Qyteti i Shkupit në lokacionin e vjetër do të ndërtojë një park argëtues tematik. Parku shfaqet si një tërheqje atraktive, duke pasur parasysh se një park i tillë nuk ekziston brenda një rreze prej 250 kilometrash në rajon. Sot në qytet u prezantua përmbajtja tematike e parkut të lojërave nga kryetari Shilegov dhe arkitekti Franco Barazoni, përfaqësues i kompanisë italiane Bausai. Parku i ri argëtues përfshin prozat më të përditësuara që garantojnë se do të jetë një vend i dëshirueshëm për argëtim për familjet dhe të gjithë vizitorët pavarësisht nga mosha e tyre. Për këtë shkak, është projektuar që në…
Author: Hamdi Kumanova
Me rregulloren për përcaktimin e kompensimit të anëtarëve të organeve zgjedhore dhe administratës zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve presidenciale 2019 dhe zgjedhjeve të parakohshme lokale për komunat Ohër, Novosellë dhe Dibër, që u miratua në seancën e sotme të KSHZ-së, për herë të parë po bëhet gradim të kompensimit varësisht prej disa kategorive. “Për herë të parë kjo Rregullore, krahas gradimit të komisioneve zgjedhore komunale sipas numrit të këshillave zgjedhorë, është kryer edhe gradim i kompensimit të këshillave zgjedhorë, pasi të gjithë nuk janë të njëjtë në punën e tyre”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski. Ai shtoi se në…
Në suaza të Asociacionit të mirënjohur ndërkombëtar për zhvillim dhe hulumtim shkencor ACM (Association for Computing Machinery), aplikimi nga Universiteti i Tetovës në këtë asociacion u pranua si i suksesshëm. Përmes këtij asociacioni, tani më në vazhdën e prezantimit të ligjëratave nga ligjërues të ndryshëm të shkencave kompjuterike, më 27 maj 2019, në Universitetin e Tetovës para studentëve të informatikës prezantoi një ligjëratë profesionale, Prof. Dr. Peter Robinson nga Universiteti i Kembrixhit, njëherit edhe udhëheqës i departamentit të shkencave Rainbow. Fillimisht, profesori Peter Robinson zhvilloi një takim me dekanin e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. Dr. Alit Ibrahimi dhe stafin…
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot deklaroi se është plotësisht i përkushtuar ndaj ndryshimeve dhe reformave që po bëhen në Ministrinë e Financave dhe beson në politikat e kryeministrit Zoran Zaev. “Jam plotësisht i përkushtuar ndaj ndryshimeve dhe reformave që po bëhen në Ministrinë e Financave dhe plotësisht besoj në politikat që i udhëzon kryeministri. Deri tani janë të bërë hapa të mëdha, vendi po lëviz në drejtimin e duhur dhe unë do t’i respektoj plotësisht të gjitha zgjidhjet e tij”, deklaroi ministri i Financave duke ju përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për rikonstruimin e Qeverisë. Tevdovski gjithashtu foli edhe…
Gjatë natës së kaluar në rrethinë e Shkupit janë shkaktuar 11 aksidente në të cilën një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa shtatë persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore, njoftojnë nga SPB Shkup. Policia ka ç’kyçur nga komunikacioni 15 vetura të paregjistruara, ndërsa janë marrë masa për 75 vetura të cilat nuk kanë qenë të parkuara në mënyrë të rregullt, dhe me ndihmën e “merimangës” janë larguar 62 vetura. Po ashtu policia ka dënuar edhe katër vozitës të cilët nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, dhe 23 shoferë janë dënuar sepse gjatë vozitjes kanë folur…
Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani,në suaza të vizitës punuese në Republikën e Kroacisë pati takim me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit kroat, Domagoj Ivan Millosheviq. “Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane e cila do të thotë siguri dhe stabilitet afatgjatë në të gjithë rajonin, që gjithsesi është interes jo vetëm i vendeve të Ballkanit, por edhe prioritet edhe i rajonit më të gjerë, dhe i të gjithë Evropës”, theksoi Osmani në takimin, duke theksuar në Maqedoninë e Veriut si partner stabil i Unionit në promovimin dhe zgjerimin e Idesë evropiane në Ballkan. Sipas…
