombëtare?”. “Puna ime si president është që njerëzve…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Krimeve të Rënda në përfundim të hetimeve paraprake, ka kërkuar dërgimin per gjykim Arber Çekaj (Kuliçaj), Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, me mase sigurimi personal në burg në Shqipëri dhe Gjermani, per veprat penale “Trafikim te narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ata do të gjykohen për trafikun e 613 kg kokaine të sekuestruar 27 shkurt të vitit të kaluar në një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia. Arbër Çekaj është pronarit i firmës “Arbri Garden”, që kishte porositur ngarkesën. Pas gjetjes së 613 kilogramëve…

Lexo më Shumë

Pavarësisht se kush në cilën pozitë dhe në cilin rol do të jetë, vazhdojmë së bashku drejt misionit që të sigurojmë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, thotë Aleksandar Kiracovski, i cili mbrëmë u shkarkua nga funksioni sekretar i përgjithshëm i LSDM-së. “Në kushte të vështira dhe përmes luftës afatgjate për drejtësi dhe demokraci, si ekip, së bashku arritëm ta mposhtim regjimin, pastaj së bashku i tejkaluam të gjitha sfidat në rrugën që Maqedoninë ta bëjmë evropiane, e tani me forca të ripërtërira vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin tonë. Në kohën dyvjeçare sa ishim në pushtet arritëm të bëjmë…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani gjatë vizitës në Republikën e Hungarisë, realizoi takim me Sabolch Takach, ministrin për Çështjet Evropiane në kabinetin e kryeministrit, Viktor Orban dhe përfaqësues i Republikës së Hungarisë në Bashkimin Evropian. “Si vend, ne kemi një konfirmim të qartë të progresit të bërë dhe sipas kritereve politike dhe të reformave, të cilat sigurisht do të pasqyrohen në përmbajtjen e raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian”, theksoi Osmani. Osmani shprehur besimin se Komisioni Evropian në raportin e tij do të theksojë se Republika e Maqedonisë së Veriut në thelb është gati të fillojë negociatat me…

Lexo më Shumë

Nga partia në pushtet, LSDM akuzojnë partinë opozitare VMRO-DPMNE se po shpërndajnë lajme të rrejshme në lidhje me ndryshimet në LSDM. “Ndryshimet thelbësore dhe sistematike që ka sjellë LSDM dhe vendimet që do të merren do të përshpejtojnë përparimin e vendit dhe përmirësimin e kushteve në shoqëri dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM. Nga atje theksojnë se në VMRO-DPMNE nuk ndryshon asgjë, dhe se partia e opozitës jo vetëm që nuk merr vendime në interes të shtetit, por ofron vetëm konflikte, gënjeshtra dhe mbrojtje të kriminelëve nga radhët e tyre. Nga LSDM shtojnë se…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në një familje shqiptare në territorin e provincës së Milanos. Një grindje për motive banale degjeneroi në një sherr të dhunshëm mes një çifti emigrantësh shqiptar. Ngjarja ndodhi rreth orës 9.30 të mëngjesit të sotëm në komunën Paullo në jug-lindje të provincës së Milanos. Bashkëshorti 68 vjeçar goditi me çekiç në kokë  bashkëshorten e tij 65 vjeç. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë e në rrezik për jetën në spitalin Niguarda të Milanos. Pasi ka goditur dhunshëm bashkëshorten 68 vjeçari shqiptari ka goditur me çekiç në kokë vetveten duke tentuar vetëvrasjen. Ka qenë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka nënshkruar tre ligjit e reformës në mbrojtjen sociale, ligji për siguri sociale për personat e moshuar, ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për mbrojtje të fëmijëve. Implementimi i këtyre tre ligjeve siç thuhet në komunikatën e kabinetit të presidentit është me interes esencial për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçmas për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, ndërsa në funksion të sigurimit të drejtësisë dhe sigurisë sociale. Me ligjin për mbrojtje sociale përmirësohen shërbimet sociale që dorëzohen deri te shfrytëzuesit e fundit dhe efektivitetit në kompensimin në para në drejtim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një emision në Kosovë ka vlerësuar se nuk mundet të ketë hetime ndërkombëtare për ngjarjet në Lagjen e Trimave. I pyetur nëse do të ketë hetime ndërkombëtare për këtë rast, Xhaferi ka thënë që gatishmëri të institucioneve për “konsulencë ndërkombëtare”, por çdo ndërhyrje prej anash do të konsiderohej si protektorat. “Për rastin është deklarim i institucioneve, ka gatishmëri për të pasur konsulencë ndërkombëtare, për faktin se me normat ndërkombëtare, nuk mundet të ketë ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar në një proces të tillë, për faktin se do të duhej të reflekton ose të…

Lexo më Shumë

Pas dy javëve, me fillimin e sezonit turistik, qytetarët që do të udhëtojnë në Greqi do të kenë shpenzime shtesë për pikat e pagesës. Njëra nga dy stacionet pagesore në autostradën e re Demir Kapi- Smokvicë do të fillojë me pagesë. Drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov thotë se rampa në Gjevgjeli është tërësisht e ndërtuar ndërsa pritet dritë jeshile nga institucionet kompetente që edhe zyrtarisht të lëshohet në përdorim. Megjithatë, drejtori nuk zbulon sa do të jetë çmimi në këtë pikë pagesore. Po bëhen punimet finale edhe në pjesën e softuerit. Pres që në javën e…

Lexo më Shumë