Presidenti Stevo Pendarovski i nënshkroi dekretet për shpalljen e Ligjit për koordinim të shërbimeve të inteligjencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. Nga kabineti i presidentit deklarojnë se këto ligje janë kyçe për reforma në shërbimet e inteligjencës. Me ligjin për koordinim të shërbimeve të inteligjencës, e cila për herë të parë miratohet në Maqedoni, formohet Këshilli për koordinim e cila do të zbatojë propozimet e organit më të lartë të sigurisë-Këshillit për Siguri Kombëtare. Në Këshillin për koordinim përfaqësohen të gjithë institucionet të cilat kanë kompetenca nga sfera e mbrojtjes dhe sigurisë./Telegrafi/
Bisedimet për ligjin e ri për Prokurorinë Publike, në kuadër të së cilave është edhe statusi i PSP-së është shembull eklatant se si nuk duhet të rrjedhin reformat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vlerësoi sot profesori Nikolla Tupançevski nga Fakulteti Juridik në Shkup, dhe ish përfaqësues kombëtar i GREKO-s, duke theksuar se ky është qëndrimi i një numri të madh të kolegëve të tij nga fella juridike. Sipas tij, raporti i GREKO-s, i Rajnhard Pribesë dhe nga KE-ja janë kornizë e shkëlqyer për përmirësimin e mëtutjeshëm të kornizës juridike në vend, veçanërisht në praktikimin e drejtësisë. “Ndoshta në fillim…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka. Nga kabineti i Presidentit Pendarovski deklarojnë se në takim të dy bashkëbiseduesit theksuan se në të ardhmen të dyja vendet duhet të përqendrohen në përmirësimin e bashkëpunimit bilaterale, veçanërisht në fushën ekonomike dhe në shkëmbimin tregtar dhe infrastrukturën rrugore që lidh Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pendarovski gjatë takimit, siç deklarojnë nga kabineti i tij, vlerësoi se Bashkimi Evropian duhet të dyja vendeve duhet t’ju caktojë datë për fillimin e bisedimeve. Kjo, siç tha Pendarovski, do të sjell konsolidimin e rajonit…
Këshilli Evropian duhet t’i njohë përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe progresin në planin e brendshëm dhe të jashtëm dhe të marrë vendim për fillimin e negociatave inkuadruese, kanë vlerësuar në takimin e sotëm presidenti Stevo pendarovski dhe deputeti evropian Ivo Vajgëll, raportues për vendin në parlamentin Evropian. Në takim janë shkëmbyer mendime për gjendjen e përgjithshme politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rrjedhën e procesit reformues në kontekst të integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian, si dhe për gjendjen politike në Bashkimin Evropian pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, bëri të ditur kabineti i shefit…
Ne kemi pak fjalë por shumë punë” kështu u shpreh ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në debatin e Tv 21 duke paralajmëruar njëkohësisht edhe projektin e shumëpritur për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë.Në fakt sipas ministrit Bekteshi projekti është dorëzuar dhe është në fazën e revidimit nga ana e Institutit përkatës dhe më pas pritet të shpallet edhe tenderi i cili nuk do të kalojë muajin qershor. Ministri Bekteshi njoftoi me procedurat e domosdoshme që do duhet të kalohen për shpalljen e tenderit për realizimin e këtij projekti të madh kapital dhe shumë të rëndësishëm për qytetarët por në veçanti popullatën…
Kryeministri Zoran Zaev ka shtuar numrin e këshilltarëve në kabinetin e tij. Ai ditëve të fundit ka pranuar edhe dy këshilltarë të tjerë duke e shtuar numrin në 63 këshilltarë, përcjellë INA. Profesori i katedrës së gjuhës maqedonase në Universitetin e Shkupit, Venko Andonovski dhe Aleksandar Ruzhin, djali i ish-diplomatit Nano Ruzhin janë bërë pjesë e bashkëpunëtorëve të jashtëm, që janë gjithsejt 39, shkruan Laboratori hulumtues i reporterëve – Maqedoni. Këta këshilltarë të Zaevit buxhetit të shtetit i kushtojnë mbi 300 mijë euro në vit, ndërsa rrogat e tyre sillen nga 40 mijë deri në 90 mijë denarë, varësisht nga…

